Begzad Baliu: Përmasa gjeografike e batalionet atlantike
Faqja 1 e 1
Begzad Baliu: Përmasa gjeografike e batalionet atlantike
PËRMASA GJEOGRAFIKE E BATALIONIT ATLANTIKE
Dr. Emin Kabashi, Batalioni “Atlantiku” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ISBN: 9950-418-01-5, botoi Çlirimi, Prishtinë, 2004, f. 248.
Nga Begzad Baliu
Në prag të përvjetorit të hyrjes së Batalionit “Atlantiku” (një forcë e organizuar e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Amerika), studiuesi dr. Emin Kabashi, nxori nga shtypi një vepër të karakterit eseistik kushtuar aktit të tyre madhor në Luftën e Kosovës (1997-1999).
Autori i kësaj vepre është historian i letërsisë, studiues i letërsisë bashkëkohore, kritik letrar, shkrimtar e eseist prej shumë vjetësh, që luftën e Kosovës dhe rrjedhojat e saj, i ka shikuar me syrin e një analisti të veçantë, prandaj është e kuptueshme pse kjo monografi kap disa elemente dhe disa përmasa të Luftës së Kosovës në përgjithësi dhe Batalionit “Atlantiku” në veçanti, të cilat u kanë munguar shkrimeve të gjertashme. Nëse deri më tash, në studimet e tij historiko-letrare Kabashi, për lëvizjen kulturore dhe historike të diasporës sonë ka shkruar duke vlerësuar veçantitë letrare e estetike të krijimtarisë artistike të letërsisë së romantizmi dhe autorët e letërsisë së gjysmës së parë të shekullit XX, në këtë vepër ka arritur që përmasën e kësaj historie, të kësaj kulture dhe të bartësve të saj, ta sheh si një sintezë të madhe të përmasave gjeografike dhe të kujtesës historike njëkohësisht.
Libri hapet me një fjalë të autorit, në të cilën mund të shihet se vepra e tij është një homazh për vullnetarët e batalionit “Atlantiku; një kujtesë për mërgatën shqiptare në SHBA, e cila e bëri realitet këtë fakt historik; një ndërdije historike që për çështjen e lirisë së atdheut rri zgjuar dhe vepron në mënyrë proverbiale sa herë e kërkon atdheu, një dhunti e paparë e kujtesës shqiptare për të vepruar në përmasa historike, në përmasa kombëtare dhe gjeografike. Në të vërtetë më parë se për të gjitha këto libri del të jetë një homazh për përmasën kombëtare dhe gjeografike të të rënëve për lirinë e Kosovës, një përmasë të cilën, sot lakmojmë ta kemi edhe në shkallë të trojeve etnike kombëtare. Po kështu mund të thuhet edhe për Parathënien recensuese me titull “Atlantiku” shkëlqeu me madhështinë e atdheda­shu­risë, të gjeneralmajorit, Prof. as. dr. Ruzhdi Ramadanit, i cili vlerëson sa kontributin shkencor të autorit të librit po kaq edhe karakterin historik, kombëtar, kulturor e ushtarak të temës të cilën e trajton.
Në kapitujt e veçantë të këtij libri shqyrtohen tema të mëdha apo aspekte të tyre të veçanta, si: vetëdija historike e mërgatës së vjetër dhe vazhdimësia koherente e mërgatës së re në Amerikë, mërgata shqiptare dhe lufta e Kosovës, me përbërës themelor brenda saj çështjen kombëtare, pozicionin johistorik të Kosovës dhe qëndrimin e mërgatës shqiptare etj. Po kështu mund të thuhet për kaptinën tashmë përafruese të temës së librit, e cila ka të bëjë më Luftën e UÇK-së dhe Batalionin “Atlantiku”, brenda të cilës diskutohen çështje të karakterit të përgjithshëm dhe atij individual të luftëtarëve të këtij batalioni, si: konceptet politike dhe mbamendja atdhetare e vullnetarëve tanë nga SHBA-ja, gatishmëria luftarake e këtyre vullnetarëve, format e organizimit ushtarak të Batalionit, slloganet si ai “Atdheu në rrezik” dhe lëvizja kombëtare që e bëri realitet ardhjen e vullnetarëve në Kosovë etj.
Më shumë se në kapitujt e mëparshëm, për misionin e luftëtarëve të lirisë, të bashkuar në Batalionin “Atlantiku” flet kapitulli “Frontet e luftës dhe sakrifica e “Atlantikut”, në të cilin janë përshkruar bëmat e drejtpërdrejta të këtyre luftëtarëve në luftën e kufirit, format e organizimit ushtarak dhe vetëdija e bashkimit në emër të çështjes së madhe të atdheut, kontributi i tyre për lirinë kombëtare, për vizionin historik të tyre etj.
Nëse në kapitujt vlerësues për aspektet historike, kombëtare, ushtarake, kulturore dhe madje psikologjike të luftëtarëve të batalionit “Atlantiku”, janë theksuar disa nga vlerat më të përgjithshme të këtij misioni të madh, në kapitullin e fundit “Jeta e luftës dhe kujtimet”, më shumë se sa në përfundimet e tij, sillen disa anë sa personale po kaq edhe universale të luftëtarëve veç e veç dhe batalionit si tërësi. Me fakte nga më personalet dhe me dëshmi nga më rrëqethëset, në këtë kapitull sillen përfundime për karakterin kombëtar të përbërjes së Batalionit “Atlantiku”, për përmasën kombëtare të të rënëve dëshmorë të këtij Batalioni dhe për karakterin universal që solli bashkëpunimi i UÇK-së me aleatin më të rëndësishëm të globit: NATO-n.
Nuk ka dyshim se këto veçori i përmbushin më së miri edhe luftëtarët dhe dëshmorët e batalionit Atlantiku. Tek sheh përbërjen e tyre gjithkombëtare (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe madje Çamëria, në mbamendje të shfaqet karakteri gjithkombëtar i Lidhjes së Prizrenit. Tek sheh atë përbërje me ndikim të luftëtarëve nga Malësia e Madhe të shfaqet pamja epike e luftëtarëve nga Malësia e Mbishkodrës, nga Rugova e gjithë Kosova tek zbrisnin në Plavë e Guci, për të mbrojtur trojet shqiptare në motin e Kongresit të Berlinit. Kështu ata përsërisin historinë dhe bëhen vetë historia.
Ata janë luftëtarë që ju takojnë jo vetëm prejardhjeve të ndryshme krahinore, prejardhjeve të ndryshme sociale, kulturore, intelektuale, ekonomike etj., për edhe prejardhjeve të të shpërngulurve në Amerikë, të cilët nuk i bashkonte ndonjë mision ekonomik, psikologjik, rrymë kulturore, fetare etj. Ata ishin burra të shkuar në moshë që mund t’i kalonin vitet e fundit të tyre duke shkruar memoaret e duke theksuar në mënyrë të veçantë mallin për atdheun e të parëve të tyre; ata ishin burra që kishin krijuar një pasuri të mirë për të jetuar një jetë komode krahas shoqërisë amerikane dhe këtë jetë mund ta jetonin edhe me familjen e tyre; ata ishin djem me perspektivë në fushë të ekonomisë, shkencës, kulturës, artit etj., që mund të shkonin në teatro dhe atje të ’vdisnin artistikisht’ shumë herë në podiumet e teatrit të Nju Jorkut, të shkonin në Holivud dhe atje të vdisnin si heronj të popullarizuar në botën e yjeve, por ja kishin zgjedhur vdekjen më sublime, vdekjen për lirinë e atdheut.
I vetmi mision i tyre ishte misioni kombëtar i vendosur thellë në ndërdijen familjare dhe shpirtërore të tyre, që natyrshëm bashkëjetonte me misionin demokratik dhe liridashës të Amerikës si vend i demokracisë botërore. Këta luftëtarë vërtetë vinin nga breza të ndryshëm të të shpërngulurve nga trojet shqiptare në Amerikë, në një hapësirë kohore prej më se 100 motesh, por të gjithë i bashkonte koncepti amerikan i luftës kolektive për një qëllim: lirinë dhe demokracinë. Nëse moshatarët e tyre në trojet etnike ishin rritur dhe përgatitur për luftë duke lexuar Biblën a Kuranin dhe duke u vetëdijësuar për lirinë si mision njerëzor para varrit të Çerqiz Topullit e Adem Jasharit, luftëtarët e batalionit “Atlantiku” ishin rritur duke mbajtur në dorë, veç Bibles e Kuranit edhe Deklaratës së të Drejtave Universale dhe duke u frymëzuar nga Shtatorja e Lirisë, e cila bashkonte konceptin për lirinë kolektive, krenarinë kombëtare dhe botën humane të tyre.
Vepra mbyllet me një dosje dokumentare të nxjerrë nga Arkivi i Batalionit, ndërsa librin e bën një ekspozitë të vërtetë një numër i madh fotografisë të cilat e përshkojnë nga fillimi deri në fund.
Për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për luftëtarët dhe dëshmorët e tyre në veçanti, për misionin e saj historik dhe kombëtar janë shkruar shumë artikuj në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, madje janë shkruar mjaft libra dhe janë hapur mjaft ekspozita. Për këtë luftë dhe për këtë ushtri, pjesë e së cilës ishte edhe Batalioni “Atlantiku’ do të shkruhen dhe shumë libra analitikë, historikë, sintetikë, të karakterit historik, politikë, ushtarak, kulturor etj. Vepra më e re e shkruar nga dr. Emin Kabashi, që tash merr karakteristika gjithpërfshirëse.
Prishtinë, 12. 9. 2004
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi