Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT

Shko poshtë

Eroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT  Empty Eroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 13, 2012 12:03 pm

Eroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT

Eroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT  405561_370617739677027_1600001302_nEroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT  275527_100001864128825_535538365_n

Tani do ti themi disa fjalë për mëlçinë-“laboratorin qendror të organizmit”. Mëlçia quhet ashtu mu për ate, se ka detyrën që të gjitha helmet e futura në organizëm t’i detoksoj, pra t’i shëndrroj në komponime të padëmshme kimike.Çdo sëmundje pak më e rëndë e mëlçisë përfundon me vdekje, jo drejtpërsëdrejti pse humbet ky organ, por tërthorazi ngase në organizëm grumbullohen helmet e forta që shumë shpejtë shkaktojnë vdekjen. Mëlçia është një nga organet më të ngarkuara në tërësi, dhe kurr nuk “pushon” ngase duhet menjanuar bile edhe ato helme që futen me frymëmarrje, do të thotë me inhalacion. Andaj çdo agjërim është pushim në kuptim bukfal të fjalës për mëlçinë, dhe jo vetëm aq, agjërimi më i gjatë, mundëson përtëritjen më të shpejtë dhe më të lehtë të mëlçisë. E gjithë kjo tregon se agjërimi, jo vetëm se zvoglon mjaft rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, por ndihmon që organizmi, në segmente të veçanta të tij të “përtërihet”. Dihet se me anë të urisë shtresat yndyrore në ind zvoglohen, por më pak dihet se me uri “shkrihen”edhe ato shtresa të yndyrës,që gjenden në brendi të enëve të gjakut, pikërisht ato shtresa, që sjellin deri te infarkti i zemrës, pastaj shfaqjes së arteriosklerozës, si dhe shpejtimit të vjetërsimit (plakjes) . Dihet se personat,që agjërojnë deri në 3 herë në vit, sipas rregullave të Ramazanit, në kuptimin bukfal të fjalës më ngadal plaken. Meqë agjërimin e trajtuam vetëm nga ana medicinale, përkatësisht kohën e Ramazanit, duhet të konstatojmë se çdo njeri duhet të agjëroj Ramazanin. Këtë duhet ta bëjë vetëm për All-llahun xh. sh. e pastaj çfarë e mirë që vjen prej All-llahut xh.sh. është e mirëseardhur Kur dihet e tërë kjo, atëherë shumicës vetvetiu i imponohet konkludimi se Muhammedi a. s. , përveç tjerash ishte njohës i shkëlqyeshëm i mjekësisë, ngase në këtë mënyre donte të mbrojë pasardhësit e vet nga sëmundjet e ndryshme, kurse mjekësia bashkohore gjithnjë e më tepër konfirmon se me të vërtetë në këtë kishte sukses të plotë, dhe se përveç dhuntive të tjera All-llahu xh. sh. , siç shifet i dhuroi Muhammedit a. s. edhe njohuri të mëdha nga medicina. .

E.V.

Eroll Velija:MËLÇIA-“LABORATOR” QENDROR I ORGANIZMIT  Melqia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi