Agim Gashi:Një muaj pa Poetin Ali Podrimjen
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:Një muaj pa Poetin Ali Podrimjen
Agim Gashi:Një muaj pa Poetin Ali Podrimjen
Po bëhet një muaj nga shuarja e Poetit dhe Akademikut Ali Podrimja.
Një muaj dhimbje, kujtime e meditime për vdekjen e Tij.
Kjo ishte shkruar para tridhjet vitesh. Thuase e ndjente ndarjen duke e thirrë edhe Lumin:
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
Pyes veten:Çfarë populli jemi ne që më shumë nderojmë e kujtojmë një një të pasur se sa një VIGAN të kulturës shqiptare.
Unë i dashur Ali sdo të të harroj kurr. Je me mua e në mua gjithmonë derisa edhe unë të vi atje ku duhet shkuar të gjithë.
Në paqë pushoftë shpirti Yt gjithmonë miku im!
ALI PODRIMJA:PARISI, VENDLINDJA
Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.
Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Koment i Haki Bunjakut
Koment i Haki Bunjakut
„I nderuar Agim,kam mbi tavolinë të punës librin ALI PODRIMJA "POEZI",të botuara në Tiranë më 1986,çka do të thotë se për çdo ditë i shfletoj dhe rilexoj dhe asnjëherë nuk ngopem me thellësinë artistike që më afrojnë ato perla të vërteta.I nderuari akademik,Ali Podrimja i takon brezit të artë të krijuesve artistik të Kosovës të viteve 60 të shek.të kaluar,kur bashkë me Esad Mekulin(prijatar),Din Mehmetin,Enver Gjerqekun,Azem Shkrelin,Rrahman Deden,Fahredin Gungen;bënë bum në letërsinë shqipe të Shqipërisë së Jashtme.Këta poet të spikatur i dhanë gjallëri dhe shpirt kulturës shqiptare me krijimet poetike thellësisht të motivuara dhe artistikisht të përkryera.I fundit nga këta krijues,Ali Podrimja e ndërpreu sagën jetësore,duke na spërkatur me stërkalat e dhimbjes.Sejcili nga këta krijues,bartte mbi supe Atdheun me tërë bagazhin e telasheve dhe problemeve,të shkaktuara nga hordhitë e huaja.Ndonëse sejcili prej tyre kishte krijuar stilin vetanak,të përbashkët kishin temën mbi Atdheun,që e bartnin edhe si plagë,e cila plagë edhe ua shkurtoi rrugën jetësore.Lavdi e përjetshme të gjithëve!!!“
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Komenti i Poezia Llemadeo
Komenti i Poezia Llemadeo
Te pershendes mik i nderuar Agim Gashi !
Uroj qe te jesh mire e i forte ne perballjen me lodhjen fizike qe po kalon!
Zoti te dhashte shendet e mbaresi ne cdo gje!
Kam shume rrespekt per krijimet tua, dhe per emrin tend, dhe je meritor ne gjithe aktivitetin tend atdhetar, qe ke realizuar nder dekada!
Me erdhi kjo foto me kete kopertine libri, te emrave te disa individve qe kane shkruar per poetin Ali Podrimja, liste emrash, qe paskan formuar librin me titull; "Antologjia e dhembjes poetike"!
Eshte bukur, te behen libra perkushtimor per njerez si Ali Podrimja!
Por me vjen keq, pse, jo vetem une si krijues, por dhe disa emra poetesh te njohur dhe mjaft te talentuar, jane lene jashte jashte asaje liste emrash ne kopertine, apo dhe jashte librit, ku jane vene emra te cilet gjer me sot, nder ta, skane botuar asnje liber me poezi!
E di, ti e publikove nder te paret Elegjine time poetike, kushtuar poetit Ali Podrimja, dhe theksoj se ishte krijimi i pare qe me 21 korrik ne mesnate, qe ju kushtua poetit Pdrimja, ishte Elgjia ime qe u be publike, dhe e vlersoj miresine tende, por me vjen keq, pse te anashkalohemi ne raste te tilla nga disa organizator, qe i bejne gjerat privatisht, e pastaj u japin rruge mbare publike, duke anashkaluar krijime me mjaft vlere, qe u botuan per poetin!
Lista e emrave, nder te cilet, jam shume dakort me emrin tend dhe te disa krijuesve te mirfillte, por nuk jam dakort me disa qe cfaqen per here te pare ne jeten e tyre, ne ate liste, si poete gjoja, pa botuar asnje liber, por o burra, u jepet rasti, peotucve, qe tu dale emri neper kopertina, qofte edhe duke perfituar nga dhembja e te gjithve per poetin Podrimja!
E ndersa, poezite e vlerave letrare dhe kulturore, te lihen jashte, pikerisht pse disa bashkvllezer nga Kosova, spo na kane shume ne qef, ne krijuesve nga Shqiperia, pervecse ndonje servil levdatash ndaj tyre!
Poeti Ali Podrimja, sdo te pranonte te behej ne ate menyre nje Antologji me vargje kushtimore, ndaj ndonje figure te kultures shqiptare, pasi ai, ose do ti bashkonte te gjithe krijuesit dhe krijimet kushtimore, ne nje te tere, ose sdo te nxirrte lista me disa emra meraklinjesh qe vuajne te duken dhe te quhen poete dhe pa qene, duke perfituar dhe nga vdekja e poetit!
U vafte "mbare" pseudoistve, inatqarve, qe anashkalojne vargjet dhe krijimet qe vlersohen nga miliona lexues shqiptar!
Me vjen shume keq, qe pashe nje liste te tille ne kete kopertine, me ca emra qe na mbahen per poete, por qe skane shpirtin e vlersimit ndaj te tjerve, pervec skutherise, per te anashkaluar Autor te cilet nuk i anshakalon asnjehere lexuesi shume i vemendeshem dhe i kulturuar shqiptar!
Te uroj cdo gje te mire mik i nderuar Agim!
Me keqardhje, per keto qe ndodhin, per sjellje kaq tinzare dhe te pa njerzishme, deri dhe ne vuajtjet per tu dukur, me lista emrash, duke tentuar te mohojne te tjeret, duke vene emrat e vet listave nder kopertina...! Them keshtu sepse nje pjese te tyre i njoh mire, qe jo vetem sjane krijues, por sjane as pa cinizem, dhe as pa intrige ndaj te tjerve...! E ne liste me pseudo, me mire te mos jete as emri im, si i shume miqve te mi poete!
Naten e mire mik i nderuar!
Me Konsiderate per ju, nga LLemadeo!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi