Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Curiosity” në Mars

Shko poshtë

“Curiosity” në Mars Empty “Curiosity” në Mars

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 06, 2012 3:38 pm

“Curiosity” në Mars


“Curiosity” në Mars 06mars_2-articleLarge
Mjeti eksplorues “Curiosity” ateroi në planetin Mars.

NASA njoftoi se ka marrë në orët e vona të se dielës një sinjal nga “Curiosity” pas një rënie dramatike në atmosferën marsiane.

“Curiosity” ka dërguar tashmë pamjet e para nga sipërfaqja e Marsit.

Anija do t’i nënshtrohet një varg kontrollash para se të mund të nis misionin e saj mbi sipërfaqen e planetit të kuq.

Në momentin kur të jetë bërë gati, përgjatë dy viteve të ardhshme ajo do të mbledh mostra të gurëve për të zbuluar se a do të lejonte ambienti i planetit zhvillimin e jetës në formën e organizmave mikroskopikë.

Administratori i NASA-s, Çarlls Boulldën, shpjegoi në një konferencë për media qëllimin e misionit të “Curiosity”.

“Curiosity” në Mars Nasa-scientists-look-at-t-008

“Sot, tani, rrotat e “Curiosity” kanë nisur të gjurmojnë për gjurmët njerëzore në Mars. 'Curiosity' - mjeti më i sofistikuar eksplorues që është ndërtuar ndonjëherë, tani gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq ku do të synojë t’u përgjigjet pyetjeve dhjetëra-vjeçare se a ka pasur ndonjëherë jetë në Mars, apo nëse do të mund të zhvillohej jeta në planet në të ardhmen”, tha ai.

Aterimi i "Curiosity" vlerësohet të jetë një nga aterimet më komplekse që është realizuar, deri më tani, në fluturimet kozmike.

Për shkak të madhësisë dhe peshës së rëndë-një tonëshe, inxhinjerëve u është dashur të përdorin litarët për të hyrë në kraterin gjigant të mjetit eksplorues.

Kontrollusit e misionit në Laboratorin Jet Prepulsion në afërsi të Los Anxhellosit aplauduan kur morrën konfirmimin se “Curiosity” ka arritur suksesshëm në Mars.

“Konfirmohet aterimi. Jemi të sigurt në Mars”!

“Curiosity” në Mars 06mars_1-popup

Një nga imazhet e testit të parë nga Marsi

Aterimi në planetin e kuq konsiderohet të jetë një proces mjaft i vështirë.

Që nga viti 1960 ka pasur më shumë se 30 tentime nga shtete të ndryshme për të ateruar në Mars, por më shumë se gjysma kanë dështuar.

Presidenti amerikan, Barak Obama, çmoi aterimin e “Curiosity”-s në Mars duke e quajtur atë një hap historik dhe “një shkathtësi të paprecedent të teknologjisë”.

Aterimi u bë pas një udhëtimi më se tetë mujorë përgjatë më shumë se 560 milionë kilometrash në Hapësirë.

Misioni i mjetit eksplorues "Curiosity" thuhet se është më i shtrënjti e, në të njejtën kohë, më ambiciozi.

Projekti 2.5 miliardë dollarësh, i quajtur formalisht Laboratori i Shkencës së Marsit, është miisoni i parë astrobiolog i NASA-s që nga provat Viking në vitet e 70-ta.

Aterimi në Mars përbën një arritje për agjencinë amerikanë të Hapësirës, e cila u godit së fundit nga shkurtimet në buxhet dhe humbjen e programit të saj 30 vjeçar të anijeve kozmike.(e.p.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi