Alfred Beka:POETI I KOSOVËS
Faqja 1 e 1
Alfred Beka:POETI I KOSOVËS
POETI I KOSOVËS
Nga Alfred Beka
Poetët kosovarë tani kanë mbetur si jetimë sepse më i madhi i tyre nuk jeton më. Poeti i ndjerë Ali Podrimja u nderua nga kolegët e tij me një orë letrare përkujtimore. Të gjithë shprehen admirim për poetin dhe dhimbje për ikjen e tij.
Thonë se burrat nuk qajnë, por disa prej poetëve nuk arrinin t’i mbanin lotët. Dhimbja që ndienin për kolegun e tyre tashmë të ndjerë, Ali Podrimja, ishte e madhe. Por krahas dhimbjes, poetët kosovarë shfaqnin edhe krenarinë që e kishin pasur mik poetin më të madh të Kosovës.
Në organizim të Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, të martën, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, poetët mbajtën një orë letrare përkujtimore për të nderuar poetin Ali Podrimja. Të pranishëm qenë jo vetëm poetët por edhe adhuruesit e poetit Podrimja. Shumica lexuan poezi kushtuar atij, ndërsa ata që nuk kishin ndonjë poezi evokonin ndonjë kujtim me poetin apo edhe jepnin ndonjë vlerësim për poezinë e tij.
Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë dhe mik i poetit, sapo filloi të flasë u tradhtua nga ndjenjat për mikun e tij dhe zëri filloi t’i ngjirej. Për këtë arsye, fjalën e tij të rastit u desh ta lexojë dikush tjetër. Ai tha se në këtë orë letrare do t’i këndohet atij që tërë jetën i këndoi popullit të vet.
Ndërkaq, Hajdin Abazi, zëvendësministër i kulturës, tha se të rrallë janë krijuesit që nuk janë ndikuar nga Ali Podrimja.
Vargjet e Podrimjes ai i cilësoi si pasuri të jashtëzakonshme. “Duhet t’i përmbledhim dhe të përkujdesemi për poezitë e tij”, tha Abazi. Më pas ai lexoi një poezi kushtuar poetit.
Studiuesi Begzad Baliu lexoi një tekst lamtumirës për Podrimjen. Ai tha se Podrimja ishte prej atyre miqve të përditshmërisë së qytetit tonë dhe botës shqiptare, që kudo ku gjendej reflektonte një botë të pasur ndjenjash të hareshme.
“Për disa dekada me radhë Ali Podrimja ishte njëri prej përfaqësuesve më të përhershëm të krijimtarisë letrare jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe në botën letrare, duke u bërë kështu institucion më vete, prandaj në vitin 1996 ai u bë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”, tha Baliu.
Ai shtoi se Podrimja jetonte si poet, pra gjithnjë duke shkruar. Ndërkaq, me vdekjen e tij, sipas Baliut, Podrimja ka krijuar imazhin e krijuesit që nuk ka një kufi.
“Për shkak se poezinë e tij e shihte si mision, por jo edhe veten si misionar, sepse në jetën e tij ishte tepër modest, sot për të mund të thuhet se ai nuk ishte poet boemësh, por ka një veçori, të cilën zor ta gjemë në biografinë e të gjithë poetëve, pavarësisht sojit të tyre: vdekjen e tij, për të cilën sigurisht nuk ka pse të thuren mistere, por ka arsye për të ndërtuar imazhin e krijuesit që nuk ka një kufi, një fund, një datë, një moshë”, tha Baliu.
Për shkrimtarin Adem Demaçi, Podrimja edhe si poet edhe si njëri ishte origjinal dhe nuk i përngjante askujt. Demaçi tha se ai nuk jetoi vetëm me stresin e poetit por edhe me stresin njerëzor dhe si duket, sipas tij, këto strese e bënë që të ikë para kohe.
Ai i kritikoi shkrimtarët, të cilët gjatë këtyre tri ditëve kanë folur mirë për Podrimjen, se pse nuk i kanë thënë këto fjalë edhe sa ishte ai gjallë.
“Askush nga këto që u thanë gjatë këtyre tri ditëve për të nuk i tha në të gjallë të tij dhe po t’i thoshin këto ai sigurisht se do të gëzohej edhe ndoshta do t’ia zgjatnin jetën”, tha Demaçi.
Shkrimtari Ramiz Kelmendi tha se nuk mund t’i gjejë ndonjë shok që do të matej me të apo që do t’ia kalonte. Ai shtoi se kurrë nuk ka qenë më fukara se sot për të shprehur atë që e ndien tash e dy ditë. “Që dy ditë gjysma e jetës sime ka vdekur”, shtoi Kelmendi.
Akademik Rexhep Ferri tha se Ali Podrimja ka lindur si poet dhe poezia e mori. “Me Aliun jemi rritur bashkë në Gjakovë”, tha Ferri dhe më pas lexoi një poezi që ia kishte kushtuar tash e tridhjetë vjet mikut të tij.
Poetja Ilire Zajmi Rugova, e cila kishte shkuar bashkë me Podrimjen në Lodeve të Francës për të marrë pjesë në festivalin e poezisë Zërat e Mesdheut, tha se s’e kishte imagjinuar kurrë se do të shkonin bashkë e do të kthehej vetëm.
“Më në fund Ali Podrimja po pushon i qetë pranë Lumit”, u shpreh ajo.
Poeti Gani Xhafolli tha se me padurim pret të shkojë te Agim Deva, Rifat Kukaj dhe Ali Podrimja. Me poezi për poetin Podrimja u paraqitën edhe poetë të tjerë, ndërsa u bë e ditur se sot (e mërkurë) kur pritet edhe të vijë trupi i pajetë i poetit, në hapësirën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbahen homazhe për poetin.
Mediat e huaja për Podrimjen
Për vdekjen e poetit të madh kosovar, Ali Podrimja, kanë raportuar disa medie gjermane, si ‘Tagesspiegel’, ‘Neue Westfälische’, ‘Spiegel Online’, ‘T Online’,etj.
Mediat gjermane kryesisht thirreshin në burimet e agjencisë gjermane DPA dhe në Ministrinë e Jashtme të Kosovës. Kështu, ‘Spiegel Online’ citon ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili vdekjen e Podrimjes e cilësoi si humbje të madhe për kulturën e Kosovës, derisa u shpreh i tronditur nga kjo ngjarje.
Edhe mediet italiane, kanë raportuar për zhdukjen dhe pastaj gjetjen e trupit të pajetë të poetit kosovar. Mediet italiane transmetuan edhe ngushëllimet e ministrit Hoxhaj për humbjen e poetit me famë ndërkombëtare, dhe vlerësimet për veprën e madhe të tij.
Ndërkaq, mediet franceze, si ‘l’Express’, ‘Le Parisien’, ‘Midi Libre’, ‘Hérault’, ‘Le Dépeche.fr’, por edhe televizioni TV 5 Monde, kanë publikuar artikuj dhe njoftime për vdekjen e poetit të famshëm kosovar, duke iu referuar kryesisht njoftimit që paraprakisht u dha nga agjencia AFP. Në këta artikuj, përveç që përshkruhej rrjedha e ngjarjeve rreth gjetjes së trupit të pajetë të poetit kosovar, jepeshin edhe pjesë të biografisë dhe veprës kolosale poetike të Podrimjes, duke e konsideruar si një nga figurat më të mëdha të poezisë bashkëkohore shqiptare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi