Muharrem Sfarqa:Bashkebisedim me Akademik Idriz Ajetin
Faqja 1 e 1

Bashkebisedim me Akademik Idriz Ajetin
Studimet kurr nuk marrin fund
( Një popull duhet të ketë një gjuhë të vetme standarde )
Bisedoi, Muharrem Sfarqa
I nderuari profesor,
Më lejoni t'ju drejtohem me titullin profesor! S'di pse, grada e profesorit më nxit një gjendje ndjenjore ngrohtësie, afrie e konsiderate.
Shtysa për këtë bashkëbisedim më ka tunduar tash e sa kohë dhe, e them me sinqeritet se ndiej kënaqësi të rrallë që ma dhatë këtë mundësi. Bashkëbisedimi me një personalitet kulmor në fushën e studimeve shkencore; me një figurë të shquar në lëmin kulturor, politik dhe kombëtar; me njeriun-përvojë që matet me shekullin, më bën të ndihem aq i vogël, sa edhe i privilegjuar.
Duke lexuar shënimet për biografinë tuaj më bëhej e pakundërshtueshme një paralele me të ndjerin, namëmadh Esad Mekulin ( 1916 - 1933 ). Megjithëse ai vjen në këtë botë vetëm rreth gjashtë muaj para jush, lakorja e jetës dhe e fatit sikur pikëtakon skajet gjeografike shqiptare: Plavë - Tupallë - Prishtinë.
1.C' ju sjell në kujtesë viti 1917, viti juaj i lindjës?
Gjatë Luftës së Parë Botërore ( 1914 - 1918) një repart ushtarak bullgar kishte marrë të sundonte mbi gjithë komunën e Medvegjës që nga fillimi i vitit 1914. Natyrisht, populli, qoftë ai serb apo shqiptarët e komunës, sundimin e bullgarëve e quante pushtim dhe ashtu sillej nda pushtuesve bullgarë. Sjelljen e serbëve agresori edhe mund ta kuptonte, por qëndrimi i shqiptarëve të komunës, sipas tij, nuk duhej të ishte armiqësor. Autorin e vërtetë të kundërshtimit bullgarët sikur e zbuluan në personin e hoxhës a imamit të xhamisë së Komunës Zenel Ajeti, të cilin e kapën edhe burgosën në Banjën e Sjarinës. Pas dy ditësh i burgosuri Z. Ajeti iku nga burgu. " Mysafirët" e padëshirueshëm dhe të padëshiruar, plot mllef e zemërim, shpejtuan në fshatin Tupallë, në familjen e madhe të hoxhës Zenel Ajeti, dhe morën prej më të voglit e deri te më të mëdhenjtë, pleq, burra, gra, fëmijë dhe i burgosën. Në këtë situatë hoxha Zenel Ajeti u dorëzua dhe e dënuan me pushkatim. Zhvillimet e pastajme, meqë Lufta po mbaronte e gjermanët e bullgarët po tërhiqeshin, nuk u dha afat për ta ekzekutuar. Unë kam qenë njëvjecar dhe nuk mund t'i di rrethanat, por më vonë më kanë treguar se në burg e kishin torturuar egër. Megjithatë axha im, Zeneli, mbeti i gjallë.
Sa më kanë treguar dhe kam mësuar nga studimet, ato kanë qenë vitë të vështira për shqiptarët. Nuk kanë qenë më pak të vështira as ato në vijim deri në Luftën e dytë Botërore, po as dekadat e para pas saj. Kanë qenë të vështira gjithashtu vitet '80 dhe sidomos '90 të shekullit të kaluar, por ky popull ka bërë vazhdimisht përpjekje të mëdha për ndërtimin e jetës së tij dhe ai ka dalë t'i kapërcente pengesat, vështirësitë, është organizuar dhe ka prodhuar të mira materiale dhe kulturore për veten. Zhvillimet në fushat e studimeve në Kosovë kanë qenë shumë të rëndësishme në këto kohë, megjithë vështirësitë herëherë tejet të mëdha. Nga një mjedis pa asnjë përdorim të shqipes në jetën publike kemi arritur deri në shkallën që të kemi institucionet më të larta të dijes të organizimit shoqëror, të cilat për bazë e kanë komunikimin shqip. Eshtë zhvilluar një rrjet i tërë institucionesh kulturore, veprimtari kulturore-letrare, teatri, filmi, por edhe shkenca - nga bërthamat e para deri të Departamentet e mëdha të studimeve të shqipes. Bota shqiptare e këtyrë hapësirave i ka të gjitha arsyet te jetë krenare me arritjet që ka shënuar në këtë periudhë kohore, por në të njejtën kohë duhet të jetë shumë e kujdesshme t'i cojë ato më tej nga kjo shkallë e zhvillimit që ka sot drejt majave që ka arritur Europa. Brezat e sotëm i kanë të hapura rrugët dhe shumëcka varet nga ata. Shoqëria duhet të krijojë rrethana për venien në jetë të energjisë së tyre.
2. Ju ra hise ( juve në fushën e albanologjisë dhe Esadit në fushën e letërsisë ) të bënit punë pionierësh, me një traditë shumë të hollë ose pa të fare. " Jeta e Re" dhe " Gjurmimet albanologjike" mbajnë emrat tuaj në themelet e tyre. Si e shini nga pozicioni i sotëm harkun e zhvillimit të këtyre dy fushave?
Mendoj se kjo ka qenë një kohë me zhvillime pozitive. Qysh në fillim revista Gjurmime albanologjike ka shënuar sukses të madh, sepse u bë organ në të cilin mund të shpreheshin rezultatet e studimeve, mendimet dhe idetë e studiuesve të vendit dhe të të tjerëve, përfshirë dhe serbët e jugosllavët, të huajt që merreshin me studimet shqiptare, në një vend. Aty kishte dhe diskutime, recensione e informacione për gjendjen e studimeve. Puna me Gjurmimet albanologjike në fillimet e tyre rrodhi shumë mirë dhe me kohë u bënë degëzime, për të arritur në tri revista të ndryshme. Në këto punë, pra në fushën e studimeve albanologjike, ashtu si në organizimin e studimeve e të botimeve, në pjesën e parë të jetës shkencore, kam pasur fat të kisha mësues të mirë, si Franz Miklosic, Gustav Mayer, Holger Pedersen, Norbert Jokl, Hendrik Baric, Petar Skok, Carlo Tagliavini, Eqrem Cabej e të tjerë, që më kanë shërbyer si shembull.
Horizonti i fillimeve, të një reviste rreth së cilës do të mblidheshin studiues të interesuar për gjuhën shqipe dhe për shqiptarët nga të gjitha anët, më vonë sikur u zbeh nga pak, por mendoj se ka qenë shumë i rëndësishëm dhe duhet të theksohet vazhdimisht.
3. Dora juaj në fushën e studimeve albanologjike ndihet pothuajse në të gjitha ato fenomene e punë që konsiderohen maje si: " Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë", Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, Trajtimi i dokumenteve të mocme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk, Konventa gjuhësore e Prishtinës, Kongresi i Drejtshkrimit e deri te Marrëdhëniet e shojshoqme shqiptare - serbe, Ju ka mbetur ndonjë peng në këtë terren?
Mendoj se në jetën time shkencore e intelektuale jam marrë kryesisht me ato gjëra që kam dashur të merrem. Nuk mendoj se është dashur të merresha me të tjera. Mund të jetë që në ndonjë fushë apo segment më kanë mbetur ende gjëra që nuk kam arritur t'i përfundoj, apo t'u jap një zgjidhje që do të doja vetë, si për shembull në fushën e studimeve të marrëdhënieve të ndërsjella midis shqipes e gjuhëve sllave.
4. Kohëve të fundit ka shpërthyer një përplasje ndërmjet dashamirësve dhe mohuesve të njësimit të gjuhës dhe të drejtshkrimit të shqipes. I qëndroni besnik standardit letrar apo ka lëkundje? Cilat janë argumentet tuaja?
Lidhur me zhvillimet në fushë të shqipes standarde kam pasur rastin ta shprehja mendimin tim më se një herë dhe në shumë raste. Kam pasur mundësinë madje të merrja pjesë në të gjitha organizimet e vendimmarjes për këto cështje në Kosovë nga viti 1952 e këtej, por edhe në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë. Nuk e kam ndryshuar mendimin se një popull duhet të ketë një gjuhë të vetme standarde, se ajo gjuhë standarde tashmë ekziston dhe përditë begatohet përmes përdorimit gjithnjë e më të zgjuar. Më shumë se në cështjet e "dilemave" që mund të ketë dikush për këtë apo për atë zgjidhje, mendoj se po jetojmë në një kohë kur është e nevojshme ta selitim sa më shumë shqipen standarde në të gjitha përdorimet e saj. Begatimi i gjuhës nuk bëhet vetiu, por përmes përdorimeve sa më të rritura dhe të kujdesura. Mendoj se këtë e kanë borxh të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike shqiptare, sidomos tashti kur kemi kaq shumë mundësi komunikimi gjithandej në botën shqiptare.
5. Në fushën e studimeve albanologjike tashti ka edhe gjurmë, edhe rezultate si në leksikologji, morfologji historike, etimologji etj. Cilin sektor e konsideron terren të parrahur ende sa duhet?
Studimet kurr nuk marrin fund. Mendoj se ka cka të thuhet në shumë fusha, por mua më shumë më preokuptojnë studimet në fushat e etimologjisë, të cilat kanë ende shumë gjera për të bërë. Jam marrë, sic thashë, me albanizmat në gjuhët sllave dhe sllavizmat në shqipen, fushë në të cilën kujtoj se ka ende gjëra për t'u bërë.
6. Në natyrën e njeriut si qenie shoqërore doemos e hetojmë edhe homo politicus-in. Në personalitetin tuaj kemi gjetur qëndrimin këmbëngulës në këtë vijë. Që nga themelimi i LDK-së ju shohim të palëkundur në radhët e saj. është punë karakteri apo besim në kredon e saj?
Po, kam besuar në credon-n e LDK-së, sepse ajo ishte forca kryesore që tubonte shqiptarët në atë kohë dhe e conte përpara cështjen. Ajo ngërthente në vete synime shumë të rëndësishme: kërkesën për liri dhe synimin për demokratizim shoqërorer, gjëra për të cilat kishte nevojë ky mjedis. Proceset e demokratizimit janë edhe cështje të shkallës së zhvillimeve shoqërore, prandaj edhe janë gjithnjë cështje që, megjithë hapat e mëdhenj të bërë përpara, shoqërisë sonë i shtrohen si synim.
7. Jeni në mesim e dekadës së dhjetë të jetës suaj, pothuajsë një shekull jetë. Pabesueshëm vital, kthjelltësi mendjeje, kujtese e gjykimi. Ku qëndron e fshehta e kësaj mrekullie?
Jam përpjekur të bëj punën time dhe të bëj jetë normale e të rregullt. Nuk është cështje fshetësie. Natyrisht, nuk është e nevojshme që gjërat të merren me shpirtngushtësi.
8. Sikundër dita njëzetekatërorëshe ka pjesën e vet të errët - natën, edhe jeta ka shemrën e vet - vdekjen. C'ndjesi ju jep ajo?
Të gjtiha fazat e jetës njerëzore, aq sa e kemi nga natyra, i kanë të mirat e veta. Duhet t'i marrim ashtu si janë, sepse cdo gjë është pjesë e jetës. Sa jemi në këtë jetë merremi me jetën dhe aty i shohim të gjitha, të mirat, më pak të mirat dhe ato të tjerat. Animi për të kërkuar dhe parë të mirën në cfardo rrethanash të mban me jetën. Të tjerat vijnë vetë.
Profesor i nderuar,
Ju jam mirënjohës përjetë që më dhatë kënaqësinë e bashkëbisedimit dhe unë, këtë kënqasi, do ta ndaj me miq, shokë e dashamirës tuaj e të albanologjisë, brenda e jashtë trojeve shqiptare.
Bashkëbiseudesin e dashur, Muharrem Sfarqën e urojme të jetë i patundur në ravën e historisë dhe të kulturës kombëtare që ndoqën dy korifenjtë shqiptarë Faik Konica e Fan Noli. Interesimi i tij për cështje të kulturës, të gjuhës dhe të dijës shqiptare, ashtu si për veprimtarët e tyre, ka vlerë dhe është po ashtu pjesë e kësaj veprimtarie.
Ju uroj ditë, javë, muaj e vitë të lumtura jete!
Prishtinë, Janar - Korrik 2012

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:Të rinjtë - e ardhmja e LDK-së
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln
» Muharrem Sfarqa: Vështrim mbi përmbledhjen me poezi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi