Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çohu: KEK-u, Korporata e Korrupsionit

Shko poshtë

Çohu: KEK-u, Korporata e Korrupsionit Empty Çohu: KEK-u, Korporata e Korrupsionit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 06, 2012 1:34 pm

Çohu: KEK-u, Korporata e Korrupsionit


Çohu: KEK-u, Korporata e Korrupsionit Cohu-konferenca-5g
Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese (www.preportr.com) kanë prezantuar sot numrin më të ri te magazinës Preportr në të cilin publikohet hulumtimi mbi sabotimin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga ndërkombëtarët e vendorët, nga njerëzit e Kryeministrit Hashim Thaçi e këshilltarët e USAID-it.

Pos përfitimit të grupeve të ndryshme të interesit, hulumtimi nxjerr edhe se këshilltarët ndërkombëtarë punuan në drejtim të sabotimit të kësaj korporate për të bërë terrenin për privatizimin e distribucionit.

Në konferencën për shtyp të mbajtur me këtë rast janë prezantuar fakte që çojnë në konstatimet se KEK është foleja ku keqpërdorimet kanë në përgjithësi vlera milionëshe, ku ndikimi politik është i pashmangshëm, e ku më të dëmtuarit dalin konsumatorët kosovarë e më të shpërblyerat kompanitë serbe.

Hulumtimi nxjerr se edhe hetuesit e Komisionit Evropian gjetën përfitime milionëshe nga ndërkombëtarët e vendorët, por që drejtësia i ka heshtur këto raste.

KEK-u pashmangshëm del si Korporata e Korrupsionit pasi që shpërblimi i kompanive që dështuan investime milionëshe si dhe i atyre që nuk i përmbushën kontratat është fenomen mbizotërues.

Ngushtë i lidhur me tenderët e KEK-ut, bllokimit të prodhimit në disa raste për të blerë rrymë nga kompanitë e huaja, që kryesisht janë serbe, nga hulumtimi del të jetë kushëriri i Kryeministrit Hashim Thaçi, Nijazi Thaci.

Hulumtimi i Preportr dhe Organizatës ÇOHU! ka nxjerrë edhe se këshilltarët e huaj në KEK pyeten që nga blerjet e mëdha, tek dokumentet strategjike e deri në largim të punëtorëve nga puna.

Nga komunikimet interne shihet se këshilltarët e huaj kontrollojnë prokurimin dhe blerjet që kapin vlera milionëshe, por fuqia vendim-marrëse e tyre shkon deri aty sa edhe i rekomandojnë menaxherëve të distrikteve rajonale që të përjashtojnë punëtorë nga puna. Këta këshilltarë, komunikojnë/ndikojnë edhe deputetët kur duhet votuar ndonjë dokument i rëndësishëm. Në anën tjetër, ata nuk i japin llogari askujt. Po ashtu ata nuk marrin përgjegjësi për dështimet. Janë të padukshëm e të paprekshëm.

Koka e këtyre këshilltarëve që kontrollojnë po thuajse gjithçka në KEK, sipas hulumtimit të Preportr, del të jetë shefi i këshilltarëve të USAID-it në këtë korporatë, Masoud Keyan.

Këto konstatime janë nxjerrë nga këqyrja e qarkullimit të mbi 1 miliard eurove, mbi 500 milionë eurove investime publike që nga viti 2000 dhe i mbi 550 milionë eurove të dhuruara përmes 500 tenderëve publikë që nga viti 2007, si dhe në fakte që pashmangshëm vërtetojnë se Këshilltarët e huaj në KEK pyeten që nga blerjet e mëdha, tek dokumentet strategjike e deri në largim të punëtorëve nga puna.

Janë hulumtuar pjesën më të madhe të tenderëve me vlerë të madhe në KEK që nga gjysma e dytë e vitit 2007 e deri më tani. Në këtë hulumtim janë identifikuar 200 kompani përfituese të mbi 500 tenderëve të kësaj kategorie që së bashku peshojnë mbi 550 milionë euro.

Preportr, ka krahasuar edhe përfituesit e këtyre tenderëve dhe listën e kompanive që KEK-u i ka penalizuar në vitin 2010 për mos zbatim të kontratave me korporatën, ka gjetur se 25 prej tyre përputhen. Jo të gjitha janë kompani që kanë fituar tenderë, nga kategoria e tenderëve me vlerë të madhe, por pjesa më e madhe e tyre, ndonëse ishin treguar të papërgjegjshme me korporatën, sërish janë shpërblyer edhe me tenderë milionësh.

Gjatë hulumtime Preportr ka hasur në kontrata të mëdha që teknikisht ka qenë e pa mundur të lexohen, në Faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe në të njëjtën kohë edhe në kontrata që ju mungon vlera e përgjithshme me të cilën është shpërblyer kompania e caktuar dhe me vlera të paqarta.

Një pengesë serioze e këtij hulumtimi ka qenë Zyra për Informim e KEK-ut. Megjithëse Preportr në vazhdimësi të hulumtimit, për po thuajse të gjitha çështjet, konstatimet që janë përfshirë, ka dërguar pyetje e kërkesa për qasje në dokumente zyrtare, në KEK nuk pasur përgjigje, përveç kërkesës për t’i pasur listat e kontraktorëve të KEK-ut të angazhuar përmes prokurimeve prej vitit 2000 e deri më tani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi