Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën

Shko poshtë

Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën Empty Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 16, 2012 4:13 pm

Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën


Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën Jahjaga
Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e re të SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë Kosovën një vend mik, tha të enjten ambasadorja e re amerikane në Prishtinë, Trejsi Xhejkobson. Këto komente ajo i bëri në gjuhën shqipe dhe atë serbe, pas dorëzimit të letrave kredenciale te presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën Jahjaga1


“Kosova ka arritur përparime të jashtëzakonshme që nga shpallja e pavarësisë së saj”, tha me këtë rast, ambasadorja amerikane.

Gjatë kohës së shkurtër në Kosovë, ajo tha se ka vërejtur shumë përparime pozitive. Ndërkaq, inkurajoi liderët kosovarë që të punojnë në partneritet për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për Kosovën.

Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën Jahjaga2


“Jam e bindur që duke punuar së bashku në partneritet, udhëheqësit e Kosovës mund të çojnë përpara sundimin e ligjit dhe të ndërtojnë një themel të fuqishëm për një të ardhme të begatshme, stabile e demokratike”, theksoi Xhejkobson.
Pas dorëzimit të letrave kredenciale dhe një takimi të shkurtër që zhvilloi me presidenten Atifete Jahjaga, ambasadorja amerikane u është drejtuar mediave dhe opinionit me mesazhet në gjuhën shqipe dhe atë serbe, duke rikonfirmuar miqësinë e Qeverisë amerikane për Kosovën.


“Jam krenare që mund ta përfaqësoj presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që mund ta quajnë Kosovën vend mik”, u shpreh me këtë rast, Xhejkobson.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Me këtë rast, Ambasadorja Ann Jacobson ia dorëzoi Presidentes Jahjaga letrat kredenciale.

Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën Jahjaga3


Pas takimit, Presidentja Jahjaga dha një deklaratë për media, të cilën po e sjellim në vijim:

Me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale i urova ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, zonjës Tracey Ann Jacobson, punë të mbarë, shëndet dhe sukses në këtë detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm, duke qenë të sigurt se zonja Ann Jakobson do të vazhdojë punën e mirë që e bënë të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Për Republikën e Kosovës zhvillimi i marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është qenësore në zhvillimin tonë si shoqëri dhe si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim.

Përkrahja dhe ndihma e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet lartë nga populli ynë në rrugën tonë të çlirimit, të pavarësimit dhe të shtet ndërtimit, si zgjidhje e drejtë që sot Republika e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur me sovranitetin dhe integritetin e garantuar është faktor paqeje dhe stabiliteti që zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale me shumë shtete të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e vendit.

Edhe me këtë rast dëshiroj të theksoj se Republika e Kosovës si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj të lirë dhe të barabartë pa dalim përkatësie etnike e fetare është e sigurt në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike dhe Bashkimi Evropian po jep një kontribut shumë të rëndësishëm që vendi ynë t’i plotësojë të gjitha obligimet e veta dhe t’i arrijë të gjitha standardet që me sukses të kapërcejë të gjitha fazat deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Për vendin tonë krahas zhvillimit ekonomik dhe përparimit të përgjithshëm dhe sistemit të mirë të arsimimit. të shëndetësisë dhe të fushave të tjera është shumë domethënëse që në kuadër të avancimit të proceseve demokratike të sundimit të plotë të ligjit dhe të rendit të kemi rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Në këto procese jemi të gjithë bashkë kemi vullnetin dhe përkushtimin dhe kemi përkrahjen e të gjithë popullit dhe gjithsesi do të kemi sukses.

Edhe njëherë e nderuara zonja ambasadore ju dëshiroj sukses, ju dëshiroj shëndet juve dhe familjes suaj. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi