Shaban Peraj: Prodhues të mashtrimit politik
Faqja 1 e 1
Shaban Peraj: Prodhues të mashtrimit politik
Prodhues të mashtrimit politik
Nga Shaban Peraj
Ligjëratat që na përcollën në opinion institucionet legjitime të Kosovës, si dhe shefi i BE-së, Piter Feith rreth vizitës së kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq në Manastirin e Decanit ishin tepër hileqare karshi opinionit kosovarë, atij populli të vujtur, por i ngirë tashmë me deklarata shterpe. Zakonisht udhëtimet e udhëheqësve serbë në Kosovë bëhen shkak i reagimeve të arsyeshme në kohët aktuale sepse të njëjtit kanë lënë mjaft shenja në trupin e lodhur të kosovarëve. Nga një anë lakohen orë e cast deklaratat e zyrtarëve kosovarë sikur do t’ia arrijnë të frikësojnë Tadiqin, pastaj gjoja se vjen në Decan për një vizitë fetare, në anën tjetër i njëjti (Tadiqi) jep një ndjenjë të vecantë sikur shikon në sy një njeri “besnik “ që bën thirrje për paqë gjoja si i angazhuar totalisht në mision fetar! Fjalimi i tij u prit mirë në qarqet shoveniste serbe dhe kjo nuk na habitë fare, ajo që shqetëson në këto momente është mënyra se si u arsyetuan udhëheqësit kosovarë duke na “bombarduar” me fraza e fjali që nuk i hanë më opinioni kosovarë. Për tu besuar atyre në sinqeritet e për të dëshmuar se vërtet e kanë shqetësim mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës nuk është dashur lejuar që dita e xhuma të mbyllej në bazë të telefonatave të Solanës e Feith. Duket se pikërisht këta (udhëheqësit kosovarë) humben betejen duke lejuar kështu okupimin e Kosovës nga BE-ja e cila si duket nuk e ka të qartë akoma se rruga që con drejt “Zotit” është dija politike e jo rruga që con drejt lartësimit të emrave të atyre që kanë një qëllim- Arritjen e pëlqimit. Po cfarë ishte ky pëlqim, kujt i shërbeu kjo tani kur ishte dita e fundit që shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të paraqesin vlerësimet e tyre lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës? Si duket udhëheqësit kosovarë u mashtruan për të satën herë, ndoshta edhe i dinë lojërat e ndëkombëtarëve, por bëhen sikur janë në shërbim të popullit, pa realizuar veprimet dhe fjalët e tyre besojnë te ata nga ku realisht mendoj se ka një gjendje të frikshme, që e quaj gjendje të ndarjes në mes të dijës me elementet dhe mendimet e Evropës ndaj emblemave që mbanë sovraniteti i Kosovës. Si duket kjo kohë vuan nga emblemat e mëdha shtetërore dhe se urdhërat e drejtuesve në këtë rast janë zbatuar për të zyrtarizuar fitoren e Tadiqit. Ky është një guxim pas të cilit s’ka më guxim ndaj duhet të jemi të kujdesshëm me njerëz të tillë të cilët me veprat e tyre të pa matura po e përcudojnë imazhin tonë kudo në botë.
Fjalët e thëna nga qeveritarët kosovarë rreth kësaj vizite të Tadiqit u vërtetuan katërcipërisht se ishin një farsë, duke dëshpëruar shqiptarët e Kosovës, me cka kontribuan plotë kënaqësi e bindje ndaj kërkesës së z. Feith, për ta lejuar Tadiqin “të ushtrojë liri fetare”! BE-ja po edhe z. Feith sigurisht se e kanë pasur të qartë se një kryetar shteti nuk vjen për të bërë lutje fetare mu në qendër të Kosovës, po të ishte këhtu ai ka pasur dhe ka kishat e veta në Beograd, ndaj ndëkombëtarët duhet ta kenë të qartë se inkuadrimi me programe të larmishme shpirtërore paraqet për shqiptarët e Kosovës oportunitet politik, me cka udhëheqësit e saj treguan maturinë e tyre si një pëpjekje të dështuar. Ky lajm dhe kjo vepër e kryer nga përfaqësuesit e Kosovës na ironizon pa masë, nuk jep shpresë për një të ardhme të sigurtë e dinjitoze, vecanërisht në Evropë. Një shtet i ri sic është Kosova e cila shënoi një kthesë të rëndësishme në rang europian e botëror duket se nga veprimet e pushtetarëve po lejon humbjen e emblemave të vecanta që buruan nga nevoja e popullit të saj dhe shpresat e tij për liri e barazi. Besimi se pasuritë dhe nderi i joshqiptarëve në Kosovë janë të ruajtura në bazë të “kontratës” me të cilat kanë hyrë në atë vend dhe sikur të mos ishte ajo “kontratë” ata nuk do kishin hyrë dhe nuk do u ishte lejuar të qëndronin në te, prandaj të largohen nga cdo rrugë që shpie te fitimi i momentit. Vazhdojmë të themi se demokracia është liria e popujve në zgjedhjen e udhëheqësve, mirëpo ata nuk patën sukses në argumentimin e tyre para shqiptarëve të Kosovës, nuk arritën të largonin shenjat e djajve të tërbuar nga punët dhe planet e tyre mashtruese dhe të padrejta e për ti thënë Tadiqit se ju nuk jeni forca më e madhe në botë rreth së cilës jetoni. Ndërsa ju, të zgjedhurit e popullit të Kosovës nuk keni shërim dhe shpëtim tjetër vetm se të bashkoheni. A do ta bëni ju këtë?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi