Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK Empty IDRIZ ZEQIRAJ:ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 10, 2012 11:28 am

ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK
IDRIZ ZEQIRAJ:ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK BILD0422



SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Sindromit të marrëzisë të majtistëve stalinistë nuk i shpëtoi as presidentja Atifete Jahjaga. Alergjia e saj karshi Presidentit Rugova është e dukshme. Në promovimin e saj, si presidente e vendit, ajo renditi Presidentin Rugova (duke thënë veprimtaria e I. Rugovës, pa e përmend emërtesën "president"), pas ushtarit Adem Jashari. Citimi i dëshmorëve nuk mund të bëhet në njëjës, kur janë edhe ca të tjerë të barazvlershëm në kontributin e dhënë. Politikanët matrapazë e hileqarë e kanë keqpërdorur emrin e Adem Jasharit, në veçanti dhe të familjes të nderuar Jashari në përgjithësi, bilëz deri në përmasat e alergjisë, me tendencën e zhvlerësimit të skajshëm.

Presidentja nuk doli nga klisheja e SHIK-ut, i cili investoi propagandë të pakursyeshme për ta ngritur një figurë luftëtari për dy qëllime:
1.- Kundërvënien e luftëtarit Adem Jashari - Presidentit Rugova dhe
2.- Me ngritjen e këtij luftëtari në përmasat e legjendës, qëllimi ishte promovimi si "luftëtarë" e "çlirimtarë" të disa figurave bredharake në Tiranë dhe Evropë, të cilët, në fakt, nuk kishin asnjë lidhje me luftëtarin Adem Jasharin, madje ishin kundërshtarë të tij dhe nuk ishin as pjesë e luftës!

Prekazi mund të përmendet si masakra më e madhe familjare, e bërë ngeshëm dhe shumë dhimbshëm, për shkak të ngujimit në shtëpi të burrave të armatosur dhe të uniformuar. Përndryshe, masakra më numerike ka pasur edhe në mjedise tjera të Kosovës.
IDRIZ ZEQIRAJ:ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK Atifete-jahjaga-me-ilir-deden.jpgkosovo-president-atfete_Jahjaga-7
"Rruga e Kombit ka qenë kërkesë e hershme e popullit tonë", - thotë presidentja Atifete! Pasaktësi e qëllimshme e zonjës presidente, kur dihet botërisht se parashikimi dhe kërkesa e parë është bërë nga Presidenti Rugova, madje kur të tjerët zgërdhiheshin me këtë plan-projekt, përfshi këtu edhe ndonjë akademik inatçor e shpirtzi. Mos, vallë, kaq kujtesë të dobët ka presidentja jonë partiake?!
Në një prononcim përkujtimor presidentja Atifete Jahjaga përmendi faktorët që sollën NATO-n në Kosovë, duke e heshtur Presidentin Rugova!!? Por, të dy burrat botërorë, të cilët dhanë viston për fluturimin e apaçëve bombardues në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi: Bill Clinton dhe Tony Blear, me rastin e vizitave të tyre në Kosovë, fjalimet e tyre i kanë filluar me referencën për Presidentin Rugova, me lutjen e Tij të madhe, urtake e përvuajtëse: "Ndihmojeni popullin tim, të rrezikuar me asgjasim fizik". Dhe, pranimin e kësaj lutjeje të madhe, të dy burrat më të fuqishëm të botës, e shpërfaqen edhe njëherë zëshëm në sheshet e Prishtinës, në sallën e Parlamentit të Kosovës, si thirrje shqetësuese: "Mos harroni shpëtimtarin e Kosovës; mos harroni shtetbërësin e Kosovës - Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugovën"!
Paraardhësi i saj, Pacolli, ishte mjaft i rrëmujshëm në deklarime. Në vizitat e bëra, në marsin e parë si president, ai "harroi" edhe heroin numër një të Kosovës, Sali Çekaj, të rënë në luftën ballore, por, ama, ishte i vetëdijshëm se Presidenti Rugova nuk mund të anashkalohet në asnjë rast e rrethanë dhe se është figurë e parë e Kosovës, madje për të gjitha kohërat dhe krenohej e zotohej për ta vazhduar rrugën dhe filozofinë rugoviane.
Dihet, 12 qershori 1999 është dita e çlirimit për tërë Kosovën. Rrejshëm e krejt panevojshëm kanë filluar të kremtohen, në qytetet e ndryshme të Kosovës, edhe ditë të tjera, kinse ditë çlirimi, një apo dy ditë para apo pas 12 qershorit 1999! Kjo bëhet për t`u promovua disa "komandantë" të UÇK-së të SHIK-ut, të cilët, në vend që të luftonin pushtuesin, ngujonin shqiptarët në në burgjet e improvizuara rurale, kinse të dyshimtë në sjellje e raporte me armikun, shumë prej të cilëve nuk janë parë më në jetë.
Për gjatë kohë është menduar se këto burgje populloheshin vetëm me kuadro dhe anëtarë të së djathtës. Por, më vonë u mësua se nuk janë kursyer as të majtët. Shembujt janë numerikë, por, këtu po përmendim me emër kuadrotë e LPK-së: Behaudin Hallaçi dhe Shaban Shala, të cilët, pikërisht në njërin nga këto burgje "humben pa nam dhe pa nishan!" Edhe Ismet Jashari, komandant Kumanova, atë fat ka pasur, edhepse ishte kuadër i parë i burgut të Kleçkës! Ndërkohë që për të bërë tymnajë me tragjikën e tij, vrasëtarët oranizonin demonstrime për të ngritur shtatoren e tij në një lokacion në Prizren, ku binte ndesh me planin urbanistik të qytetit.
Zonja presidente vazhdon të jetë konseguente në harresën e qëllimshme të Presidentit Rugova. Ajo është e njëtrajtshme në anashkalimin e Tij, madje edhe atëherë kur rasti e pamundëson këtë, siç është 12 qershori, dita e çlirimit të Kosovës nga miqtë e dr. Rugovës.
Emërtesa President Historik, është e bazuar mbi një kontribut enormë të dhënë nga dr. Rugova për lirinë e popullit të Kosovës. Dhe, në saje të këtij kontributi faktik është bërë vlerësimi dhe është aprovuar nga populli shqiptarë, madje jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj. Këtë të vërtetë absolute hezitojnë marrëzishëm ta pranojnë ndoca halabakë komunistë në numër të papërfillshëm.
Në përkujtimin e përvjetorit të 12 qershorit të sivjem, dita e çlimit të Kosovës nga NATO-pakti, ndodhi ajo që pritej: alergjia e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga u shpërfaqë shëmtueshëm, duke mos e përmendur fare sinonimin e çlirimit, sinonimin e lirisë të Atdheut, Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugovën. Presidentja aktuale rezulton më shumë se partiake, me nder SHIK-ase.
Bujshëm u denoncua përpjekja për ta atentatuar, madje dy herë radhazi, Presidentin Rugova. Presidentja aktuale heshti si peshku, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ne nuk e akuzojmë zonjen Jahjaga për vrasjen e bashkëpunëtorëve, oficerëve dhe ushtarëve të Presidentit Rugova. Por, ajo është bërë e pambrojtshme me përkujdesjen e vazhdueshme për ta shtuar elektoratin e partisë në pushtet, e cila identifikohet pikërisht me vrasjet e ushtarëve politikë dhe luftarakë të Rugovës, duke bërë kalkulime qartësisht të lexueshme.

Manifestimi përkujtimor në prill të këtij moti, në Kosharën e Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe të Rrustem Berishës mer shokë, dëshmoi bindshëm se presidentja Jahjaga ka vartësi totale nga partia në pushtet. Mungesa e saj në këtë ceremoni, ndonëse ishte ftuar nga organizatorët, oficerët heroikë të Kosharës, të cilët, me rezistencën e tyre të pashoqe, legjitimuan luftën e Kosovës. Lidhjet familjare që ka presidentja me Sali Çekajn, duhej të ishte një arësye më shumë për pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni përkujtimore.

"Abandonimi" i saj në favor të kryeministrit, duke e marrë ai rolin e patronatit, ishte një kinezëri e cinizëm i skajshëm, sepse fletë-arresti i parë për arrestimin me qëllim likuidimi, është lëshuar pikërisht për ushtarakun Sali Çekaj nga ata që sot bëjnë sikur e vajtojnë!
Është përjashtuar arbitrarisht nga puna Komandanti i Kosharës, Rrustem Berisha, pse nuk pranoi librezën e partisë të krimit dhe të korrupsionit dhe megjithatë asnjë reagim për këtë turp e krim kombëtar nuk është bërë nga presidentja jonë!? Dhe, megjitatë, ajo ka fytyrë të flasë për Kosharen, për 12 qershorin, për çlirimin e Kosovës!?

Qeverisja më e keqe "prej se ka mbi lisi"

Infuzioni sistematik që presidentja i jep partisë në pushtet, do të përligjej, në një masë, nëse qeveria e kësaj partie do të ishte ideale. Por, pavarësisht reklamës të zgjyrosur që i bën ekipit qeveritar kryeministri përlavdëraç dhe krejt i papërgjegjshëm e aspak serioz në deklarimet e tij paushalle dhe pa fije mbulese, qeveria aktuale është më e keqja që nga mbretërimi i Romës, Bizantit, Perandorisë Turke dhe sundimet e tjera. Ka thyer çdo rekord në krimin e organizuar politik, thjesht, vrasje masive mafioze prapa shpine të shqiptarëve, për ta marrë pushtetin me dhunë; ka vjedhur e plaçkitur, dje dhe sot, pasuritë e Kosovës, në mënyrën më barbare, herë ilegale dhe më shumë legale, siç janë tenderët dhe privatizimet e ndërmarrjeve publike dhe të pasurive të tjera të Kosovës. Hiç më pak kriminal nuk është as Parlamenti i sotëm i Kosovës, i mbushur me vrasës faktik dhe hajna klasik. Qëllueshëm e tha një analist i njohur se "pushtetarët aktualë të mos e qajnë Ali Podrimjen, i cili e dha shpirtin për popullin e tij, por ta qajnë veten që ia morën shpirtin këtij populli".
Kjo qeveri vazhdon të bëjë krimin e madh, duke e falur në paqe atë që NATO-ja e fitoi me luftë, duke e çliruar Kosovën. Lëshimet e bëra në vijimësi Serbisë kriminale, si rrjedhojë e presionit, të shantazhit nga miqtë e saj ndërkombëtarë, duke përfituar nga dosjet voluminoze për krimet seriale të politikëbërësve aktualë, ndonëse kanë ekzekutuar kundërshtarët politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës, në dritë dhe në errësirë, kanë vënë në luhajë edhe vet pavarësinë e Kosovës.
Pushtetarët aktualë po i gëzohen fundit të pavarësisë të mbikëqyrur, edhepse një pjesë e territorit mbetet i pushtuar. Dhe, marrja e këtij territori duket e pashpresë, madje në kohë të pacaktuar, për arsye logjike - raporti i forcave me pushtuesin vazhdon të jetë katastrofal për Kosovën. Dhe, duke e vjedhur zyrtarisht e kriminalsht shtetin tënd, as që mund të arrihet ekuilibri i forcave me pushtuesin.
Por, kjo nuk i shqetëson pshtetarët tanë keqas të inkriminuar në krimin politik dhe ekonomik. Çfarëdo shteti ligjor do t`i dënonte meritueshëm. Dhe, nëse gëzimi i pushtetarëve për heqjen e mbikëqyrjes të pavarësisë është i natyrshëm, gëzimi për popullin është paradoksal, i marrëzishëm, sepse asgjë nuk do të përfitojë, përveç se varfërisë të skajshme, cinizmit të vrazhdët, plumbave dhe dajakut të bandës të kuqe majtiste - staliniste. Mëkat për këtë popull mjeran, me një kujtesë tejet të dobët historike. A nuk ishin këta pushtetarë të sotëm shefa të Qeverisë të Përkohëshme të djeshme, të kompozuar në vilën nr. 31 të Bllokut të Tiranës, në pranverën e vitit 1999?!!
Bilanci fatal, për t`ua pasur zili edhe kmerët e kuq: 600 shqiptarë të listuar të vrarë në pusi e prapa shpine brenda pak muajve. Mijëra shqiptarë të rrahur, të maltretuar, të terrorizuar, të shantazhuar individualisht dhe familjarisht. Në shenjestër, në krye të listave emërore ishin kuadrotë e LDK-së, përfshi këtu edhe Presidentin Rugova, profesor Fehmi Aganin, Sabri Hamitin, Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Smajl Hajdarin, Tahir Zemën... Nën çjerrjet histerike se "ne jemi UÇK-ja", "ne e çliruam Kosovën" dhe broçkulla të tjera mburravece, filluan uzurpimet e pasurive shtetërore, shoqërore dhe private, duke ua nxirë faqen edhe atyre që, vërtet, ishin angazhuar në luftë me idealin e madh të lirisë. Pushtetarët tanë po ngrisin kulla e vila-pallate, me lekë të hajnisë zyrtare dhe reketit të përgjakur, për fëmijtë e tyre, në vend që të mendojnë për lirinë, sigurinë dhe të ardhmen e tyre.
Opozita, kryesisht e djathta e Kosovës po e bën lojën e vrasësve të saj, në vend që të kërkojë protektorat nga një shtet i fuqishëm ligjor dhe ekonomik, p.sh. Amerika, Anglia, Gjermania..., për ta konsoliduar shtetin e Kosovës, i cili, kështu siç është, gjithçka mund të jetë, por vetëm shtet i mirëfilltë jo. Prania konglomerate ndërkombëtare, me burokracinë e saj klasike, UNMIK-u dhe EULEX-i, ishte kohë e humbur për Kosovën. Neutraliteti i tyre i deklaruar për statusin e Kosovës, mosmarrja e asgjëje përsipër, ishin fataliteti ynë i tejzgjatshëm.

Atë çfarë e tha në një intervistë në KTV, vajza e zgjuar e heroit Jusuf Gërvalla, Donikë Gërvalla se Gjermania është e zhgënjyer në kastën - bandë politike të Kosovës dhe se është e penduar për njohjen e pavarësisë të saj dhe po të ishte mundësia, do ta zhbënte këtë njohje. Dhe, kur Gjermania, mike tradicionale e shqiptarëve, sëbashku me aleatët e saj Austro-Hungarinë dhe Italinë, e gatshme të hynte në luftë me grupimin armik të shqiptarëve: Rusinë, Anglinë, Francën, Serbinë, për Pavarësinë e Shqipërisë, më 1912, shpërfaqë pendesën e njohjes të Kosovës si shtet, vallë, çfarë mund të mendojnë shtetet tjera evropiane, tejet të dyshimta, dje dhe sot, për mirëdashje ndaj kombit tonë?!? Shqiptarët e Kosovës duhet të turpërohen pse i bëjnë hyzmetin kësaj katandije me votën foshnjore të tyre.

Si është e mundur të bëhet shteti ligjor, kur që nga kryetari i Parlamentit, kryeministri dhe e gjithë administrata e, herë-herë, edhe ndoca shefa të opozitës, për të mos folur për një turmë akademikësh dhe intelektualësh, paragjykojnë vendimet e drejtësisë, duke i nxjerrur turmat në rrugë, për të mbrojtur krimin dhe kriminelët!?! Dhe, kur këtë e bën kupola e shtetit, çfarë shteti është ai?!

Kaq larg ka arritur degjenerimi dhe legenizimi i njeriut shqiptar, sa që nipi i kryetarit të LDK-së të komunës të Skënderajit, Idriz Rrecajt, i likuiduar nga bandat e kuqe, avokat Tahir Rrecaj i mbron këto banda vrastare të xhaxhait të tij! Të njëjtën gjë bëri edhe një zonjë e LDK-së, vite më parë, në mbrojtje të bandës kriminale të Llapit. Megjithatë, LDK-ja e heshti rastin, në vend që ta përjashtonte, të paktën, nga strukturat drejtuese të partisë.

Familja Rugova - familje simbol e Kosovës
IDRIZ ZEQIRAJ:ALERGJIA E PRESIDENTËS PËR PRESIDENTIN HISTORIK 9_jpg
Kosova ka shumë heronj. Por, ka vetëm një familje simbol. Dhe, kjo është Familja Rugova. Andaj, çdo vizitë, në raste përkujtimesh kombëtare, duhet nisur pikërisht nga Familja e Parë, nga Familja Simbol.
Këtë kod moral, zonja presidente, e keni shkelur keqas dhe reagimi i mediave, edhepse shumica janë në pronësi të kundërshtarëve të Presidentit Rugova, ishte i drejtë. Mendoj se nuk duhej ta prisnit këtë vërejtje, duhej të ishit kujtuar vet më parë. Dhe, kjo nuk është assesi harresë, sepse Ju edhe renditjen e figurave kontribuese kombëtare e sakatoset, duke cituar ushtarin para komandantit, qytetarin para Presidentit. Të njëjtën gjë e bëjnë, artificialisht dhe qëllimshëm, kundërshtarët xhuxha të Presidentit Rugova. Bilëz, vegla qorre e Paskal Milos me shokë, Jakup Krasniqi, njëri nga sabotuesit e vrazhdët e luftës për liri, nuk ka fytyrë t`ia përmend as emrin.
Mandati i deritanishëm nuk është edhe aq premtues. Urojmë për pavarësi mendimi dhe veprimi! Urojmë për këndellje, zonja presidente!

Konturet e të keqes po përvijohen vrazhdas në mendësinë e dyshimtë të presidentes tonë, të emëruar ad-hoc. Presidentja Atifete i ikën emrit të Presidentit Rugova "si djalli nga temjani"! Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova e duan, e vlerësojnë dhe e adhurojnë milionat e shqiptarëve, anekënd botës, si Shqiptarin më të madh; si çlirimtarin e Kosovës, si themeluesin e shtetit të Kosovës, të cilin vazhdojnë ta zhbëjnë pushtetarët profiterë, bashibuzukë dhe injorantë të sotëm. Andaj, pak rëndësi ka simpatia apo antipatia e presidentes emrake partiake të Kosovës. Por, e keqja e madhe qëndron në atë se kujt i duhet një presidente që politikën e bën me suflerë?!!

Korrik, 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi