Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit

Shko poshtë

I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit Empty I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 16, 2012 5:10 pm

I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit 22E3E2B0-E3C4-4E92-BFF1-0C3B4C3D9C93_w640_r1_s

I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit


I jepet lamtumira Arbën Xhaferrit Arber-xhaferi_2
Zhvillohet ceremonia e varrimit të ish-liderit të Partisë Demokratike shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri, i cili vdiq në orët e para të pasdites së të mërkurës. PDSH-ja ka bërë të ditur se homazhet nisën në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit u nis nga qendra e Tetovës në orën 13.00 për në varrezat e qytetit.

Xhaferri, një nga themeluesit e Partisë Demokratike shqiptare, njihej për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Ai vdiq në moshën 64 vjeçare pas një jave qëndrimi në gjendje kome si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Ngushëllimet e politikës shqiptare


Presidenti, Bujar Nishani duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-liderit Xhaferi vlerësoi kontributet në shumë fusha të këtij personalitetit.
“Në këtë moment të dhimbshëm më lejoni që në emrin tim, të familjes sime dhe të bashkëkombasve të mi në Republikën e Shqipërisë t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e bashkëshortit dhe babait të dashur, dhe nëpërmjet jush politikanëve për humbjen e kolegut të tyre të vyer, gjithë bashkëqytetarëve të tij në Republikën e Maqedonisë për humbjen e një udhëheqësi vizionar. Arbën Xhaferri vuri në dispozicion idealet e tij për t’i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferri do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh. Ndajmë me ju dhimbjen dhe hidhërimin e madh”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Nishani.
Kryeministri, Sali Berisha ka përcjellë mesazhin e tij të ngushëllimit familjarëve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të ish-liderit, Arbën Xhaferi.
“Me ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit bota e mendimit dhe elita politike e kombit humben njërin prej personaliteteve më të shquara të dekadave të fundit, vlerat dhe kontributi thelbësor i të cilit në emancipimin kombëtar dhe shoqëror të kombit tonë janë një trashëgimi tejet e çmuar që meritojnë mirënjohje të thellë të të gjithë shqipëtarëve për sot dhe brezat që vijnë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.
Por në këtë ngushëllim kreu i qeverisë shqiptare ka listuar një sërë vlerash të këtij personaliteti të shquar.
“Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për njeriun tuaj të dashur, mikun tonë të çmuar, liderin, politikanin, parlamentarin, studiuesin që i përkushtoi jetën, mendjen dhe të gjithë energjitë e tij mbrotjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar të shqipëtarve në Maqedoni dhe kudo në rajon. Në emër tim dhe të qeverisë shqiptare ju shpreh të gjithë ju ngushëllimet më të sinqerta. Lutem së bashku me ju që shpirti i madh i Arbën Xhaferit të gjejë paqen e merituar dhe vepra e tij e ndritur të frymëzojë shqiptarët për të shndërruar në realitet idealet e tij fisnike, njerëzore dhe kombëtare”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Kryeministrit Berisha.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e patriotit, politikanit e publicistit te madh Arbën Xhaferi. “Humbja e njërit prej udhëheqësve më të palodhur të kombit shqiptar në tërësi e të shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti përbën një moment zie në historinë moderne të kombit. Sot të gjithë zotohemi që të çojmë përpara idealet e Arbën Xhaferit për bashkim kombëtar si mënyra më e mirë për të respektuar kujtimin e tij”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të PDIU-së.
Kryetari i PS-së, Edi Rama nëpërmjet rrjetit social “tuitter” ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit. “Arbën Xhaferi ishte një shqiptar jotipik që tha të vërteta të mëdha e hapi rruge të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale.Vdekja e tij një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që veç Arbën Xhaferi i mishëronte në një njeri të vetëm. U preht në paqe” shkruan Rama.
Edhe Aleanca Kuq e Zi ka ngushëlluar familjen e Arben Xhaferit. Në mesazhin ngushëllues të saj AK shprehet se “sot është ndarë nga jeta dhe nga ne rilindasi i madh dhe mendja më e kthjellët politike në trojet shqiptare”.
Me rastin e vdekjes së Arbën Xhaferit, telegramë ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ka pasur gjëra për të cilat jemi pajtuar por edhe shumë gjëra për ë cilat kemi pasur qëndrime të ndryshme, por ajo të cilës i jemi përmbajtur gjithnjë, ka qenë niveli njerëzor i komunikimit tonë personal dhe politik. Duke u bazuar në këto vlera konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit ët BDI-së, Ali Ahmeti.
Gjithashtu dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta shprehu ngushëllimet e tij dhe të kësaj partie për humbjen e Xhaferit. “Ndajmë dhimbjen për humbjen e Xhaferit. Arbën Xhaferi ishte një politikan i shquar. Xhaferi mbrojti të drejtat e shqiptarëve”, u shpreh Meta.
Edhe kryebashkiaku i Tiranës zoti Lulzim basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mendimtarit të shquar, Arbën Xhaferri.
“Me Arbën Xhaferrin, çështja e shqiptarëve kishte gjithnjë një mentor të vyer e të palodhur, një vizion dhe mendje të hapur, një garanci për zgjidhje. Arbën Xhaferri kishte forcën për të qenë udhërrëfyes edhe në kohët më të vështira për Maqedoninë e rajonin. Human dhe frymëzues, Xhaferri do të mbetet politikan i llojit të veçantë, një misionar i kauzës kombëtare. Trashëgimia që la pas ky mendimtar mbetet një vlerë e rëndësishme për çdo shqiptar, politikan, apo qytetar në Maqedoni e më gjerë. Mendimet e tij, analizat, publicistika e mrekullueshme janë një këshilltar i çmuar në çdo kohë, për këdo që është i interesuar për çështjen shqiptare”- citohet në mesazhin e Bashës.


Profili i Arbën Xhaferi
Arbën Xhaferi gati dy dekada me radhë ka qenë një nga figurat qendrore politike në Maqedoni.
Në skenën politike në Maqedoni u paraqit në vitin 1993, pak kohë pas pavarësimit të vendit dhe aplikimit të pluralizmit partiak. Pas disa viteve veprimtari gazetareske dhe intelektuale në Kosovë, ai u kthye në Tetovë duke u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të sapoformuar. Këtë parti Xhaferi e udhëhoqi deri në vitin 2007, kur u zëvendësua nga kryetari aktual Menduh Thaçi.
Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, Xhaferi në vitin 2001 ishte në mesin e nënshkruesve të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje të cilën më vonë shpeshherë e ka kontestuar, për shkak të implementimit në ngadalshëm të saj.
Më tepër se si politikan, Xhaferi gjithmonë është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhej shqiptarë, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Analizat dhe pikëpmajet e tij për zhvillimet në shoqërinë shqiptare në Ballkan, të shprehura në intervista dhe tekste autoriale, gjithmonë kanë ngjallur debate në qarqet intelektuale.
Arbën Xhaferi gati dy dekada me radhë ka qenë një nga figurat qendrore politike në Maqedoni. Në skenën politike në Maqedoni u paraqit në vitin 1993, pak kohë pas pavarësisë së vendit dhe aplikimit të pluralizmit partiak. Pas disa vitesh veprimtarie gazetarske dhe intelektuale në Kosovë, ai u kthye në Tetovë duke u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të sapoformuar. Këtë parti Xhaferi e udhëhoqi deri në vitin 2007, kur u zëvendësua nga kryetari aktual Menduh Thaçi. Në cilësinë e kryetarit të PDSH-së, Xhaferi në vitin 2001 ishte në mesin e nënshkruesve të marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje të cilën më vonë shpeshherë e ka kundërshtuar, për shkak të implementimit në ngadalshëm të saj. Më tepër se si politikan, Xhaferi gjithmonë është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhej shqiptarë, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Analizat dhe pikëpmajet e tij për zhvillimet në shoqërinë shqiptare në Ballkan, të shprehura në intervista dhe tekste autoriale, gjithmonë kanë ngjallur debate në qarqet intelektuale. Xhaferi është një mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe është i njohur për thirrje për ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Arben Xhaferi është autori i 2 librave që fokusohen mbi minoritetin shqiptar ne maqedoni "The DPA Non-Paper", dhe “Sfidat e demokracisë në shtetet multietnike”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi