Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Shko poshtë

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos Empty Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:42 am

Letër e hapur zotit Joška Broz, nip i Titos

LULET RRITEN MË SË MIRI

ATY

KU KA PLEH MË SË SHUMTI!

"Shrëder i ka kërkuar falje Rusisë për vuajtjet

e shkaktuara nga regjimi nazist
Moskë, 9 maj - Kancelari gjerman Gerhard Shrëder i ka kërkuar falje Rusisë për vuajtjet e shkaktuara nga regjimi nazist dhe aleatët e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një intervistë dhënë gazetës "Kosmomolskaja pravda", udhëheqësi gjerman tha se asnjë vend s'e ka paguar aq shtrenjtë çmimin e fitores ndaj Gjermanisë së Hitlerit, sikurse popujt e Bashkimit Sovjetik."



Mr. sc. Kadri Mani



Zotni Joška Broz, i lexova materialet nga përkujtimi i të ndjerit Tito, me rastin e 25-vjetorit të vdekjes, të botuara te B92, Beta, ku edhe ju merrnit pjesë te "Shtëpia e Luleve" dhe, mbase me njohuritë tuaja të kufizuara dhe nga ndikimi e rrethit të nostalgjikëve panegjirikë, po e përkrahnit gjyshin tuaj të ndjerë.

"Vizitorë nga të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë, që nga orët e hershme të mëngjesit, shkojnë në Shtëpinë e Luleve dhe përkujtojnë 25-vjetorin e vdekjes të Titos! Me këtë rast unë ia kam shkruar një letër të hapur nipit të Titos, Joška Broz... Për këtë sot po shkruan edhe gazeta:"Schaffhauser Nachrihten":

Dy maqedonë, Stojanče Kostovski iz Krive Palanke, anëtarë të Shoqatës qytetare "Josip Broz Tito" nga Shkupi, është nisur me bashkëudhëtarin e vet në rrugën e gjatë 463 kilometra 20. prill (2005). "Kjo është ideja ime, sepse pikërisht 25 vjet sot na ndajnë nga vdekja e ti. Dëshirova që në këtë mënyrë të veçantë ta nderoj komandantin suprem Josip Broz Titon", ka thënë Kostovski".
Pavarësisht që nuk ju njoh dhe as di për ty asgjë: as për moshën e as për shkollimin, e kam për detyre që të jap ca shënime të shkurtëra për veten time, që ta dini se me kë keni të bëni, pa pasur nevojë të bredhëritni e të pyesni lart-poshtë: quhem Kadri Osmani-Mani, i lindur më 23.1.1937, në fshatin Makresh i Poshtëm, komuna e Artanës, -ish- Novobërdë, i martuar, baba i tre fëmijëve të rritur e të rregulluar, i dënuar politikisht me 25 vjet burgim, prej të cilave i kam vuejtur 17 vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë-Mitrovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish,-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubkjanë. Jam liruar nga burgu i Nishit në korrik 1991. Në ato 11 burgje, kam biseduar me 11 drejtorë, 11 zëvedësdrejtorë, me dhjetra "edikatorë" dhe me qindra gardianë. Pashë zotin. Bre zoti Joška, a është zor vetëm të numrohen ato burgje dhe ata persona, e lëremë të përjetosh shantazhet e torturat më çnjerëzore 17-vjeçare, nën regjimin e Gjyshit tënd aq të mirë për ty!?!

Dorën në zemër, megjithatë, regjimi i Titos ka qenë, në një ndërkohë, shumë më i mirë nga regjimi i Causheskut në Rumani dhe më i mirë sesa regjimi i Enverit në Shqipëri: Tito-(në një etapë kohore) ishte liberal, e këta dy socialistë ortodoksë!! Dhe na vie keq që edhe Enveri dhe enveristët nuk e pësuan fatin e Causheskut me kompani; ama edhe Titoja me gjak e nisi dhe me gjak e bitisi!!

Po të këshilloj, zotni Joška, të lexoni literaturë nga Masakrat e Tivarit, ku do të mësoni se Gjyshi yt aq i mirë për ty, i ka pasur duart të lyera, deri në bërryla, me gjakun e shqiptarëve:

Zotni Joška Broz, isha pajtuar deridiku me ju, se Titoja kishte një regjim të mirë midis socializmit e kapitalizmit, ishte një ndërkohë, pas masakrave të pasluftës dhe pak përpara vdekjes e përpara shpartallimit të Jugosllavisë të Versajës, të asaj sajese artificiale-inekzistente. Ama Titoja ka gabuar aq sa ishte i rëndë, se ne shqiptarët...nuk ishim "sllavë", apojo!? Paçka se edhe ne, nga zori, do ta kishim theksuar flamurin tuaj trengjyrësh dhe do ta kishim kënduar himnin tua: Hej slloveni!- ama me buzë e me fyt, po kurrën e kurrës me zemër! Poashtu ka pasur disa poetucë "shqiptarë" që edhe do t`i kenë kënduar Titos në vjershat e veta, në bejtet e veta, për shkaqe karrieriste; ama masa shqiptare, populli ynë liridashës, e ka urrejtur atë Kryetar dhe atë Shtet sikur që urrehen okupatorët e urryer.

Zotni Joška Broz, mësoje historinë mbarë, për shëndetin tënd mendor e mos u çorodit, që nesër të të urrejnë edhe fëmijët tuaj. Flamuri shqiptar është dyngjyrësh, kuq e zi, himni ynë është shkruar nga poeti ynë, Asdreni, emrin e të cilit me krenari bartin shumë fëmijë shqiptarë dhe shumë shkolla. Ja, po ta shënoj vetëm titullin dhe dy strofat e para:



BETIMI MBI FLAMUR

(Himn atdhetar)


Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshirë e një qëllim,

Të gjithë atij duke iu betuar

Të lidhim besën për shpëtim,

Prej lufte veç ai largohet

Që është i lindur tradhëtor,

Kush është burrë e nuk frikohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!


Në dorë armët do t`i mbajmë

Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,

Të drejtat tona ne s`i ndajmë;

Këtu armiqtë s`kanë vend.

Se Zoti vetë e tha me gojë;

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

.....................................


Nga Himni ynë, duhet të konkludosh edhe ti, se gjyshi yt, Tito, thënë me fjalët më të buta, për etikë ndaj personit të ndjerë, ka qenë daltonist dhe s`ka pas mundësi të bëjë dallimin midis tri ngjyrave dhe dy ngjyrave!?! Ose e ka nënçmuar historinë dhe popullin shqiptar!?

Andaj, sllavët edhe më tutje le të vrapojnë në maratonë, le të vajtojnë me aleluja e me kukulele, sikur qyqet e kuajt dhe pelat hergjele!!!


Si e kam e pasur në plan që Titos plak t`i bie shuplakë!?


Isha në burgun e Mariborit, kur Tito pati ardhur në Maribor! Një gardian që më pati dërguar te mjeku, ma pati tërhequr vërejtjen që të mos "tentoj diçka, se ka urdhër të më qëllojë!" Njëherë u hutova, pse ato kërcënime të pazakonta?- ama frik më ra ndër mend se Titoja ka ardhur në Maribor! U ktheva nga mjeku dhe fillova të shëtitem nëpër qorrkë, duke shestuar plane: m`u kujtua që një bashkëvendësit tonë, të ndjerit Jusuf Beqiri nga fshati Kolaj i Gallapit, kishte qenë në Beograd te Titoja, dhe gjatë pranimit Titoja, për një mend a për të qesh, ia kishte dhënë një shuplakë!?

Fillova të marr masat: po erdhi në burg-(Titoja ka qenë i burgosur në burgun e Mariborit, dhe thashë me vete se i teket e vjen?), dhe vetëm por të më afrohej, flakëpërflakë do t`ia krisja një shuplakë!! Dhe u gëzova që nuk erdhi, se ata të pamend, do të më pushkatonin në vend! Pikërisht kështu ia pata kërcitur shuplakë edhe drejtorit të burgut të Mitrovicës!

Prandaj, o zotni Joška Broz, konsultohu me kë të duash ti, por unë nga ana ime po të këshilloj të shkosh te Kryetari aktual i Kroacisë, tek Zotni Stipe Mesiç dhe në mos më besosh mua, le të të shpjegojë ai, për punën e Gjyshit tënd?- dhe vendosni edhe për diçka: a do t`iu kërkoni, të paktën, falje shqiptarëve..., sikur zotëri Shrëder rusëve?- po dëmet e luftës?


vijon


Edituar për herë të fundit nga Epirotarum në Tue Dec 16, 2008 3:54 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos Empty Re: Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:43 am

Čitulja za Tita 4. maj 2005.

Izvor: B92, Beta, index.hr Podgorica, Beograd -- Pre tačno dvadeset pet godina umro je Josip Broz Tito, a tu godišnjicu obeležili su u Beogradu građani iz cele bivše Jugoslavije.

Posetioci iz svih republika SFRJ od ranog jutra dolaze u Kuću cveća da odaju počast Josipu Brozu. Titovi poštovaoci stigli su autobusima iz Zagreba, Bjelovara, Skoplja, Tuzle, Banjaluke i drugih gradova SFRJ, a dva Makedonca su 13 dana hodala do Beograda da bi odala počast Titu. Stojanče Kostovski iz Krive Palanke, član Udruženja građana "Josip Broz Tito" iz Skoplja, krenuo je sa svojim saputnikom na put dug 463 kilometra 20. aprila(2005). "To je moja ideja jer je danas 25 godina od njegove smrti. Želeo sam da odam posebnu počast vrhovnom komandantu Josipu Brozu Titu", rekao je Kostovski.

Titov unuk Joška Broz smatra da veliki broj posetilaca iz bivših republika pokazuje da vlada nostalgija. "Narod je shvatio da je ono bilo pravo vreme, a da je ovo sve farsa kako danas živimo. Nemamo više ni državu, nemamo granice, himnu, zastavu, nemamo ništa", rekao je Joška Broz. "Ona Jugoslavija će se vratiti. Možda ne menjanjem granica, ali sigurno međuljudskim odnosima i nekim ekonomskim povezanostima", kaže on. Joškin sestrić Ivan Žikilić takođe je došao da oda počast svom pradedi, a sa sobom je poveo i kćerku Taru.

Kao i svake godine, u obilazak Titovog groba došli su i članovi Društva antifašista iz Zagreba. "Poštujemo lik i delo druga Tita i žao nam je što ga nema i što ne živimo kako smo živeli", kaže jedna od članica društva. Devetnestogodišnjak, koji je stigao sa zagrebačkim udruženjem, kaže da je došao da da podršku drugu Titu zbog pogrešnog tumačenja istorije. "O Titu sam saznao kroz priču roditelja i dece. Kroz naše školovanje i socijalizaciju njegova uloga se pogrešno tumači. To treba ispraviti", rekao je on.

Poštovaoci Tita pristigli iz Vrbasa kažu da je za vreme Tita bilo lepo i da su postojale normalne društvene vrednosti. "Mnogi idu u manastire i crkve, a ja sam došao ovde da nađem neki mir i da sutra budem stabilnija ličnost nego što sam u ovo vreme danas", kaže jedan od Vrbašana.

Mirko Raca, predsednik Društva "Josip Broz" iz Banjaluke, rekao je da je Tito tvorac svih lepota življenja na Balkanu. "Mi danas lutamo, tumaramo, iako nam je on pokazao puteve i ciljeve. Tumaramo zajedno sa Evropom i planetom jer nema savesti čovečanstva koja bi nas usmerila", kaže Raca.

Ispred muzeja "25. maj" prodavani su bedževi i majice s likom Josipa Broza, ali i bronzana Titova bista za 250 evra. Prošle godine poštu Titu odalo je oko 32.000 posetilaca, dvostruko više nego prethodne.



Obeležavanje u bivšim republikama SFRJ


Polaganjem cveća i paljenjem sveća ispred spomenika Josipu Brozu Titu, u Kumrovcu je obeležena 25. godišnjica smrti predsednika nekadašnje SFRJ. Predsednik Saveza antifašističkih boraca Krešimir Piškulić rekao je pred obnovljenim spomenikom Brozu, koji je oštećen krajem decembra prošle godone u podmetnutoj eksploziji, da se "spomenici mogu rušiti, ali se ne može srušiti delo druga Tita".

Piškulić se pred oko 300 okupljenih poklonika lika i dela Josipa Broza Tita osvrnuo i na izjave objavljene ovih dana u hrvatskim medijima da su se u Hrvatskoj vodila dva domovinska rata. "Nisu se vodila dva domovinska rata, nego dva antifašistička. Prvi je bio narodnooslobodilački, a drugi domovinski", kazao je Piškulić.

Poštovaoci Josipa Broza u sredu će u banjalučkom kultnom kafiću 'Vox' (kojega je vlasnik Dragiša Brnić još pre pet godina pretvorio u svojevrsni muzej Titovih poprsja, velikih portreta, štafetnih palica i knjiga o pokojnom predsedniku) popiti besplatno piće "za pokoj Titove duše", najavio je Brnić.

----------------

ALTMAN: VARIANTI MË REAL “UNIONI TRESH” SERBIA, MALI I ZI DHE KOSOVA | 01:05 | B92

Beograd -- Dr Franc-Lotar Altman gjerman, shef i grupit hulumtues për Ballkanin Perëndimor në Institutin për politikë ndërkombëtare dhe siguri nga Berlini, dhe një nga ekspertët për Ballkan mendimi i të cilit respektohet edhe në qarqet profesionale dhe politike, për të përditshmen “Politika” të Beogradit për zgjidhjen më reale të “nyjes së Kosovës” është shprehur: “Sipas vlerësimit tim, varianti më real është “unioni tresh” i Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës, bashkë me obsionin që secila prej tyre mundet, më vonë, të dalë nga një bashkësi e këtillë. Edhe kjo, pra është një lloj i zgjidhjes së përkohshme, mirëpo kjo e bën të mundur që në ndërkohë të sigurohet siguria personale e serbëve dhe e popullsisë tjetër joshqiptare, pronat e tyre dhe trashëgimia kulturore në Kosovë, të përforcohet decentralizimi (përkatësisht kompetencat të përcillen në pushtetin lokal) dhe, më në fund, të gjallërohen veprimtaritë ekonomike dhe të fillojnë reformat socialo-ekonomike, pa të cilat, të kemi të qartë, nuk do të munden të arrihen standardet e kërkuaras”.
----------

PATRIARKU PAVLE E KA PRANUAR DRASHKOVIQIN | 21:56 | Tanjug

Beograd -- Patriarku Pavle e ka pranuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të SMZ, Vuk Drashkoviqin, është kumtuar nga kabineti i ministrit. Drashkoviq e ka njohtuar patriarkun me aktivitete diplomatike për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe për ruajtjen e saj në kornizën shtetërore të SMZ në pajtim me Kartën e KB dhe me Rezolutën 1244 të KS, thuhet në kumtesë.
-------------

VUKOVIQ: TË ZVOGËLOHEN KOMPETENCAT E SMZ | 17:39 -> 21:17 | B92

Podgoricë -- Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëave, Miodrag Vukoviq ka thënë që kompetencat e politikës së jashtme të SMZ duhet të zvogëlohen. Vukoviq ka thënë që është e nevojshme që edhe Serbia ta formojë MPJ të vet. “Në kompetenca të ministrit të Punëve të Jashtme të SMZ, Vuk Drashkoviqi duhet të mbetet vetëm bashkëpunimi me Hagën dhe obligimet ndaj institucioneve tjera ndërkombëtare”, ka thënë Vukoviq për “Veçernje novosti”. Ai ka thënë që ekzistimi i Ministrisë së SMZ për marrëdhënie ekonomike me botën e jashtme dhe i Ministrisë së SMZ për punë të brendshme ekonomike e humb çdo kuptim sepse për tetë muaj Mali i Zi do ta rrumbullakësojë statusin e vet shtetëroro-juridik. "A do të jetë ajo ndarje me marrëveshje me Serbinë ose përmes referendumit, ky është problemi më i vogël”, ka thënë Vukoviq.
-----------

NOVICKI: POPULL PA TË DREJTA DHE SHTËPI | 17:37 -> 21:17 | SËRNA

Prishtinë -- Avokati i popullit për Kosovën ka pohuar se romët e Kosovës më se katër vjet po qëndrojnë në kampet e refugjatëve në veri të Kosovës. Marek Antoni Novicki ka paralajmëruar se me mijëra romë jetojnë në vendbanime të improvizuara, në të gjitha kushtet kohore. “Vetëm uji i rrjedhshëm në këto kampe vjen nga ventilët e prishur”, pohon Novicki, bëri të ditur "Koha ditore".
------------------

KRYEBASHKIAKU I MOSKËS E KA MBËSHTETUR PAVARËSINË E MALIT TË ZI | 17:38 | B92

Beograd -- Kryebashkiaku i Moskës, Jurij Luzkov është përpjekur të enjten në Podgoricë për pavarësinë shtetërore të Malit të Zi. Ne i mbështetsim përpjeket e Malit të Zi për pavarësinë dhe në këtë kontekst e çmojmë rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik i cili ekziston midis Malit të Zi dhe Moskës”, ka deklaruar Luzkov pas bisedave me kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviq.

----------------

SIMIQ: UNË JAM DUKE U PËRPJEKUR TË MËSOJ SE KU ËSHTË NDALUR PROCESI I PROCEDIMIT | 17:36 | B92

Beograd -- Në emisionin “Kažipërst” në Radio B 92 Jovan Simiq këshilltar i presidentit serb, Boris Tadiqit për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, ka thënë se katër gjeneralët (Pavkoviqin, Lazareviqin, Lukiqin dhe Gjorgjeviqin) aktakuza i rëndon për krime të ndryshme që kanë bërë vartësit e tyre në Kosovë: dhunime, vrasje, plaçkitje, përndjekje. Simiqi ka bërë pyetje: “ A ka dëshmi se ata njerëz e kanë ditur, se kanë mundur të dinë dhe a kanë ndërmarrë diçka kur kanë dëgjuar? Unë e di me siguri, se rreth 800 e më shumë denoncime penale i ka paraqitur policia kundër autorëve të drejtpërdrejtë për krimet në Kosovë ndaj civilëve... Për krime ndaj civilëve. Domethënë, nuk po flitet për luftën. Nuk ekziston asnjë aktakuzë në Hagë se dikush është akuzuar për shkak se në luftë e ka vrarë dikë. Këto janë të gjitha krime ndaj civilëve...''I pyetur nga gazetari pse kjo nuk është proceduar në Serbi, Simiq është përgjigjur: “Po, është proceduar. Është proceduar, por diku është ndalur. Unë tani jam duke bërë përpjekje që të mësoj se ku është ndalur... Shikojeni Prokurorinë... Pushteti, kushdo që të jetë. A ka qenë ai ministër i policisë, a ka qenë ai ministër i drejtësisë, a ka qenë ai kryeministri, unë këtë nuk e di. Me rëndësi është që, ai mataerial diku gjendet, askush nuk ka arritur ta gjejë. Nga ana tjetër, kur i kemi në Prokurorinë e veçantë për krime të luftës rastet ku bëhet fjalë për 46 gra dhe fëmijë të vrarë, të therrur, me koka të prera. Unë për momentin nuk i di hollësirat e sakta. Këtë askush nuk e ka proceduar. Kurse ju tani pritni të them: jo, nuk ka pasur krime, ose të mos kufizohem nga ai krim, ose të them: Nuk ka gjë, unë këtë nuk do ta gjykoj. Kjo duhet të gjykohet. Ata janë civilë, pa e marrë parasysh cilët janë. Edhe për civilët gjithnjë është fjala në aktakuza, e jo për veprimet e luftës – mbrojtjen e karakterit serb në Kosovë dhe ku të di unë për çka - por a ka dhunuar apo jo dikush, a ka vrarë apo jo dikush. E shihni se si është përmendur ky rrëfim: janë dhunuar tetë gra dhe janë hedhur në pus. Është pyetje a është kjo e vërtetë, siç është rasti i ‘Raçakut’, por duhet ta hulumtojmë, e do të shohim a është e saktë apo jo. Nëse është e saktë, ata janë kriminelë të zakonshëm. Ata nuk janë heronj të popullit për liri. Kur dikush e vret gruan dhe fëmijën, për mua është kriminel. Kjo madje nuk bën pjesë as në krim të luftës, përveç nëse nuk ka qenë në kontekst luftarak. Për këtë që tani po flas unë, pak e kam zgjeruar, kjo ka qenë pas luftës dhe kjo nuk mundet të hyjë në krim të luftës. Nëse këtë e ka bërë dikush gjatë luftës, atëherë ky, në fakt, ka përgjegjësi më të madhe, prandaj edhe quhet krim i luftës. Edhe ne, në vend që ta hulumtojmë këtë, drejtpërsëdrejti, ne flasim: kjo është për shkak se ne kemi luftuar për pavarësi ose të mbetet Kosova. Nuk është e saktë. Ne jemi të akuzuar për shkak se atje disa njerëz kanë bërë gjithçka.”

vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos Empty Re: Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:45 am

-------------
Vranjë -- Siç njofton agjencia Vranje Press, procesi gjyqësor shumëvjeçar i cili sipas padisë private penale të ish-shefit të policisë së Vranjës, Stojan Stojmenoviqit kundër deputetit të deri para pakohshëm republikan të PD nga Vranja, Dragan Janjiqit, në seancën kryesore të fundit (më 17 nëntor) ka marrë një dimension të ri, çka mund të shkaktojë hetime të përfaqësuesve të Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës të bëra në ish-RSFJ nga Haga. Stojan Stojmenoviq ka dëshmuar se shqiptarët duke ikur nga Kosova në Maqedoni i kanë lënë në kufi makinat bujqësore kryesisht traktorët pasiqë nuk kanë pasur mundësi që ta kalojnë kufirin me ta. Sipas fjalëve të tij të gjitha makinat janë deponuar në ndërmarrjen “Poloprodukt” (rreth 200 traktorë atëherë janë sjellë nga Kosova në Vranjë), por kur e kam parë se nuk ekziston mundësia që ata fizikisht të ruhen në një vend në bashkëpunim me MPB, kam vendosur që makinat të shpërndahen nëpër ndërmarrje shoqërore dhe të ruhen me kujdes. Stojmenoviq në seancën kryesore ka deklaruar se aksioni i grumbullimit të traktorëve është bërë me udhëheqësinë e MPB të Serbisë ku udhëheqës i dikasterit për Siguri publike ka qenë gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq, dhe për çdo gjë është informuar edhe Dragan Iliqi, i cili në atë kohë ka qenë në funksion të shefit për kriminalitet i MPB të Serbisë. Deri më tani nuk ka pasur reagime, të shqiptarëve, as informata se a u janë kthyer traktorët të cilët u janë marrë, kështu që shumë gjëra do të sqarohen në vazhdim të gjykimit më 27 dhejtor kur Janjiqi do të paraqesë dëshmi të reja se si dhe kujt i janë ndarë traktorët të cilët kanë qenë në pronësi të shqiptarëve të Kosovës.

------------------------------------

"Ra heshtje. Rreth tyre dëgjoheshin copa bisedash. Van Joviqi e ndjeu veten të huaj në këtë qytezë gri, poashtu të huaj. Edhe në mesin e atyre njerzëve- kolonistë, ndjehej i huaj! Edhe ata sigurisht se ndjeheshin të zhgënjyer dhe të huaj! Këtu çdo gjë ishte e huaj, e largët, dhe e pakapshme, përveç gënjeshtrave. Ato nuk ishin të huaja. Ishin pjesë e atyre që i kishin pjellur me kohë, dhe tani çuditërisht të rritura, të stërholluara në mënyrë shkencore dhe të sjellura nga larg, për t`ua servuar vendasve, kolonëve, nëpunësëve e xhandarëve... dhe në fund, edhe vetëvetes! Për t’u bërë të besueshme gënjeshtrat, ishin falsifikuar dokumente të vjetra, duke filluar nga sundimi i Millutinit, “Regnum Rassia,” e deri të perandoria Nemanjiqe. Edhe miti serb i Kosovës ishte zier në kazanat e gënjeshtrave ruse. Për t`i detyruar shqiptarët t’i besojnë këto gënjeshtra, përdoret kamxhiku, shkopi, burgu dhe plumbi... dhe pastaj të gjitha besohen! Besohen edhe gënjeshtrat e xhandarëve, gënjeshtrat e vojvodëve, gënjeshtrat e mësuesëve dhe të akademikëve... kurse të vërtetat rrinë të fshehura në epikën e tyre legjendare, në dokumentet e huaja, në depot e shumta arkeologjike, të mbuluara nën dhe në tokën e tyre, të fshehura pas veshjeve të tyre mijëvjeçare, dhe të strukura nën plisat e bardhë, si në kullat e ngujimit... gënjeshtrat e kanë radhën për të marrë gjak!"


(Nga romani në dorëshkrim i autorit Muharrem Blakaj)
10. Maj, 2005 21:14 CET

BERLIN
60 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Gjermania ka hapur sot zyrtarisht memorialin në kujtim të 6 milionë hebrejve të vrarë nga nazizmi.
Memoriali i ngritur në Berlin gjendet pranë bunkerit ku udhëheqësi nazist Adolf Hitler, vrau veten në fund të Luftës.
Ky memorial është hapur pas shtyrjeve dhe debateve të shumta se cila do të ishte mënyra më e mirë për të kujtuar viktimat e Holokaustit në Gjermani.
Por ka pasur dhe kritika pasi memoriali i përuruar sot nuk përfshin dhe viktimat jo hebreje të nazizmit

------------------


Diçka tjetër


Reportazhi: Goli Otok


Aty ku tentohet të harrohet e kaluara

Lobi nr 179, 20 Gusht 2004



Goli Otoku, ishulli i vogël në Adriatik, simboli i totalitarizmit jugosllav, i njohur si kamp përqendrimi i Titos, sot është një rrënojë e cila ngadalë po shkatërrohet. Turistët, të cilët vijnë në një numër të madh, me dëshirë që të zbulojnë më shumë për historinë e errët të këtij vendi, shëtisin me mapat e tyre dhe ia qëllojnë se çka është çka. Nuk kanë se kë të pyesin, nuk ka kurrfarë materialesh, e në shtëpizën e vogël në të cilën shkruan "informata", dritaret janë mbyllur me kapakë të hekurt të ndryshkur dhe dryna të mëdhenj. Kroacia planifikon që këtu të bëjë një vend gjahu dhe t`i fshijë gjurmët e këtij vendi të mundimit


Nga Katerina SPASOVSKA


Një diell si në ferr, gurë të bardhë, ferra të zverdhura dhe kudo ndërtesa gjysmë të rrënuara. Dhe turistë. Kjo është fotografia që sot do ta shikoni nëse vendosni të vizitoni Goli Otokun, burgun famëkeq për riedukimin e jobashkëmendimtarëve politik me ish-sistemin socialist. Në tabelën e madhe për mirëseardhje qëndron informata e vetme historike - burgu ka punuar prej vitit 1948 deri në vitin 1988. Në të është edhe mapa e ishullit me shpjegime të shkurtra ku mund të shihni. Përveç kësaj tabele nuk ka kurrfarë informatash tjera për burgun. Ju mbetet vetëm t`ia qëlloni se sa të burgosur kanë qenë të vendosur në diçka më shumë se katër kilometra katrorë në mes të detit.


Ndërsa numri me siguri nuk është i vogël, së paku sipas sasisë së ndërtesave që i shikoni. Menjëherë nga porti ku ju le anija para juve është kompleksi me punëtori - ka pasur dërstile (së paku sipas mbishkrimit të mbetur mbi hyrjen e hapësirës së gjatë të errët), nga makinat e mëdha të ndryshkuara mund të qëllohet se bëhet fjalë për njëfarë reparti prodhues. Këtu është edhe mensa me kuzhinën, ndërsa pak më lart, sipas parullës “Higiena ponos nashe partije“ ("Higjiena krenaria e partisë sonë"), supozojmë se ka qenë një lloj banjo, ku të burgosurit janë pastruar para ngrënies.


Në fillim të këtij kompleksi ende mund të lexohet parulla:


“Mi gradimo Goli Otok – Goli Otok gradi nas! Živio Tito “ ("Ne ndërtojmë Goli Otokun - Goli Otoku na ndërton neve! Rrnoftë Tito".)


Lart, nëpër rrugën e ngushtë të asfaltuar, dielli të djeg pa mëshirë e rreth juve ka vetëm gurë dhe therra. Këtu është edhe baseni i parë prej dy baseneve gjysmëelipsoidë për grumbullimin e shirave. Përderisa nuk e shikoni rezervuarin e madh prej betoni ku ende ka shi. Ky ka qenë uji për të burgosurit, nëse nga bregdeti nuk u kanë sjellë ujë. Në afërsi të këtyre baseneve dhe disi në fund të kësaj kodre është spitali, një ndërtesë e vogël e bukur - e vetmja e shtruar me pllaka mermeri, ndërsa mbeturinat e tyre ende shihen. Tani prej tij përhapet një erë e mbeturinave të dhenve që banorët e Rabit i ruajnë në ishullin bashkë me shportat e bletëve. Prej aparateve më s`ka mbetur asgjë- gjithçka është marrë nga turistët ose peshkatarët nga ishujt e banuar lokalë si memorabile.


Nëse ktheni në anën e majtë të spitalit do të vini deri te guroret ku kanë punuar pjesa më e madhe e të burgosurve. Për ato gurore madje edhe gjeneratat që janë lindur në vitet e 80-ta kanë dëgjuar rrëfime për tmerret dhe punën e mundimshme të kalitjes së gurit nën diell të nxehtë. Mbi vrimën ka një kullë rojtarësh, por duket e pabesueshme se ka pasur nevojë për ndonjë mbikëqyrje më të madhe kur s`ka ku të iket.


Në anën e djathtë të spitalit do t`i shikoni kopshtet dhe mbeturinat e serrave prej xhami, e në fund do të vini deri te porti i dytë i ishullit, i cili është tërësisht i fshehur. Pas tij ka mbeturina nga shtëpia qytetare e cila duket si ndërtesë ku kanë jetuar rojtarët, ndërsa tani vetëm në mbeturinat dhe nëse nuk injorohet era e keqe e dhenve mund të vërehet bukuria e saj.


Dhe pas thuajse dy orëve shëtitje nuk arritëm t`i zbulojmë ndërtesat ku kanë qenë të vendosur të burgosurit, e as që nga ana tjetër pamë mbeturina të grilave. Grilat e vetëm i pamë në afërsi të kuzhinës ku me siguri, gjykuar sipas letrave dhe klaserëve të hedhur, është ruajtur dokumentacioni për gjithë atë që ka ardhur dhe larguar nga ishulli. Në kompleksin e ndërtesave deri te të cilat nuk arritën të vijmë janë kinemaja, furra dhe disa objekte më të vogla prodhuese.


Është e çuditshme që edhe pas aq shëtitjeve në diellin e nxehtë dhe ballët e mbushur me djersë kemi një ndjenjë të pakëndshme sikur ndonjë hije të jetë vendosur në objektet e rrënuara, e nuk ka se kush ta tregojë rrëfimin e saj. Ndoshta askush as që do ta tregojë, por do të mbetet vetëm e shënuar nëpër librat, ndërsa mbeturinat e këtij monumenti të së keqes do të zhduken.


Qeveria kroate mendon se ky ishull dhe ai fqinj, Sveti Gërgur, i cili deri në vitet e 60-ta ka qenë burg për femra, t`i shndërrojë në vend gjahu. Ndërtesat të rrënohen, ishulli të pyllëzohet dhe të mbushet me drerë dhe derra të egër. Sikur dëshirohet të fshihet çdo kujtesë nga e kaluara. Sveti Gërguri tashmë është i tillë. Për historinë e tij tani dëshmojnë vetëm dy ndërtesa të vogla gjysmë të rrënuara në vetë bregun, prej të cilave njëra me siguri ka qenë punëtori kazanash. Ndërtesat e të burgosurve janë mbuluar me pyje, ndërsa më së miri është ruajtur shtëpia me siguri e drejtorit të burgut, e cila është e vendosur në një tatëpjetëze të shkëlqyeshme në të cilën tani vendosen jahtat e turistëve. Në kodrën lakuriqe ende qëndron emri i Titos, i shkruar me gurë. Turistët të cilët këtu ndalen kanë njohuri për të kaluarën, por duke mos pasur se çfarë të shikojnë, shtrihen nëpër plazhe dhe kënaqen në ujin e bukur. Tabela e vetme këtu jep informatën se ishulli është nën koncesion të shoqatës gjahtare Llopar nga Rabi.


Ish-të burgosurit e Goli Otokut të cilët jetojnë në Kroaci u kundërvihen këtyre planeve të shtetit, duke potencuar se kjo histori nuk duhet të fshihet dhe rëndësia e Goli Otokut është me siguri e njëjtë si edhe ajo e Jasenovcit.


Goli Otoku, e me siguri edhe Sveti Gërguri, hapen me Informbyronë dhe konfliktin mes Titos dhe Stalinit. Njerëzit të cilët e kanë përkrahur Stalinin janë dërguar në këta ishuj për riedukim. Mirëpo këtu nuk kanë qenë vetëm “stalinistët”. Këtu kanë përfunduar edhe shumë të tjerë, të cilët nuk janë pajtuar me politikën dhe njëmendësinë e partisë, kanë menduar më ndryshe ose thjesht i kanë penguar dikujt që ka mundur t`i dërgojë në ferr. Njëri prej rrëfimeve urbane është se çdo i burgosur i ri kur ka arritur në ishull doemos është dashur të kalojë përmes dy radhëve të të burgosurve, të cilët i kanë rrahur. Nuk ka të dhëna për atë se sa njerëz kanë kaluar nëpër këtë burg, e sa prej tyre asnjëherë nuk janë larguar prej këtu.


Ivan Kosiç, ish-i burgosur i Goli Otokut dhe tani banor i ishullit Kërk, në letrën e hapur deri te ministri kroat i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bozhidar Pankretiq, në të cilën e përkujton për historinë e ishullit dhe rëndësinë e tij, nxjerr të dhëna sipas të cilave Aleksandar Rankoviqi në njërin prej kongreseve partiake në atë kohë ka nxjerrë një informatë zyrtare se në këtë ishull kanë vdekur 343 të burgosur.


Në letrën e njëjtë ai u referohet edhe të dhënave të Vlladimir Dedierit, biografit të Titos, sipas të cilit në Goli Otok eshtrat i kanë lënë 3.800 të burgosur. Siç bën të ditur Kosiçi, të burgosurit i janë nënshtruar torturës fizike dhe psikike me të cilën është thyer fryma e të burgosurit. Krahas vrasjeve dhe vetëvrasjeve, është zbatuar edhe uria e planifikuar, ka pasur epidemi të kohëpaskohshme të dezinterisë dhe hepatitit. Në ishull askund nuk ka varreza të atyre që kanë humbur jetën këtu. Eshtrat e tyre ose janë fshehur nën gurët e bardhë ose kanë përfunduar si ushqim për peshqit.


Për gjithë këtë banorët e ishullit fqinj Rab kanë ditur shumë pak. Kapiteni i anijes së vogël që na solli në shëtitje njëditëshe rreth ishullit Rab, me vizitë Gërgurit dhe Golit, tha se edhe nuk janë interesuar shumë e shumë për ishullin prej ku kohë pas kohe është ngritur një tym nga punëtoria e ndezur e kazanave. Problemi i vetëm ka qenë që të mos kalohet kufiri dhe kur peshkatarët kanë hyrë në zonën e ndaluar për të zënë peshq. Por edhe kjo ka qenë rrallë. Askush nuk ka dashur takim të afërt me njerëzit e fshehur nëpër bunkerët të shpërndarë përgjatë mbarë bregut të ishujve. Krahas këtyre turave turistike dhe jahtave të hasura, ishujt po bëhen vende të popullarizuara për zhytje për shkak të thellësisë së madhe prej mbi 30 metrave në disa pjesë të bregut të ishujve.


Së shpejti, nëse zbatohen planet e qeverisë kroate, edhe kjo pak që ka mbetur do të zhduket dhe Goli Otoku do të mbetet vetëm në librat dhe kujtimet, përderisa nuk zhduket tërësisht. Prandaj, nëse dëshironi të shikoni një pjesë të historisë jo aq të famshme të ish-Jugosllavisë, planifikoni një vizitë në Rab gjatë disa viteve të ardhshme. Të shpresojmë se, megjithatë, kjo nuk do të shkojë në harresë dhe se do të mblidhen forca për t`u pranuar ana e errët e historisë dhe prej saj të bëhet një monument dinjitoz për ata që janë ndëshkuar për shkak se kanë menduar ndryshe.

------------


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos Empty Re: Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:46 am

Treni i marshalit Jugosllavi, Josp Broz Titos del ne ankand publik ne Beogard

Nje vagon i cili ka qenë pjesë e trenit blu, të presidentit të dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, eshte nxjerre ne shitje ne Beograd. Treni legjandar i Titos, u ndertua ne vitin 1959 sipas prefernces se veçante te presidentit dhe mendohet se ka pershkuar mbi 600 mije km neper udhetimet e tij zyrtare. I perbere nga 20 vagone, ne te cilat perfshihen nje kuzhine e kompletuar, nje restorant, suita me tualete private dhe nje vagon special qe mbante brenda makinat luksoze te Titos. Treni ngjyre blu, ka kaluar nepermjet 6 republikave te Ish Jugosllavise dhe ka mirepritur shume miq te ish liderit komunist, perfshire ketu edhe mbretereshen Elizabet. Hera e fundit kur treni ka qene ne sherbim te Titos ishte ne maj te vitit 1980, kur mbajti arkivolin e tij nga Ljubjana ne Slloveni. Vagoni qe do te nxirret ne shitje ka brenda nje dhome ngrenieje, depo, tualet dhe 6 dhoma te tjera. Cmimi fillestar eshte vendosur por ende nuk eshte bere publik.

Në të përditshmen “Jedisnstvo” të datës 4 maj 1984, f. 5, në një faqe të plotë është botuar shkrimi  me mbititull: Državnici sveta o Titu (Shtetarët e botë për Titon) dhe me titull: Tito – div veka (Tito div i shekullit) dhe me nëntitull: Ljudi sveta pamte Tita po tome šta je učinio za dobrobit zemlje, ali pojedinačno i po tome šta je podario svetu u kojem je živio, kaže Momčilo Stefanović, dugogodišnji novinar „POLITIKE“ koji več tri godine priprema knjigu, a koja će povodom petogodišnjice smrti predsednika Tita izlazi u maju iduće godine. (Njerëzit e mbajnë mend Titon për atë se çka ka bërë për të mirën e vendit por individualisht edhe për atë çka i ka dhuruar botës në të cilën ka jetuar, thotë Momçillo Stefanoviqi, gazetar shumëvjeçar i “POLITIKËS” i cli tanimë ka trivjet që po e përgatit librin, i cili me rastin e pesëvjetorit të vdekjes të kryetarit Tito del në maj vitin e ardhshëm).


Aty flasin flasin në superlativ: Vili Branti, Kenet Kaunda, Indira Gandi; po kush ishin ata tok me Titon!?! Një mestitull shkruan: Čovek, prijatelj, humanista, realiste, optimista (Njeri, mik, humanist, realist, optimist).


Zotni Joška Broz, a jeni në gjendje, që të paktën sot, ta kuptoni Jugosllavinë e Titos, pas shpërbërjes, në përgjithësi dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në veçanti!?


Dhe në ballinën e gazetës “Jedinstvo” të datës 5 maj 1984, me mbititull: OBELEŽENA ČETVRTA GOGIŠNJICA SMRTI JOSIPA BROZA TITA (U SHËNUA PËRVJETORI I KATËRT I VDEKJES SË JOSIP BROZ TITOS), me titull: TITO ŽIVI S NAMA ( TITO JETON ME NE)- te shtëpia e lueve!!


“Humnera âsht bâ hendek, hendeku ka fillue me u mbushë... do të bâhet vijë e cekët... do të zhduket. Një sofër e madhe... rreth saj punuesit e çliruem... të barabartë...  Fituesit e revolucionit, breznit e ardhshme... bijt dhe bijat e e kombeve e të kombësive të ndryshme, vllazën e motra... në një ndërtesë me një kulm... Jugosllavia e re...e para nesh okupatori i ri dinak gjakatar gjerman...”- M(ehmet) Hoxha: Prej Arbane në Gri”  (kujtime), te revista “Jeta e re” nr. 1/1959, f. 14.


“Jedinstvo” e datës 4.7.1984, ballina, shkruan për manifestimet me rastin e 4 Korrikut, Ditës ës Luftëtarëve, me titull: “Kujtimet në zjarret e korrikut”, gjë që sot për ne është aq anakronike dhe pa kurrfarë vlere, ngase i kemi Zjarret e Prekazit, kupton ti o Joška Broz!?!


Kurse më datën 12 korrik 1984 te e njëjta gazetë, f. 2. paraqitet njëfarë zevzeku i djallit, Batriq Jovanoviq, me dofarë pyetjesh delegatësh për brengosjet e tija bajate për “shpërnguljet e serbëve e të malaziasve”!!


Te e njëjta gazetë dhe datë, f. 13 (datë terse!): “Të huajën nuk e duam-tonën nuk e japim!”- xhevahir ky i thënë shtrembër nga Tito, pasi na i kishte rrëmbyer trojet tona!! Kali i Trojës!!


“Jedinstvo” e datës 12 shtator 1984, f. 2, shkruan me titull: “Shpërnguljet ende shqetësojnë”, ku një nëntitull është: “kush e ka edukuar rininë”: Maja Maxhar- Numankadiq, delegate, punëtore e arsimit, thotë se në Kosovë bukur shumë është në shprehje brejtja nacionaliste e rinisë dhe se nuk është mbajtur llogari se kush atë rini po e arsimon dhe edukon. Sipas sjelljeve të saj (rinia) në Kosovë është humbur dashuria ndaj Titos, sepse janë të shpeshta rastet kur fotografitë e Titos po grisen. Për këtë shkak patjetër duhet të jepet përgjigje në pyetjen: kush e ka edukuar rininë?


Te e njëjta gazetë e datës 13 shtator 1984, f. 2: Problemet e Kosovës nuk janë vetëm të Kosovës”, në tri shtylla gazete, dhe në f. 4 në vazhdim  edhe tri shtylla tjera, gazetarët Vukman Vidakoviq e Dushan Vuoviq dërdëllitin: na është e nevojshme lufta e përbashkët, me rezultate nuk mund të jemi të kënaqur, gjuha dhe inkuadrimi, investimet pa jehonë, joefikasiteti dhe oportunizmi, diferencimi nuk është përfunduar, më e komplikuar se sa është menduar...


Po te e njëjta gazetë e datë 17 shtator 1984, f. 3 janë dy tituj: Të dhëna të ndryshme për shpërnguljet në Kosovë, dhe, Nacionalizmi në kolltuk!!


Sërish te e njëjta gazetë, e datës 24 shtator 1984, f, 5: Shpërngulje megjithatë ka.


“Jedinstvo” (ORGAN SOVIJALISTIČKOG SAVEZA RADNOG NARODA KOSOVA-ORGAN I LIDJES SOCIALISTE TË POPULLIT PUNUES TË KOSOVËS), në fakt e një pjese fare të parëndësishme e të papërfillshme prej më pak se 10%!!- e datës 28 shtator 1984, ballina dhe f. 2-3, shkruan për shpërnguljen me trysni, të serbëve e të malaziasve nga Kosova!


“Ngjarjet në Kosovë na takojnë të gjithë neve”- do të thotë edhe republikave tjera dhe popujve tjerë, që të shtypeshin e të ndiqen popullata shqiptare e Kosovës, nga e gjithë popullata e Serbisë dhe e Jugosllavisë!?!


Pra në më tepër se në tri faqe e gjysmë, llomotisin keqbërësit dhe hajdutët, dhe duke vajtuar kishat e manastiret, kishin synim- Trepçn!!!


“Trepça radi-Beograd se gradi! (Trepça ponon-Beogradi ndërtohet!).


“Jedinstvo” e datës 5 tetor 1984, f. 9, shkruan për gjykimin e grupit “terrorist”!! Kështu quheshin luftëtarët e lirisë, e në rastin konkret kemi grupin nga veprimtarët tanë: Rifat Kafexholli, student, Nuhi Bunjaku, punëtor, Shaqir Ruhani, punëtor, Xhemail Krasniqi, pensionist[1], (dhe kur të burgosurit kanë dashtë të protestojnë, Berat Luzha me ironi e me cinizëm të papërshkrueshëm ka thënë: Jo protestë, po Xhemajl Krasniqit nuk bën as emrin me ia përmend, sepse s’ka qenë komunist!!), Sadik Jashari, shef i rrjetit të shitjes në “Rilindja” (i ndjeri më ka thënë se familja e Metush Krasniqit e ka një pusullë nga Metushi që e kishte nxjerrë me ndërresa të palara, ku shkruan: Nuk po më mbysin policia, por deklaratat e Hydajet Hysenit!!), Hazir Xhafolli, teknik kimist i papunë, Ajshe Gjonbalaj, mësuese, Asllan Dibrani, student, Hamit Pireva, punëtor i kualifikuar, Mentor Krasniqi, muzikant dhe Gani Bunjaku, student.


“Jedinstvo, e datës 6 tetor 1984, f. 3, shkruan me mbititull: “KOMENTAR TELEVIZIJE PRIŠTINA” dhe me titull: “Sulm brutal në dinjitetin njerëzor”.


Zotni Joška Broz, a e kuptoni se në anën e kujt ishte- brutaliteti!?!


 


vijon

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos Empty Re: Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2008 3:47 am

Jedistvo” e datës 16 tetor 1984, f. 6, shkruan me mbititull: “ME RASTIN E GJYKIMIT GRUPIT TERRORIST NË PRISHTINË” dhe me titull: “Dënime të merituara, gjykime të ashpra”: Fjala- terrorizëm, prej vetvetes është e llahtarshme, por edhe më tepër kur pas kësaj mbrehen disa që janë të lindur e të rritur në parzmën e Jugosllavisë së Titos...(!!)

“Jedinstvo” e datës 31 tetor 1984, f. 5, shkruan me mbititull: MARGJINAVE TË FUSHATËS ANTIJUGOSLLAVE NGA SHQIPËRIA dhe me titull: “Çka i dhemb Tiranës?”- Radio-Tirana shpesh shtirej se po na ankon- formalisht!


“Jedinstvo” e datës 19 nëntor 1984, f. 2: “Tito hero me vullnetin e popullit”!


“Jedistvo” e datës 28, 29, 30 nëntor 1984, f. 2, JOSIP BROZ TITO:”Forca e Jugosllavisë”- ju e dini llomotitjen e zakonshme: barazia, perspektiva, harmonia...!!!


“Jedinstvo” e datës 4 dhjetor 1984, ballina: “Irridentes i është ngushtuar hapësira për veprimtari”- JO, edhe në kushte të terrorit të UDB-ës, ne vepronim kundër Jugosllavisë dhe kundër Serbisë, sepse nuk na lidhe asgjë me sllavët.


Ja, sonte më 31.3.2008, në orën 17, zonja Natasha Kandiq, jep intervistë në Topqanell: për krimet serbe e jugosllave!! Më 7 maj 1989 është vra Fehmi Agani. Vrasja e Bajram Kelmendit me dy bijtë e tij!!!


Zonja Natasha flet për masakrat, për zhvarrosjet e shqiptarëve në Kosovë dhe për bartjen e kufomave në Serbi, për t’i zhdukur gjurmët e krimeve!!


 






Data “17” është gabim, duhet “28”;- nga e djathta: Kadri Osmani dhe Avdullah Rrustolli. Prapa tyre nga e majta: Remzi Bunjaku, Mehë Uka, Rrahim Rama, Raif Çela, Agim Vishi, Ibush Vishi, Bexhet Imishti, Rame Buja, Enver Topalli, Ajet Duli, Nexhmedin Gerguri, Mahir Ibrahimi.
 


 


Ja disa nga parullat tona në luftën tonë për pavarësi:


 


-JASHTË ZAPTUESI!                   (Shtëpia e studentëve, baraka nr. 1)


-TITO XHELAT I POPULLIT!     (Shtëpia e studentëve, baraka nr. 1)


-NË LUFTË PËR TË DREJTAT TONA!   (në ndërtesat nr. 35 të Tunelit të Parë, parulla është shkruar me farbë në gjatësinë prej 3,70 m.


-TITO ËSHTË SPIUN NDËRKOMBËTAR I IMPERIALIZMIT! (nr. 34)


-VELI DEVA ËSHTË MASHTRUES!


-RRITJA E RROGAVE 50%!


-UNIKË NË GREVË!


-INTERESAT E POPULLIT JANË TRADHTUA!


-TË GJITHË NË GREVË! ((3,30 m. në lartësinë prej 180 m.)


-Gjurmët e këpucëve të ndërtuara nr.34- me lara (gravura- K.M.) të trasha.


-Bastisja e shtëpisë së Kadri Osmanit, nga Prishtina, rr. Kodra e Diellit p.n.më 6 maj 1974.


-Fletorja (VEŽBANKA) ushtrimore e gjetur nën drutë, në faqen 3 me përmbajtje armiqësore!


-NJË POPULL, NJË PARTI, NJË SHTET!


-POSHTË RENEGATI TITO!


Fotografimi i dy shporeteve në kuzhinën e Kadri Osmanit.


Fotoja e shporetit me dru pas fikjes së shporetit (zjarrit) e nxjerrë materialin të cilin pronari i shtëpisë ka tentuar ta zhduk.


-RRNOFTË BASHKIMI I ATDHEUT!


-LIRIA FITOHET ME GJAK!


-RRNOFTË KOSOVA E LIRË!


Në Dosje janë vjershat e poetit Adem Istrefi (të cilat lexoheshin nga rinia): KOSOVË, POEMË PËR BESËLIDHJEN SHQIPTARE, PARA MONUMENTIT, SHTEGËTIMI DJALOSHAR, DESHA... Ç’NUK KAM DASHTË, ELEGJI ARBËNORE, BALADË KOSOVARE, GANIMET, GANIMET!...


Gjendja ekonomike dhe politike e popullit shqiptar në Kosovë në 3 faqe (Rrufeja)


Zotni Joška Broz, mbase tash të kemi ndihmuar që të zbresiësh në tokë?- amen!


Kurse himnin sllav “Ej slloveni” le ta theksojnë në dyert e nevojtoreve publike të qytetit të Beogradit (qytetit të bardhë (të zi)!


 


 


 


 








[1] Vdiq në Burgun e Nishit, në qeli pa frymë të mjaftueshme, edhepse e kishte astmën!!!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos Empty Re: Letër e hapur Joshka Brozit, nip i Titos

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi