Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi

Shko poshtë

Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi Empty Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 6:15 pm

Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi
Nga Baki Ymeri
Në faqet e revistës Viaţa Albano/Română (Jeta Shqiptaro/Vllahe, Bukuresht, 1909/1910), gjejmë këngë vllahe nga Krushova (fq. 20, 43, 50, 57, etj), si dhe këngë shqipe. Në kuadrin e artikullit “Qëllimi i Kishës Kombëtare”, autori S. Taseanu hedh idenë se sa më shumë të shpërndahet Bibla në popull, aq më shumë lexohet (...) dhe aq më shumë populli bëhet i fortë, i disiplinuar dhe moralisht i ngritur. Si dëshmi për këtë jep hebrenjtë, anglezët dhe gjermanët, duke i konsideruar si popujt “më të fuqishëm, më të ngritur dhe më të moralshëm” (f.22). “Se çfarë dobishë tërheqin hebrenjtë nga ligji i Mojsiut, si solidariteti dhe përkrahja e ndërsjellë, e sheh krejt bota. «Feja dhe vetëdija kombëtare te hebrenjtë është e njëjta gjë, dhe kështu duhet të jetë te krejt popujt që i ka krijuar mbi dhe Krijuesi i Gjithëfuqishëm » (f.23). Megjithatë, autorin e pengon fakti se pse disa popuj mbyllen në egoizmin nacional, pse hebrenjtë t’i ndihmojnë vetëm të vetit, pse grekët t’i përulen Theosit, apo pse Islami t’i përulet Zotit.
Për autorin rëndësi primordiale ka Zëri i Popullit “Vox populi, vox Dei”, apo “Salus populi, suprema lex”. Sipas tij, “Në atdhe, ne shqiptaro/vllehët, shikojmë se muhamedanët i shprehin në xhami ato që i shkojnë përshtat Islamit dhe për këtë duket se janë të disiplinuar porsi hebrenjtë. Në rrethana të vështira, shton autori, në xhami vendoset për luftën e shenjtë. Me fjalë të tjera, sinagoga (e hebrenjve) dhe xhamia «janë parlamentet kombëtare intime. » (f.23). Megjithatë, “për ne shqiptaro/vllehët, besimi fetar është i pandarë nga vetëdija kombëtare e popullit. Është ajo që e quajmë ç’prej se ekzistojmë në botë, me emrin e shenjtë: Besa” (f.24). Në kuadrin e mendimeve të Jon Gjikës lidhur me nacionalizmin dhe internacionalizmin (f.25), i jepet prioritet një maksime latine Si vis pacem, para bellum, duke shtuar prerë: “Po qe se ke nevojë për internacionalizëm, bëru nacionalist i fuqishëm!”
Dr. Shunda shkruan për besën si veti e përbashkët që e kanë arumunët dhe shqiptarët, ndërsa M. Dimonie boton një studimin “Plante Macedoniae et Albanicae” në gjuhën frenge (f.27-29). Në bazë të një reklame të botuar në f.36, kuptojmë se arumuni bukureshtar Doktor Shunda, mik i dëshmuar i shqiptarëve, është mjek i spitaleve civile për sëmurje interne, nervore, mentale, sekrete, gjinekologjike dhe për fëmijë, dhe se banon në Rrugën e Policisë Nr.8. Po në këtë rrugë, përballë shtëpisë së tij, banonte familja e Tërpallarëve të Bukureshtit, e atyre që e falën shtëpinë në Korçë për hapjen e Mësojtores së parë shqipe (1887). Shtëpia e një vllahu që boton revistën Jeta Shqiptaro/Vllahe, dhe shtëpia e shqiptarëve, ku funksionuan një varg shoqërishë shqiptare të mërgimit. Për fat të keq, sot s’e kemi as njërën e as tjetrën. Ua shkuli themelet buldozeri i komunizmit, me rastin e urbanizimit të përdhunshëm të Bukureshtit. Aty është vendi i zbrazët, buzë hotelit “Tranzit”, dhe rruga me jehonën e hapave të Asdrenit, që shkonte për në banesën e tij.



Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi U1_1
Viata Albano-Romana (1909)


Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi U1_2
Arumunë dhe shqiptarë së bashku


Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi U1_3
Bakiu me Ketin dhe Elenen ne varrezat arumune te Manastirit (1995)


Baki Ymeri: Hebrenjtë, solidariteti dhe atdhetarizmi U1_4
Elda Kokoneshi, poete shqiptare me prejardhe vllahe nga Elbasani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi