DORIAN KOCI:Toka e Besës
Faqja 1 e 1
DORIAN KOCI:Toka e Besës
Toka e Besës
DORIAN KOCI
Një fundjavë më parë u transmetua premiera e filmit dokumentar “Besa-Premtimi” i regjisorit Norman Gershman në Festivalin Hebraik të Filmit në San Francisko. Filmi dokumentar do të transmetohet edhe në rrjetin prestigjioz CNN, duke shënuar kështu një shikueshmëri më të madhe rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po kështu, ai pritet të jetë një nga filmat dokumentarë që do të shoqërojnë gjithmonë datën 27 janar, e cila shënon datën e përkujtimit të gjenocidit të ushtruar nga makineria ushtarake e politike e Rajhut III ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është zgjedhur kjo ditë nga OKB-ja jo si ditë përkujtimi të ndonjë masakre si ndodh rëndom në këto raste, por si ditë çlirimi dhe njohjeje e së keqes. Në datën 27 janar 1945, trupat sovjetike hapën për herë të parë portat e kampit famëkeq të Aushvicit, në të cilin ishin shfarosur në masë shumë hebrenj të grumbulluar nga Europa Lindore. Për një kohë të gjatë, bota perëndimore nuk i besonte raportet që vinin nga territoret e pushtuara prej gjermanëve, ku flitej për keqtrajtime dhe mizori sistematike që ia kalonin dhunës së ushtruar ndonjëherë deri më atëherë në Europë. Askujt nuk mund t’ia merrte mendja se kombi që konsiderohej si themeluesi i filozofisë moderne të kishte arritur deri në këtë shkallë urrejtjeje raciste dhe gjenocidi ndaj një kombi tjetër. Epoka e Luftës së Dytë Botërore ishte epoka e ekstremeve dhe në fakt nuk ishin vetëm nazistët gjermanë që mbartnin ideologjinë e antisemitizmit, por dhe një sërë popujsh të tjerë të Europës Qendrore dhe Jugore kush më shumë e kush më pak bashkëpunuan hapur me ta për t’i ndihmuar që të realizonin “zgjidhjen përfundimtare”, shfarosjen e plotë të tyre.
Sot, pas shumë vjetësh, kur antisemitizmi për shkak edhe të gjenocidit të madh të ushtruar ndaj popullit hebre ka kaluar dhe si ligj nga Senati amerikan që e konsideron veprimtari të jashtëligjshme nëse e mohon atë, i bën shumë popuj që të dëshirojnë t’i bashkëngjiten këtij vendimi, edhe pse ndoshta në ndërgjegjen e tyre rëndon një peshë e madhe faji. Shqipëria dhe kombi shqiptar në të kundërt janë shteti dhe kombi i vetëm në Europë që mund t’i bashkëngjiten kësaj vlere njerëzore pa pasur asnjë brejtje të ndërgjegjes, pasi gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë jo vetëm që nuk u pushtua nga ethet e antisemitizmit, por ishte vendi i vetëm në të cilin hebrenjtë u katërfishuan në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Për më tepër edhe kryetarë qeverish kuislinge gjatë pushtimit nazifashist të vendit jo vetëm që nuk zbatuan asnjë urdhër të komandave të huaja për eliminimin e hebrenjve, por i pajisën një pjesë të madhe të atyre që erdhën në Shqipëri me pasaporta të shtetit shqiptar, duke bërë të mundur në këtë lloj mënyre shpëtimin e tyre të plotë me emra dhe identitete të tjera.
Mirëpo ky kontribut i dhënë në kohërat më të vështira të mbijetesës së popullit hebre për një kohë të gjatë, nuk u njoh nga bota perëndimore, për shkak se këto fakte mbetën të mbyllura në arkivat e padepërtueshme të shtetit komunist shqiptar, i cili për më tepër nuk kishte as marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Tashmë që Shqipëria prej më shumë se njëzet vjetësh është një shtet i hapur e demokratik dhe prej shumë kohësh u është bashkangjitur vlerave demokratike të botës së lirë, komuniteti hebre nëpër botë, por dhe një pjesë e madhe e vendeve perëndimore, po e njeh këtë aspekt të rëndësishëm të mirësjelljes dhe besnikërisë shqiptare. Për këtë arsye, shpeshherë nëpër literaturën hebreje, Shqipëria po cilësohet si “toka e besës” që diti të strehojë e t’i ruajë me besnikëri ata që erdhën në Shqipëri në një kohë të vështirë, kur në gjithë botën përndiqeshin. Mirëpo ky konstatim dhe dashamirësi ndaj Shqipërisë e shqiptarëve që nuk u shkon për shtat fqinjëve tanë xhelozë, të cilët për një kohë të gjatë po mundohen për të gjetur dokumente të tjera që kinse dëshmojnë të kundërtën, ka filluar shpesh të vishet me referencat e “mitit” edhe nga disa studiues e publicistë, që nëpërmjet silogjizmave abstraktë, pa marrë mundimin që të konsultohen njëherë me dokumentacionin e plotë që ekziston në arkivat tona, por gjithmonë duke iu referuar bisedave gjithë tym rreth filxhanëve të kafesë, fillojnë gjasme të dekonstruktojnë dhe këtë të ashtuquajtur “mit” të shoqërisë shqiptare. Sigurisht një përpjekje fisnike si ka qenë ajo e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore për të shpëtuar njerëzit e thjeshtë të një kombi tjetër që përndiqej nuk përbën problem nëse hyn në fokusin e analizës, por kur kjo analizë merr tendenca negativizmi që nuk i përgjigjen realitetit, atëherë kjo gjë nuk mund të qëndrojë më si konstatim në rrafshin e analizës. Përgjigjen në fakt këtyre zërave që kujtojnë se mund të jenë origjinalë dhe të veçantë në hapësirat publicistike dhe televizive shqiptare ua kanë dhënë me kohë të mbijetuarit në të gjithë cepat e globit, të cilët nuk kanë reshtur kurrë që të tregojnë mirënjohjen e tyre ndaj një kombi mikpritës dhe bujar. Për më tepër emri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve prej kohësh është gdhendur në librin e mirënjohjes, në memorialin në Izrael dhe muzeun e Holokaustit në SHBA, një fakt që përpos mirënjohjes dëshmon edhe një cilësi të lartë të shpirtit tolerant shqiptar. Popujt dhe kombet nuk ndahen në të mëdhenj dhe në të vegjël sipas hapësirave gjeografike që zotërojnë, por nga shpirti dhe zgjedhjet morale që demonstrojnë në kohëra të vështira. Shqipëria dhe shqiptarët, duke respektuar kodin e tyre të mikpritjes, ditën të zgjedhin mirë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke mbrojtur bijtë e një vendi që persekutoheshin ngado, ndaj për këtë arsye sot ata njihen me mirënjohje si “Toka e Besës” dhe radhiten në radhën e kombeve me shpirt të madh dhe fisnik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dorian Koçi:Ambasadorët e panjohur.
» Dorian Koçi: Shqipëria Natyrale
» Dorian Koçi: Liberalizimi i vonuar i vizave
» Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
» Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi