Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:VËLLAI I DETIT JON

Shko poshtë

Vullnet Mato:VËLLAI I DETIT JON Empty Vullnet Mato:VËLLAI I DETIT JON

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 31, 2012 8:47 pm

Vullnet Mato:VËLLAI I DETIT JON 395980_3441275401810_507690773_n






Vullnet Mato:VËLLAI I DETIT JON 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato


VËLLAI I DETIT JON

Thonë, se me ndjesinë e zmadhuar,
çdo poet ka brenda shpirtit një det,
herë krejt të qetë, herë të trazuar,
ku i gjallon furishëm një tjetër jetë.

Unë jam vëllai i vogël i detit Jon,
kushëri i parë i lumit të Bistricës,
ngjizur te barku blu në limjon,
ku anijet flenë mes ngushticës.

Gjaku im me lëng agrumesh,
gjendet pemishteve të bregdetit.
Vitet e mi me dallgë shkulmesh,
ditët i kanë te kaltërsia dhe peshqit.

Kush më do me pasion të vërtetë,
Bregdeti e pret në pushime vere,
t’i ngyros trupin me ultraviolet,
t’ia gostitë ditët me freski ere.

Joni, siç dihet, ka grua legjitime,
bijën e dyzet shenjtorëve të lashtë,
që të pagëzon si mik, apo mike,
me ujin e bekuar të Syrit të Kaltër.

Unë jam vëllai i vogël i detit Jon,
por dallgëzoj larg në një trevë tjetër,
që të jetoj kurdoherë i përmalluar,
për kushërinj, motra dhe vëllezër...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi