Fritz Radovani:125 VJET MA PARË KA LÉ PIKTORI I MADH SHKODRAN PROF. SIMON RROTA
Faqja 1 e 1
Fritz Radovani:125 VJET MA PARË KA LÉ PIKTORI I MADH SHKODRAN PROF. SIMON RROTA
125 VJET MA PARË KA LÉ PIKTORI I MADH SHKODRAN PROF. SIMON RROTA
Nga Fritz Radovani
Fritz Radovani
Edhe hyjt’ rreth rruzullimit,
Do të rrnojë Simon Rrota,
Profesor’i vizatimit!
Nga Fritz Radovani
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…
Fritz Radovani
Prof. Simon Rrota asht një nder figurat ma të spikatuna të artit në qytetin e Rozafës.
Ka lé në Shkoder me 23 Tetor 1887 dhe asht shkollue nder Françeskanë, ku edhe asht zbulue talenti i Tij në artin e piktures, e që ma vonë me veprat e Tij mbeti i pavdekshem. Njohja me piktorin Kol Idromeno i jep shtysen me vazhdue Akademinë e Arteve të Bukra në Brera, Itali, deri në vitin 1920. Vizitoi edhe Francën e Austrinë, pra të tri mbretnitë e artit europjan.
Në vitin 1922 kur hapet Gjimnazi i Shtetit në Shkoder, Prof. Simoni asht nder kuadrot e para që fillon punen aty dhe e vazhdon profesionin e mësuesit të vizatimit deri në pak kohë para se të mbyllin edhe jeten e Tij prej edukatori të nderuem dhe të palodhun me 27 Janar 1961.
Asht kenë nder piktorët ma prodhues që me një mjeshtri të madhe të fitueme nga shkolla e njohun italiane ka lanë vepra që me dinjitet perfaqsojnë me saktësi Rilindjen Shqiptare, tue i perjetsue karakteristikat e saj në veprat e Tija historike, etnografike me një frymzim origjinal. Ka lanë shumë vepra në vaj, karbon, lapsë, akuarel dhe kryeveper e Tij mbetët boceti i vepres ma të madhe që ka zbatue në vaj “Vuemja e Gurit të Parë” në Kishen Katedrale të Shkodres, në vitin 1958, nder të paktat vepra që ka shpetue pa u zhdukë nga “Revolucioni Kultural 1967”.
Prof. Simoni ishte një mjeshter i papersëritshem në punimet me lapsë dhe karbon. Kujtoj njëherë që me mori në shtëpinë e Tij dhe më tregoi një dosje me disa vizatime. Edhe sot ruej në kujtesën time një punim me karbon “Borë në Rrëmaji”, ndersa nder punimet me vaj portretet e prindëve të Tij me kostumet e vjetra shkodrane mbesin një thesar i etnografisë sone, tue mos harrue veshjet malësore dhe ato zadrimore, që të duket se në gjokset e tyne nuk janë pikturue por janë montue vargjet e pareve të arit dhe motivet e mbrekullueshme të qindisuna nder ta.
Kur shkolla pedagogjike e Shkodres ishte ba streha e studentave të “deklasuar”, asht një mësues që mendon per me shpetue jeten e sa të rijëve nga rrugët e vështira e plot rreziqe nder skajet ma të largëta dhe të humbuna të Shqipnisë komuniste, e Ky asht Prof. Simon Rrota. Atje ku rinia shkodrane shkonte me perhapë driten e “partisë”, nuk ishin vendasit që mendonin me u ba keq, sa ishte “motivacioni i dosjes së degës së mbrendshme” të Shkodres që i ndiqte mbrapa.
Në vitin 1953, kam pasë fatin me kenë nxanës në shkollen pedagogjike dhe me pasë një Mësues dhe Prind shumë të Nderuem dhe fisnik, që më dha i pari në jeten time, “mjaltin e ambel” të artit të bukur të pikturës, kryesisht në gjininë e grafikës me bojë kine “bardh’e zi”, e Ky ishte pikrisht Ai Burrë që kalonte perditë para shtëpisë sime, e që porsa fillova me marrë mend unë ishe krenar kur më pershëndette me aq perzemersi Prof. Simon Rrota…që banonte jo ma larg se 100 ml., gati në fund të rrugës sime Badra, në një shtëpi karakteristike, me një pullaz thik, që të dukej ma shumë se ishte ndertue me perballue boren e madhe, sesa nga vetë shija e veçantë artistike e arkitektit që jetonte nen kulmin e saj. Sa fillonte pranvera, Prof. Simoni ishte gjithnjë në një copë të vogel toke ku me capin e tij ringjallte gjelbrimin rrethues të shtëpisë.
Një mbasdreke na thirri në sallen e vizatimit të shkollës mue dhe Dorotea Serreqin, kishim të dy kaligrafinë e bukur e biografinë… U ulëm në një tavolinë ku ishin disa copa kallami me pambuk të lidhun ndër maje. Në mungesë të brushave kishte përgatitë ato copa kallamash për me shkrue me to. Kujtoj si tashti fjalët e tij: “Për shka po ju tham mos i tregoni asnjë njeriu, ju kam thirrë me ju mësue me shkrue bukur mbasi të dy keni kaligrafinë e bukur, por due me ju mësue me shkrue “parulla”, mbasi tue dijtë me shkrue parulla kanë me pasë nevojë për ju, e keni me kenë të kërkuem, mbasi komunizmi nuk asht gja tjetër veç propagandë!” Profesori, nuk ishte i pakujdesëshëm në të folun, por njihëj me familjët tona. Kjo ndihmë bujare e Tij shoqnue me një dashni prindore të pakufi mue më ka shpëtue jetën, prandej edhe i jam mirënjohës.
Muzeu i Shtetit në Shkoder asht kenë një shtëpi e dytë e Prof. Simonit, ku jo vetem punoi dhe studjoi gjithë jeten, por edhe bante kerkime shkencore e mendonte gjithnjë sesi me mujtë me nxjerrë nga podrumet e errta “materialet” e At Gjeçovit dhe dijetarëve të tjerë, që mykeshin e po kalbeshin vetem se ishin kenë pronë e muzeumeve të Françeskanëve apo Jezuitëve në Shkoder.
Një ditë do të shkonte në Kala Rozafat me drejtorin e muzeut, Vasil Llazarin dhe disa puntorë, një natë perpara erdhi e më ftoi me shkue me ata. Ishte vizita e parë me një dijetar të vertetë në Kështjellen Rozafat. Kur arrijtem atje nalt më çoi tek një beden guri nga Veriu, ku shihej Shkodra, Kiri, Drini e deri larg malet rrethuese… “A sheh një dishka që nuk e ka rreth vetes asnjë Kështjellë në Botë, nga Veriu dhe Lindja të dy Xhamijat dikur ishin Kisha, si kjo e selvisë dhe ajo e plumbit…turqit i shkatrruen… ndersa atje poshtë perballë Urës së Bunës, pak meter mbas thertores së vjeter, asht një hark që dimnit mbytet n’ujë, asht dera e një Kishës nga Perëndimi që lidhej me një tunel që vinte nalt deri tek kjo shpellë, që na e kemi këtu krejt pranë, e kur rojet e Kështjellës rrethoheshin nga ushtria turke, shqiptarët uleshin neper tunel, hynin në Kishë dhe prej aty me lundra e barka iknin naten neper liqenin e Shkodres në drejtim të Veriut nder Male e bashkoheshin me malësorë. Ndersa nga Jugu asht Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, Kisha shekullore, që kujtohet Mbrekullia e Figures së Zojës në vitin 1467…Edhe Ajo në vitin 1913 u gjuejt me top nga malazezët dhe ka nalt kompanjelin e këputun…Ndersa Kisha perballë nesh këtu në Kala asht e pesta në qender të kater të tjerave poshtë, që ruejnë të paprekuna tash sa Shekuj Kështjellen dhe Qytetin tonë të bukur e heroik të Shkodres…”
Kurrë mos harroni se themelet e Atyne Kishave janë edhe themelet e Kështjelles Rozafat, po janë edhe themelet e Shkodres sonë fort të dashtun e të shtrenjtë!..
Ndoshta, kur nxanësit e Tij i kanë shkrue këta rreshta kanë dashtë me shprehë një moment fantazije fëminore, po kanë thanë një të vërtetë të madhe:
Deri sa të sillet bota,Edhe hyjt’ rreth rruzullimit,
Do të rrnojë Simon Rrota,
Profesor’i vizatimit!
Melbourne, 2012.
Tribuna
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi