Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ironia si konsum politik

Shko poshtë

Ironia si konsum politik Empty Ironia si konsum politik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:13 pm

Ironia si konsum politik



Vetë fakti se të shprehurit ironik kërkon aparaturë metaforike, dëshmon ikjen nga të qenët real-politik, t’i ikësh gjuhës diskurzive, të futesh në simbolikë, të kategorizosh një situatë ndryshe nga si shihet ajo në opsionin realist. Realiteti politik nuk mund të kamuflohet me fjalë të cilat e zbukurojnë situatën drastike politike, ose e ndryshojnë përmbajtjen e kësaj situate. Ky lloj komunikimi (ironik) është një fakturë shumë e qartë propagandistike, të propagandojmë diçka që është ashtu si nuk e shohin qytetarët, dhe ata pastaj të binden se nuk e kanë kuptuar drejt atë që e kanë parë konkretisht me sytë e tyre. Opinioni është perceptor i situatës, e jo receptor. Nuk ekzistojnë metoda e politikëbërjes kolektive, prandaj është propaganda që përpiqet të përvetësojë sa më shumë kolektivitet përqindjeje të opinionit, të cilit ia prezantojmë një realiteti që deformohet me fjalët ironike, të cilat fjalë e shndërrojë folësin nga pozita inferiore e tij, në një pozitë superiore, por që realisht nuk është e vërtetë, nuk është asnjë pikë reale. Politikanët e suksesshëm do të flasin ashtu si mendon opinioni, sidomos kur ai ballafaqohet me realitetin, në raste tjera del dhe kuptohet thuajse politikani po ia ndërron “mendjen” opinionit, i cili “nuk merr vesh gjë” nga strategjia diplomatike, nga politikat “e mëdha” botërore. Ta thuash të vërtetën në një situatë ad acta, atëherë je politikan që flet me gjuhën e opinionit, ke menduar çka mendon edhe opinioni, pos nëse duam që ta instrumentalizojmë opinionin me dëgjueshmëri të padobishme, atëherë kjo dëgjueshmëri prolongon situatën e krizës, njëherësh duke mos ofruar opsione të zgjidhjes së krizës. Kjo është politikë “me rrotulla”, por dihet cilës kategori sistemore politike i përket ajo! Cili sistem e ka prodhuar realitetin sipas nevojave të politikës, e ka prodhuar lajmin e mirë, e ka premtuar qëllimin që arsyeton mjetet e veprimit edhe kur ato janë fatale në të keqen e popullit? Tashmë nuk ka dyshim se me çfarë programi komunist politik ka ushtruar pushteti i shtetit të Serbisë i quajtur UNMIK këtu në Kosovë! Pra, paraqitja e realitetit në optikën optimiste, se nesër do të bëhet mirë, nëse natyrisht ne pranojmë të jemi “të mirë” dhe të “dëgjueshëm” dhe t’i zbatojmë të gjitha politikat (standardet) që për çdo ditë e më tepër kanë shkatërruar Kosovën. Kjo është metoda e politikëbërjes honekeriane, dhe tashmë as Rusia, as aleatët e saj nuk po e fshehin qëndrimin që kanë ndaj Kosovës, siç e kanë fshehur qe dhjetë vjet duke e prezantuar administratën serbe të UNMIK-ut si krijuese procedurale të pavarësisë së ardhshme të Kosovës. Nëse UNMIK-u dhe vasalët e tij serbë tashmë janë bindur se i ka zbuluar dhe demantuar shkelja që i bëjnë ata Kushtetutës së Kosovës, atëherë me çfarë arsye edhe ne politikanët shqiptarët të vazhdojmë t’i kamuflojmë dhe t’i prezantojmë si “ndihmë” e “miqësisë” ndërkombëtare. Organizatat ndërkombëtare politike ushtarake në Kosovë, tashmë nuk po e fshehin llojin e statusit politik të qëndrimit ndaj pavarësisë së Kosovës. Njëherë thoshin se nuk e kishin të qartë rikonfigurimin e tyre, tash thonë se e kanë të qartë fare. Pse atëherë faktori i brishtë politik i Kosovës të vazhdojë për t’i paqartësuar qëndrimet e organizatave ndërkombëtare gjatë shkeljes së tyre që i bëjnë sovranitetit të Kosovës? Nëse agresori sulmon dhe shkel sovranitetin e shtetit, nuk mund t’i përgjigjesh me ironi, me hajgare. Por nëse mendon se “gjesti” i agresorit është një kotësi, atëherë duhet pa ironi të dalësh dhe ta dëshmosh se Kosova është e pavarur sipas Kushtetutës dhe atë ta bësh me realizëm politik, ta dëshmosh se kjo është e vërtetë që shihet në terren, në realitet. Përndryshe nuk është turp a ligësi të tregosh realitetin, sepse para një bashkësie ndërkombëtare, ne nuk kemi fuqi të ballafaqohemi. Por kemi një fuqi tjetër, fuqinë e fjalës që dëshmon të vërtetën në mbrojtje të ligjit, Kushtetutës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi