Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Hoxhaj: Vitin 2009 e kemi deklaruar si Vit të cilësisë në arsim

Shko poshtë

Enver Hoxhaj: Vitin 2009 e kemi deklaruar si Vit të cilësisë në arsim Empty Enver Hoxhaj: Vitin 2009 e kemi deklaruar si Vit të cilësisë në arsim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 6:23 pm


Enver Hoxhaj: Vitin 2009 e kemi deklaruar si Vit të cilësisë në arsim U1_enver-hoxhaj
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj
Nga Hajdin ISLAMI
PRISHTINË, 19 PRILL 2009 (VushtrriaPress) - Me rastin promovimit të Këshillit Shtetëror për Kurrikulin e Kosovës (KSHKK) ministri i MASHT-it, Enver Hoxhaj është shprehur se: “Viti 2008 ishte Vit gjithëpërfshirës në Arsim, ndërkaq vitin 2009 e kemi deklaruar si Vit i Cilësisë. Kemi studiuar modelet më të mira në botë me ç’rast kemi arritur të konstatojmë se një sistem cilësor i arsimit varet nga shumë faktorë por kur është fjala për arsimin parauniversitarë janë tre faktorë kyç që e determinojnë cilësinë:Së pari është kurrikuli, së dyti zhvillimi profesional i arsimtarëve dhe së treti tekstet shkollore”. KSHKK ka për mandat rishikimin e kurrikulit të Kosovës, të teksteve shkollore dhe vendosjen e standardeve për tekstet shkollore, tha ministri Hoxhaj dhe shtoi se KSHKK do ta ridefinoj shkollën në Kosovë,do të bëjë përpjekje që shkolla të jetë e integruar ku në fokus të mësimdhënies janë lëndët e dijes bazike, sidomos gjuhët e Kosovës, gjuha angleze, matematika, etj.Në vazhdim Hoxhaj tha se, me rishikim të kurrikulit do ta kem një shkollë të mesme që do të jetë shumë më diverse për nga misioni i saj. Do të kemi shkolla të përgjithshme, shkolla profesionale, qendra të ekselencës 5 prej të cilave do të jenë të gatshme në shtator të këtij viti. Qëllimi kryesorë i KSHKK është që ta definojë shkollën e shekullit 21, të jap kontribut në rishikim të ligjeve për arsim parauniversitarë dhe të filloj dialogun që do të përfshijë të gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit.Gjatë këtij viti, donatorët që mbështesin arsimin do të sigurojnë një numër ekspertësh ndërkombëtarë të cilët do të kontribuojnë në rishikim të kurrikulës, teksteve dhe standardeve për tekstet shkollore, tha ministri i arsimit z Enver Hoxhaj duke i uruar punë të mbarë KSHKK-së.Sabri Tahiri ,kryetar i KSHKK- theksoi se për implementimin e 7 objektivave prioritare të parashtruara në “Strategjinë për Zhvillim të arsimit Parauniversitar 2007-2017″, MASHT ka paraparë edhe një varg masash (rreth 30 sosh) të cilat mund të zbërthehen në qindra projekte.Në vargun e këtyre masave MASHT, ka filluar procesin e themelimit të këshillave që kanë për qëllim sigurimin dhe rritjen e cilësisë në arsim. Në vazhdim Sabri Tahiri, prezantoi objektivat, detyrat, funksionimi e këshillit si dhe sfidat me të cilat mund të ballafaqohet në të ardhmen.KSHKK, ndër të tjera :Rishikon, analizon dhe propozon për miratim Kornizën e Kurrikulit të Kosovës; sugjeron dhe i ndihmon grupet për zhvillimin e politikave dhe strategjive afatgjata në lëmin e hartimit të planprogrameve, hartimin dhe botimin e teksteve shkollore si dhe në fushën e standardeve të vlerësimit; harton strategjinë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate për zhvillimin dhe implementimin e planprogrameve, teksteve dhe vlerësimit;monitoron dhe vlerëson zbatimin e KKK-së;rishikon planprogramet e gjeneratës së parë të implementuara në arsimin e Kosovës; informon, rekomandon, këshillon dhe i jep propozime Ministrit lidhur me gjendjen dhe masat që duhet të ndërmarr MASHT dhe institucionet e APU, në zhvillimin e reformave arsimore; këshillon ministrin lidhur me ecurinë e reformës së kurrikulit.Ndër sfidat me të cilat mund të ballafaqohet KSHKK, Tahiri përmendi: arsimi parauniversitar një kohë të gjatë është konsideruar joprestigjioz në shoqëri (Ikja e kuadrit);mësimi i integruar,mësimdhënës jokompetent dhe mësimdhënie tradicionale; kontingjente të dobëta të studentëve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetet tjera të drejtimeve arsimore të UP-së ,dhe reflektim i ngadalshëm i efekteve në arsim.KSHKK do të përkrahet nga: Komisioni Evropian, Banka Botërore, Këshilli i Evropës, UNICEF dhe GTZ. Në përbërje të këtij këshillit 24 anëtarësh janë përfaqësues të MASHT, profesor eminent të UP-s dhe të fakulteteve veç e veç, thuhet në mes tjerash në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi