Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:GJARPRI I SHTËPISË

Shko poshtë

Vullnet Mato:GJARPRI I SHTËPISË Empty Vullnet Mato:GJARPRI I SHTËPISË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 13, 2012 9:53 am

Vullnet Mato:GJARPRI I SHTËPISË 530150_3481321762944_142112081_n

Vullnet Mato:GJARPRI I SHTËPISË 370823_1568334934_527605528_n
Vullnet Mato

GJARPRI I SHTËPISË

Gjarpri i shtëpisë
bashkëjeton me njerëzit
dhe i ka frikë ata,
më shumë nga sa e kanë.
Por nuk i pickon
kur s’i prekin brezin,
që zgjat natën të gllabërojë
minj në ndonjë anë.

Kohët tregojnë se edhe
njerëzve të shtëpisë,
u fle brenda vetes kutullaç
një gjarpër i zi.
Ndryshe nuk shpjegohet
kur në familje apo në fis,
dikujt i zgjohet gjarpri
të vrasë njeriun e tij?

E tmerrshme të mendosh
se nëna rrit gjarpër në gji
dhe vëllai puth e përqafon
gjarprin e vet binjak.
S’ka humnerë më të thellë
e më të errët, ku bie ai njeri,
që bëhet gjarpër,
pasi ka dalë nga i njëjti bark !...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi