Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xheneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI…

Shko poshtë

Xheneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI… Empty Xheneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI…

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 9:48 pm

Xheneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI… 49473_100000133820590_1542687560_n

Xhaneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI…

Nuk di cila do t'ishte përshëndetja që do ta doje ti të parën, megjithatë, po e filloj si mes pa fund.

Besoj je mirë atje, edhe ashtu s'po mërzitem, se natën po jam me ty, e ditën po vazhdoj si gjithmonë...
E kam ditë që ti do të shkosh, por e ngushëlloja veten se kjo që dija nuk ishte e vërtetë, megjithatë, kam qenë e përgatitur.
E di që nuk i ke dashur kurrë njerëzit e dobët, kështu që, për ty, po edhe për nënën, motrën e vëllezërit, po bëhem e fortë.
Më mungon, e di e din... ose nuk di ta shpreh mërzinë, ose nuk dua... më janë përzi ndjenjat, s'po e njoh as veten.
Të kam borgj, e di e din... do ta mbaj premtimin që ta kam dhanë, e di që e ke ditë që më s'do të jesh, e s'do të kesh mundësi të më ndihmosh rreth dëshirës tënde- në fakt, premtimit tim... megjithatë, e di që ke pasur shoqëri të fortë, e di që e ke ende... e s'do t'i shfrytëzoj, por do ta marr borgjin që e kan ndaj teje.
Ti e din që ndryshimet e mëdha më bëjnë dëm tepër, megjithatë, e kam mbajt një ekuilibër derisa ndryshimet ndodhën.
Dua të të tregoj që ne jemi mirë në të gjitha aspektet, përveq mungesës tënde.
Familja mendon se unë kam ndryshu, në fakt, s'po munden me pranu faktin, që unë jam kjo, e s'kam bërë as edhe një pikë ndryshimi në veten time.
E di jam sjell ndryshe nga moshatarët e mi, dhe shumë e shumë njerëz më kanë thënë që jam e çuditshme... në fakt, unë kam dashur të jem e veçantë nga të tjerët.
E di që e din, se edhe mbajtjen e fjalës ma ke mësu ti, edhe mbajtjen e fshehtësisë ashtu, kam ba 19 vjet, dhe as edhe 1 herë të vetme nuk i kam thy premtimet, po edhe fshehtësinë e kam mbajtë, deri aty ku është dashtë.
E di çka më brengos, në moshën 19 vjeçare, theva premtimin, edhe atë, atij që më mësoi se si MBAHET!
Kam qenë keq, edhe pse për këtë gjë nuk i kam tregu nanës, as vëllezërve, po as motrës, e ata më thonin, mjaftë ke ba për premtim, s'ke nevojë me shku më largë.
E din, ajo nuk ishte as gjysma e asaj që kam ba, edhe pse e lodhur e rraskapitur nga ato ditë që *provoja të mbaj premtimin, nuk ishte ajo që duhej të bëja.
Të provosh, nuk do të thotë se e ke mbajt atë premtim, kështu që, *PROVOVA TË MOS DËSHTOJ, edhe pse bëra diçka që ti nuk ke dasht, e di e kam ngarku një shok tëndin, i cili, besoj, e jam e bindur që nuk dështon.
Nanës po i mungon shumë, e di, më shumë se të gjithë neve fëmijëve, e di nuk ke kalu kohë shumë me mua...
...më kujtohet, që bisedat tona kanë qenë vetëm atëherë kur unë kam ba ndonjë budallallëk, ose kur ke ardh nga puna të kam përshëndet. Bisedat tona kanë qenë të rralla.
E di, biseda që kemi ba ne herën E FUNDIT mund të them, ka qenë bisedë mes burrash. Edhe atë, një javë e plotë para vdekjes tënde, më datën 23 Qershor 2012.
Të kam fol për gjëra, që e di që kurrë nuk e ke prit se do t'i thosha, e di që ke mendu se unë jam *mendjelehtë sikur shumica e vajzave, megjithatë, jam e kënaqur që së paku atë ditë e kuptove që nuk luaj me emocione, në fakt, as ato nuk luajnë me mua.
Nuk jam e ndjeshme atëherë kur s'duhet, po nganjëherë edhe atëherë kur duhet.
Jam pendu për një gjë, po edhe s'jam pendu... ndoshta të duket fjalë e kotë kjo...
Në ditën tënde të fundit, kur ke pi ujët e fundit, e ke dhënë frymën e fundit, nëna tha të të varrosim menjëherë, unë nuk pranova, kërkova nga agja që të mos lejonte, dhe u bë ajo çfarë doja unë.
Në ditën e nesërme, kur gratë qanin pranë kokës tënde, ta zbulonin e mbulonin fytyrën me qindra herë në minut, e di të kujtohet, kur të thosha, *BABË DURO EDHE KAÇ ORË, EDHE KAÇ MINUTA!

Por, kur thanë që ty do të të varrosnin ashtu si i ka hije një burri shqiptar, një ushtari, e veçanërisht një MJEKU, siç ishe ti babë... të varrosëm me flamur, po atë flamur unë e mbaj në qantën time të shkollës, e nuk e largoj nga vetja kudo që të shkoj. Edhe pse nuk isha e kënaqur nga ajo çfarë thanë, e ajo çfarë bënë për ty babë, së paku flamuri më ngushëlloi, edhe bartja jote me pjesëtarë USHTRIE.

23 Qershori vlenë sa krejt jeta ime që kam ba deri tash, po edhe ajo që do të kem tash e tutje, edhe arritjet e mia e çdo gjë në jetë.

Babë, ajo çfarë më ka mbet merak është që nuk të kam tregu se kush ishte shkaktari i asaj dite, kush ishte shkaktari i puthjeve që ti dhuroja në ballë së paku 3 herë në dite, gjë që rrallë herë e kam ba.

E di që vëllezërit janë ende të hutuar, ashtu si nëna e motra, dhe s'mund t'i kushtojnë vëmendje e kohë njëri-tjetrit. Por dua ta dish, se unë jam në duar të sigurta, dhe se nuk do të zhgënjehesh nga unë, se ka një *babë tjetër, që është *sprovu me vajzat e veta, dhe gjen ngushëllim tek unë, ashtu edhe unë tek ai, për ty babë.

E di që këtu është një mentalitet tjetër, dhe s'mund ta kuptojnë këtë gjë, por dua ta dish, se, vërtetë e respektoj dhe e dua sikur ta kisha babë të vërtetë, ngase prej herës së parë që e kam njoft jemi betu për këtë gjë. E deri më tash, nga ato që më ka mësu, asnjëherë nuk jam zhgënjy me veten.
Babë, këtij personi i kam borgj dy jetë, një është data 23 Qershor, që vlen sa krejt jeta ime, edhe tjetra është përmbajtja ime gjatë gjithë kësaj kohe. E si këmbim për këto dy jetë, unë do ta bëj që ky person të jetoj me dy vajzat e veta, të jetoj, me arsyet për jetë.
Babë, desha ta kaloj së paku një vit me ty, me kënaqësi që kemi pas qef t'i kemi, po që kurrë nuk provuam ti shijojmë, as unë, as ti, as nëna, as motra e as vëllezërit.
Babë, nënën e kam *amanet nga ty, edhe pse s'po arrij ta kënaq sa duhet, do të provoj që ta tejkalon mungesën tënde. Jeton me kujtimet për ty, në fakt, vuan me kujtimet që ka, dhe kjo nuk është e drejtë, e di të lëndon edhe ty tepër kjo gjë.
Me kënaqësi do heqja dorë nga kjo jetë jo e vërrtetë, por, nënën s'mund ta lë vetë.
Kam shkru pak rreshta për ty, jo ashtu si i don ti, por besoj të interesojnë:

Tre djem burra edhe nënën,
veç edhe një motër.
Shtëpia pa të zot,
s'ka hije në sofër.
Të kërkoj... të ndjej...
Aromën tënde në këmisha,
Isha me ty kur dhe shpirt,
vetëm kur linde s'isha.

E di, ndoshta të lëndon në fillim.

Bab, ti s'më ke mësu, por jam mësu nga ti, besoj e din sa kurreshtare kam qenë unë prej fëmijë, por kurrë nuk kam pyet pse kjo kshtu, e ajo ashtu.

E di bab, unë kam marrë diçka të mirë nga ti, të jesh i drejtpërdrejtë, i sinqertë (se kështu të duan njerëzit), të mbash fjalën, po ashtu edhe të zbulosh anët e mira të njerëzve, dhe të ju ndihmosh atyre që kanë nevoj për ndihmë, jo për fjalë.Babë, profilin tënd të vërtetë e kam mësu nga njerëzit, në kohën kur ke vdek, e ajo që më ka lënë përshtypje më shumë është, humanizmi yt, unë bëhesha nervoz se pse më jepje paratë vetëm për rrugë, aq sa më duheshin, dhe jo më tepër, por, kur kuptova se ato para u ke dhënë njerëzve që kanë pasë nevojë, njerëzve që kanë ardhë te ti të mjekohen, nuk ju ke marrë para për kontroll, për barna, madje u ke dhënë para për rrugë.

...se gati të harroj, kam shkru edhe një poezi tjetër për ty, mua më duket e një niveli të ulët poetik, megjithatë, aty janë ndjenjat e mia, dhe për mua vlenë shumë:

Kur të tjerëe ju mungon,
Unë nuk qaj.
Më mungon...
...kur të tjerët harrojnë që s'je gjallë.
Mërzinë s'ma heq...
...as Dielli e Hëna,
Kur ngjyrën e kuqe e kanë.
Krenaria ime, emrin tënd e mbanë.
Asnjë herë s'kam thy premtim,
qe 19 vjet,
I theva premtimin...
...atij që më mësoi,
SI BËHET E SI MBAHET!
E çka më duhet tjetër,
Veç borgjin tënd ta marrë,
Nga ata që obligim e kanë (për ty).
Sa të ketë jetë,
Edhe pas vdekjes.
Një gjë merak s'më mbet,
Që ti thash ato që duhej të mi thoje,
Duhej të ti thosha,
e nëna, vëllezërit e motra.
Jo prej kur ka fillu bota,
por...
...prej FILLIMIT!

Pra babë, mos të jesh as ti me merak, se së paku e din, dhe më ke dëshmi në Ditën e Gjykimit, që e di që na ke dashur, dhe e din që të kemi dashur të gjithë, gjë që kurrë nuk ia kemi thënë njëri-tjetrit.

E ndjej se po të përqafoj çdo ditë, siç bëja në ditët e fundit të jetës tënde... po ashtu, të dërgoj përqafime për në Parajsë, dhe na prit, se një ditë, të gjithë do të jemi bashkë në botën tjetër.

Vajza, po edhe djali yt, Neta...

E shpresoj që emri im i ardhëshm do të jetë, Dr. Xheneta ISMET JETISHI!
Babë, kam marr syze me dioptri -0.75, e ajo që më kënaq është se tani më thonë se dukem *si mjeke!

...............................................................me dashuri...............................................................

Xheneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI… 539217_512604932087296_1163381616_n
Unë e baba
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi