Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj

Shko poshtë

Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore  “Dom.Ndre Mjeda”       Nga:Tomë Mrijaj  Empty Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj

Mesazh nga Lek Fri Aug 03, 2012 12:03 pm

Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda”





Nga:Tomë Mrijaj



Të ndëruar zonja dhe zotërinj !

Të ndëruar klerikë !

Të ndëruar organizatorët r tubimit përkushtuar burrit të madh Ndre Mjedës

Zotërinjtë Prof.Mentor Quku dhe Don.Dr.Nikë Ukgjini !



Afrimi i ngjarjes jubilare të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po perkon me rikthimin e dijetarit ,poetit atdhetarit të shquar dhe gjuhëtarit të madh Dom.Ndre Mjedës në panteonin e krenarisë të njerëzve të shquar të kombit tone.



Ka shumë kohë që nëNew Yorkbashkatdhetaret tanë pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” permes famullitarit të nderuar Dom.Pjeter Popaj si gjithnjë i janë pergjigjur pozitivisht fushatës për mbledhjen e fondeve për realizimin e nismës se famullitarit të

Kuklit,Don.Dr.Nikë Ukgjini dhe Prof.Mentor Qukut,për ngritjen e Qëndres Muzeore “Ndre Mjeda” ne vendin ku jetoi dhe krijoj kryeveprat e tij të tërë letërsisë shqipe.

Qysh ne fillim kam qënë ne kontakt me dy njerëz te palodhur studiuesin skrubuloz të mjedologjisë Prof.Mentor Qukun dhe studiuesin dhe klerikun perparimtar fort te nderuarin Don.Dr.Nikë Ukgjini që gjithnje kanë menduar për realizimin e projektit që nga letra sot është kthyer ne një kompleks real funksional ,që do ta kishin zili edhe institucionet e specializuara kulturore shtetrore.

Ndjej kënaqesi sot,kur shoh bashkë me ju bashkatdhetarë realizimin e programit ambicioz për kthimin ne identitet të qëndres muzeore “Ndre Mjeda” apo tek shohim rindertimin e Kishës së Shën Shtjefnit të Kuklit si edhe mejdisi perreth.Kreanri ndiejme sot tek rishohim mbas shumë dekadash Don.Ndre Mjeden tek bisedon me ne kur na sheh sot të mbledhur për nder të tij nga shtatorja e derdhur mjeshtërisht ne bronz, e cila u bë realitet falë bujarisë se aktivistit të shquar të çështjes atdhetare biznesmenit të sukseshem shqiptaro-amerikan z.Zef Balaj .Për fat te mire kemi një koncidencë,sepse sponsori vjen nga i njëjti vend me poetin e bylbylit Mjedën e madh.

Kushdo që ndodhet sot perpara ketij kolosi të madh të kombit tone.e di se Don.Ndre Mjeda ishte rilindësi , që tërë jetën rrezatoi idetë e tij perparimtare ,për të cilat u arrestua e u burgos dy here nga osmanlinjet ,dy here nga shteti shqiptar dhe një here nga serbet.

Kudo qe shkoi ne sherbime fetare e atdhetare ,ai u mor me veprimtari perparimtare praktike ambientaliste dhe ndertuese ,me vepra bonifikuese ,rrugë pyje,solli makineri bujqësore ,farëra të zgjedhuar dhe plehra kimike.Kukli apo trojet shqiptare dhe Mjeda ishin sinonim të njëra tjetrës.

Edhe një here e gëzofshi kompleksin kulutror dhe fetar,muzeun ,Kishen e rindertuar dhe bustin e poetit tone,që tashmë do të jetojnë me ne,duke qënë deshmitar i përparimit ,që po pëson krahina e Kuklit dhe trojet tona në vitet e demokracisë ,për të cilin pat folur edhe shkruar edhe Mjeda ynë.



Ju falemnderit për vemendjen!




Lek

Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi