Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja

Gjatë vizitës që po zhvillon në Kinë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takua me personalitetet më të larta të këtij vendi, ku pasqyroi pikëpamjet e qeverisë shqiptare për prioritetet zhvillimore politike dhe ekonomike.
Takimi i kryeministrit Berisha me presidentin kinez, Hu Jintao, vlerësohet si historik për zhvillimin e marrëdhënëieve në mes të dy shteteve.
Tiranë- Kryeministri Berisha, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Kinë, u prit të hënën nga presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, i shoqëruar me zyrtarë tjerë të lartë të këtij vendi. Me këtë rast kryeministri Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që si Kryeministër i Shqipërisë, të vizitojë Kinën në përvjetorin e 60- të të marrëdhënieve midis dy popujve. Kryeministri Berisha, e njohu presidentin e Kinës me vlerësimet e tij për pjesëmarrjen në forumin e BOAO-s, duke e konsideruar atë një nga forumet më të rëndësishme ekonomike botërore. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson, e konsiderojnë një thesar shumë të çmuar miqësinë e popullit kinez. Kina i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe popullit shqiptar në momente shumë të vështira të historisë së tij dhe për këtë shqiptarët u janë shumë mirënjohës. Por, nënvizoi Kryeministri, pikërisht atëherë kur Kina, nën doktrinën e Deng Hsiao Pin-it, filloi të ndërtonte Shenzhenin, diktatori shqiptar ndërtonte mijëra bunkerë dhe e çonte popullin e tij drejt varfërisë së thellë. Kryeministri u shpreh se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste kineze kanë realizuar ndryshime të thella në vendet respektive, ndërkohë që ndihma e Kinës gjatë këtyre viteve të ndryshimit të Shqipërisë, ka qenë shumë e çmuar. Duke u ndalur në investimet në vend, Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është një vend i vogël por që ofron potenciale shumë të mëdha për biznesin kinez. Qeveria shqiptare, siguroi Kryeministri Berisha, është e gatshme t’i ofrojë biznesit kinez një zonë të lirë ekonomike për të investuar në Shqipëri, e cila ka një pozicion gjeografik kyç në Ballkan dhe Europë. Kryeministri Berisha gjatë takimit me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Jintao
Kryeministri theksoi se Shqipëria e konsideron Kinën një faktor paqeje dhe stabiliteti në botë. Si mik i Kinës, nënvizoi Kryeministri, “unë kam konsideratën më të lartë për suksesin që Kina ka arritur këto tridhjetë vjet. Askush nuk ka qenë më i suksesshëm në nxjerrjen nga varfëria të qindra miliona njerëzve si qeveria kineze, në këto tre dekada” u shpreh Kryeministri Berisha. Ndërkaq, presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, e konsideroi kryeministrin Berisha si një mik të vjetër të popullit kinez. “Ju e keni vizituar Kinën disa herë dhe keni dhënë kontribut të madh shumë të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve tona, u shpreh z. Hu Jintao, duke vlerësuar se vizita e Kryeministrit Berisha do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë, si dy vende me një miqësi tradicionale 60 vjeçare. Miqësia e dy popujve tanë, vijoi ai, përbën një pasuri të vyer për marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti i Kinës theksoi se marrëdhëniet dypalëshe, gjatë qeverisjes së kryesuar nga zoti Berisha, në katër vitet e fundit kanë marrë një hov të ri. Ai vlerësoi se drejtimi i Kryeministrit Berisha ka ndikuar shumë pozitivisht që këto marrëdhënie të forcohen në interesin më të mirë të të dy palëve. Në këtë kontekst, nënvizoi z. Hu Jintao, kjo vizitë përbën një pikënisje të re historike për zgjerimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës në fushat e ekonomisë, tregtisë së ndërsjellë, shkëmbimeve kulturore etj, një hap i ri i miqësisë sonë në shekullin e 21- të.
Forcimi i marrëdhënieve prioritet i të dyja qeverive
Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Jintao, tha se forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare përbën një prioritet për qeverinë kineze dhe se ai do të inkurajojë biznesin kinez të investonte në Shqipëri. Disa biznese të mëdha kineze kane krijuar besim dhe bashkëpunim të frytshëm me qeverinë shqiptare, si; në fushën e çimentos dhe në fushën e teknologjisë, ku Huaway dhe ZTE kanë eksperienca shumë të mira investimi në Shqipëri, vijoi z. Hu Jintao. Presidenti i Kinës Jintao shprehu vlerësimin maksimal për reformat e kryera nga qeveria e kryesuar nga Kryeministri Berisha, duke bërë të mundur që Shqipëria të bëhet një vend me rritje të madhe ekonomike. Ndërkaq në një takim të ndarë qe Berisha pati me zëvendëskryeministrin e Kinës, Hui Liangyu, theksoi se Shqipëria dhe Kina kanë lidhje miqësore tradicionale prej 60 vitesh dhe qeveria shqiptare e çmon shumë miqësinë e popullit kinez. Ai nënvizoi se që në kohë të vështira, populli kinez e ka ndihmuar Shqipërinë, duke i shprehur popullit kinez mirënjohjen më të thellë për ndihmën e dhënë. “Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste kineze morën përsipër dhe realizuan ndryshime të mëdha epokale në vendet e tyre”, vlerëson Berisha duke shtuar se ndihet krenar që vizitonte Kinën në Jubileun e 60 vjetorit të marrëdhënieve midis vendeve tona. Shqipëria e sheh Kinën si faktor stabiliteti dhe paqeje në botë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi