Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore

Shko poshtë

Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore Empty Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 09, 2012 8:42 pm

Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore


Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore Ministri-makolli
Mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës llogaritet se jetojnë jashtë vendit. Regjistri i mërgatës do të fillojë në 2013, pavarësisht çfarë thonë të tjerët, dhe se mërgatës duhet t’i sigurohen ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kështu është shprehur ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, gjatë prezantimit të punës për shtatë muajt e këtij viti.

Sa i përket polisës së sigurisë, ai ka thënë se nuk do të mund të hiqet derisa Kosova nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër.

Makolli ka thënë se nuk është në dijeni për ndarjen e një buxheti për regjistrin civil, por sipas tij, hartimi do të fillojnë ngase me ligj Ministria e Diasporës obligohet që të krijojë listën e mërgatës.

Ministri Makolli ka thënë se kritikat për regjistrim e mërgatës janë politika ditore të opozitës që sipas tij, po gabojnë rëndë që po e përdorin mërgatën për këtë gjë.

Ai ka përmendur edhe sigurimin e ulëseve për mërgimtarët në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se që dy herë kanë bërë kërkesë tek Komisioni për Ndryshime Kushtetuese.

Gjatë prezantimit të punës, ai ka përmendur edhe krijim e kushteve për votim nga qytetarët, duke thënë se kanë bërë kërkesë për organizim të zgjedhjeve në vendet ku jeton mërgat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi