Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita kundër dialogut

Shko poshtë

Opozita kundër dialogut Empty Opozita kundër dialogut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 14, 2012 4:56 pm

Opozita kundër dialogut


Opozita kundër dialogut Ismet-beqiri-291011
Në takime të mundshme të nivelit të lartë me udhëheqësit e Serbisë, udhëheqja aktuale e Kosovës do të shkojë e përgjysmuar. Kjo për faktin se tri partitë opozitare nuk janë të interesuara që të jenë pjesë e çfarëdo ekipi të unitetit për takime të tilla.

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se çështjet madhore nuk janë vetëm punë e Qeverisë apo e një partie politike, por e gjithë spektrit politik. Opozita i quan këto synime për shpërdarjen e fajësisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se opozita do ta luaj rolin e vetë në kuadër të Kuvendit dhe se kryeministri Thaçi nuk është ai që ia tregon obligimet opozitës.
“Ky nuk e ka kurajon t’u thotë jo gjërave të këqija, zhvillimeve të dëmshme për vendin, prandaj tenton të gjejë edhe të tjerë në mënyrë që të shpërndahet kjo bashkëfajësi. Pjesë e këtyre dëshirave të zotit Thaçi LDK-ja nuk do të jetë”, tha Beqiri për Radio Kosovën.
Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se negociatat e reja me Serbinë, do të sjellin dëme të reja dhe për këtë, sipas tij, Qeveria është shumë e vetëdijshme, por dëshiron ta shpërndajë përgjegjësinë.
“Ky është thjesht unitet për dëmin e Kosovës, ashtu siç është bërë edhe përpara. Kështu që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e këtij uniteti”, tha Aliu.
Ndërkaq, Ahmet Isufi nga AAK-ja, thotë se jo vetëm që nuk duhet të ketë negociata të reja, por Qeveria duhet të japë llogari për negociatat e zhvilluara deri më tani.
“Qeveria duhet të jap llogari për bisedimet e zhvilluara deri më tani, për marrëveshjet që nuk po zbatohen, dhe përfundimin e një dialogu të dështuar e jo të iniciohen bisedime për të cilat absolutisht Kosova nuk është e përgatitur dhe nuk ka nevojë të jetë në bisedime me një qeveri të papërgjegjshme që nuk di të jap llogari”, u shpreh Isufi.
Qeveria e Kosovës përmes zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi ka prezantuar idenë e një traktati të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas kryeministrit Thaçi do të përfshinte edhe njohjen reciproke mes dy vendeve. Një gjë e tillë, sigurisht se kërkon takime të nivelit të lartë të udhëheqësve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, mirëpo ende nuk ka ndonjë datë të caktuar. Opozita në Kosovë vlerëson se përveç tjerash, nuk mund të ketë takime me udhëheqjen e re të Serbisë, e cila vazhdon me mentalitetin e vjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi