Majlinda BREGU:Ky vend nuk bëhet me frikacakë
Faqja 1 e 1

Ky vend nuk bëhet me frikacakë
Majlinda BREGU
Duke dëgjuar këtë seancë maratonë, mu kujtua një poezi e Kadaresë, "Laokonti", ku në disa vargje ai thotë: Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit, unë "kundra", kryesova me tërbim. Dhe juve ju kam thënë atëhere se hyjnit gjarpërinjtë më dërguan si ndërshkim. Sot, është 6 gusht, dita kur duhet të heqim pengesën kryesore në luftën kundër korrupsionit. Shpresoj që kjo datë do t'i hapë rrugë barazisë para ligjit, të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Kam thënë dhe nuk e mohoj se heqja e imunitetit është i vetmi detyrim madhor, i paplotësuar deri në korrik, për kalendarin e Planit të Veprimit, prej 12 pikash, të atij Plani që bashkë kemi hartuar e miratuar bashkë me ju, me Komisionin Parlamentar të Integrimit, e të cilin, në emër të qeverisë ju kam ftuar që ta monitoroni me kujdes. Sot do të doja shumë që ju të ishit në gjendje të monitoronit e të kërkonit llogari, për detyrimin e paplotësuar të këtij Plani Veprimi, për heqjen e imunitetit, si një nga kushtet kryesore për ta quajtur të suksesshëm prioritetin nr 8, brenda Planit të Veprimit, pra të na kërkonit llogari, pse ky detyrim nuk është plotësuar, deri brenda muajit korrik.
Kam kërkuar në mars të këtij viti, në takimin e 3-të Komitetit të Stabilizim Associimit që heqja e imunitetit të jetë kushti i panegociueshëm për ne, për marrjen e statusit të vendit kandidat.
S' kam vënë në dyshim që z. Bushati, Balla, Xhafaj, Gjiknuri e të tjerë me radhë kanë thënë atë që besojne në të vërtetë, se është më e saktë heqja e imunitetit me rrugë kushtetuese. Kaq kam thënë dhe në deklaratën për shtyp dhe i qëndroj asaj që kam thënë, sepse nuk mund të tallem me deklratat tuaja, nëse ju nuk talleni me veten.
Po ashtu, asnjëherë s' kam vënë në dyshim se kur të vinte ky moment, si sot, po prap ju do votonin kundër.
Nuk do shumë mend ta kuptosh këtë. Kuptohet nga çdo refuzim i pesë inisiativave të sjella në këtë parlament, të cilat kanë dështuar për mungesë votash të opozitës. Kuptohet edhe nga çdo levizje e këtyre muajve, që reflektonte këtë.
Dy seminare që do të organizoheshin me Këshillin e Evropës, përcaktuar në kalendarin e zbatimit të 12 rekomandimeve, njëri për në muajin prill, e tjetri për në maj, ku pritej që opozita të ndante mendjen se cilën nga dy alternativat do të votonte, heqjen e imunitetit me ndryshim kushtetues apo me ndryshim ligji, nuk u organizuan për faktin sepse opizita gjithmonë kërkonte që të shtynte datën e të mos e ngatërronte çështjen e heqjes së imunitetit si detyrim me çështjen e reformës zgjedhore.
Në heshtje, pa lajmërim, kjo u pranua edhe nga ne, përfaqësuesit e maxhorancës, edhe për një arsye të thjeshtë sepse opozita nuk duhet demonizuar. Realisht besoj se demonizimi dhe drejtimi i gishtit tek njëri- tjetri, siç kemi bërë gjatë dy viteve të fundit nuk na ka ndihmuar në procesin e integrimit evropian. Po aq realisht besoj se as ju nuk keni përfituat nga mesazhet e dy vjet bllokimi që i bëtë këtij proçesi: nuk jeni sot një opozitë më e mirë, nuk jeni sot një opozitë fituese e mesa duket nuk keni shanse për të qenë ndonjëherë.
Gjithsesi arsyeja pse ju nuk u përfshitë në debatet për imunitetit ishte mbyllja e reformës zgjedhore. Por përsëri edhe pas mbylljes së reformës zgjedhore, një garanci kjo e përkohshme për qetësinë e kryetarit Rama, ju nuk e votoni heqjen e imunitetit.
Në çdo dokument të prodhuar nga ndërkombëtarët, heqja e imunitetit është kusht i domosdoshëm. Në të gjitha progres raportet, për të cilat ne do të bëjmë përsëri debate në tetor të këtij viti, ashti siç kemi bërë në vitin 2009, 2010 e 2011 imuniteti i plotë i zyrtarëve të lartë quhet pengesë e madhe për hetime të sukseshme. Po kështu edhe në raportin e vitit 2010, që u përcoll me 12 pikat tona, thuhet se imuniteti, i dhënë një grupi të madh zyrtarësh publik, deputetë, ministra dhe gjyqtarë, ka për qëllim që të rrisë pavarsinë e tyre dhe ka treguar se është një pengesë serioze në hetimin e korrupsionit, gjë që rrit rrezikun e këtij fenomeni.
Sigurisht heqja e imunitetit nuk mjafton për ta zhdukur korrupsionin nga ky vend, por është sinjali më i mirë që tregon se ne nuk fshihemi pas tij.
Plani i Veprimit ka pikën 8-të, në të cilën ne monitorohemi kujdesshëm për luftën kundër korrupsionit. Çfarë ka mbetur e pa zbatuar në pikën 8 të këtij Plani? Vetëm heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë.
Për prioriteti 8- lufta kundër korrupsionit thuhet:
- Baza për realizimin e masës kritike është heqja e imunitetit për zyrtaret e lartë, për të hapur rrugë edhe investigimeve pro-aktvive.
- Janë bërë ndryshime në lidhje me zgjerimin e targetit për kontrollimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave.
- Ndërkohë ka përfunduar procesi i përbashket i harmonizimit të statistikave ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshm dhe Ministrisë së Drejtesisë.
- Është hartuar track record për çështjet e korrupsionit në bashkepunim me PACA
- Ndërkohë ka gati një dyfishim të rasteve të korrupsionit të identifikuara për periudhen Janar - Qershor 2012 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2011 ( ka qenë 28 dhe tashmë është 50 numëri i çështjeve)
- Është rritur me 28% numri i hetimeve proaktive për të njëjten periudhë kohore ( ka qenë 25 është 32). Ndërkohë që në Planin e Veprimit ka qenë parashikuar një rritje me 6% të këtyre hetimeve për gjithë vitin 2012.
- Është bërë dixhitalizimi i regjistrit të noterisë dhe lidhja on line me shërbimin e regjistrimit të pasurisë- për kryerjen e veprimeve me pasuritë e paluajtshme.
Kam qenë dhe jam e bindur se ju këto i dini.
Kam qenë dhe jam e bindur se në këtë politikë që ne së bashku prodhojmë, jo rrallë ua kemi sjellë në majë të hundës qytetarëve, kur akuzojmë si ju, pa fakte, kur retorika e shpifjes vesh arsyen tuaj politike dhe kur frika e kryetarit tuaj ju err gjykimin.
Nuk duhet të fillojë përsëri e përsëri avazi juaj i vjetër. Avazi i bllokimit si në 2006-ën, si para dhe gjatë samitit të NATO-s, avazi i braktisjes së instiucionit, me qëllim për të bllokuar vizat, avazi i mosvotimit për 2 vjet me rradhë.
A e lidhim ne heqjen e imunitetit me statusin e vendit kandidat?
Sigurisht që po. Me çfarë ta lidhim? Me datën se kur do të emërohet Prokurori i Përgjithshëm?
A kemi kohë të presim kur Rama të mund të gdhihet një ditë i pafrikësuar, kur atij të mos i shkasë goja e t'u thotë miqve ndërkombëtarë që ta shtyjnë për në shtator heqjen e imunitetit sepse jam shprehur se duhet të kalojë paketë ndryshimi i Kushtetutës dhe se duhet të shpëtojë fytyrën time tani.
Sot jemi mbledhur për datën 6 gusht, ndërsa ju po bllokoni heqjen e imunitetit për t'i shpëtuar fytyrën Ramës, që ia ka nxjerrë bojën vetes? Apo se kështu ju vjen për shtat të gjithëve?
Pas 6 gushtit, vjen data 10 tetor, kur do të gjykohemi për plotësimin e detyrimeve tona.
Që qytetarët shqiptarë të ndjehen mirë me vendimin për statusin e vendit kanditat, më 10 tetor, ju sot duhet të votoni dhe të mos bllokoni!
Që qytetarët të na besojnë se ne flasim e mbrojmë interesat e tyre, ju duhet të votoni dhe jo të bllokoni!
Qyetëtarët e duan heqjen e imunitetit. Dje gazeta shqip, që nuk është gazeta RD, kishte botuar rezultatet e një sondazhi, ku rezultonte se shqiptarët kërkonin heqjen e imunitetit në mënyrë tërësore dhe të menjëhershme.Pra shqiptarët duan heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.
Komisioni Evropian e ka kërkuar këtë gjë prej vitesh. EURALIUS e PACA, pregatitën draftin. Komisioni i Venecias u shpreh se ndryshimi kushtetues është rruga më e mirë për heqjen e imunitetit. Maxhoranca e solli për votim.
Ju ku jeni? Ku jeni që s' bëni atë që thoni por bëni atë që s' duhet?
A jeni ju mbrojtës të interesave të qytetarëve shqiptarë, apo kundër tyre?
A mendoni ju si Komisioni i Venecias, apo i përdorni vetëm për retorikë opinionet e tyre?
A mendoni ju si Komisioni Evropian, si ekspertët ndërkombëtare, se imuniteti është pengesë kryesore në luftën kundër korrupsionit, apo jo?
A mendoni ju se integrimi është axhendë mbarëkombëtare?
Sot kemi nisur një debat dhe një betejë, e cila besoj të ketë një përgjigje me moralin tuaj. Ju e dini se këtë betejë, të zhvilluar sot në Parlament, e keni humbur në opinionin publik. Njerëzit, fare thjeshtë janë pro heqjes së imunitetit. Nuk kanë nevojë për data, me të cilat t'i ngatërroni më shumë e të mos ecni paralelisht me aspiratat e tyre.
Kam qenë dhe jam e bindur se 10 tetori I këtij viti nuk është dita kur pritet bileta për parajse, por është dita kur shqiptarët nuk duhet të bllokohen për të tretën here, nëse ju nuk do të jeni të vendosur që t'i bllokoni.
Kam qenë dhe jam e bindur se 2012 është 100 vjetori i Pavarësisë, që duhet të na bëjë krenarë të gjithëve për historinë tonë 100 vjeçare sido që ka qenë ajo, me vujatje, fitore, gajasje, gënjeshtra e tradhëti; për historinë tonë si shqiptarë, që në në këtë 100 vjetor duhet të kishim mësuar se ky vend nuk bëhet me frikacakë, por me njerëz që e duan dhe janë të përkushtuar për të.
Nga këtu, them se 2013 është një vit po aq i rëndësishëm.
Jo më për maxhorancën e betejën elektorale, por për shqiptarët.
Eshtë viti i parë i 100 vjetorit të ri dhe duhet të jetë viti i Shqipërisë e shqiptarëve dhe jo i bllokuesve e qyqarëve!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi