Falje e pajtim: mesazhi historik i përbashkët i Patriarkanës së Moskës e të episkopatit polak.
Faqja 1 e 1
Falje e pajtim: mesazhi historik i përbashkët i Patriarkanës së Moskës e të episkopatit polak.
Falje e pajtim: mesazhi historik i përbashkët i Patriarkanës së Moskës e të episkopatit polak.
Ditë historike sot në Varshavë, me frymën e pajtimit ndërmjet Kishës ortodokse ruse e Kishës katolike polake. Kryetari i Konferencës ipeshkvnore polake, kryeipeshkvi Jozef Mihalik dhe Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusive, Kirill, që viziton për herë të parë Poloninë, nënshkruan dokumentin e titulluar “Mesazh i përbashkët i popujve të Rusisë e Polonisë”. Në tekst theksohet në mënyrë të posaçme thirrja për falje, pajtim e dialog, për të shëruar plagët e së kaluarës e për t’i hapur rrugën përtëritjes shpirtërore e materiale.
Paqe e pajtim, pra, janë dy termat, që ndeshen më shumë në dokumentin, “kontribut – lexohet, në veprën e afrimit të Kishave tona e të pajtimit të popujve tanë. Hapi i parë për të siguruar mirëkuptimin reciprok, pa të cilin nuk mund të ketë pajtim, është pikërisht dialogu. Të falësh – lexojmë në dokument – nuk do të thotë të harrosh. Kujtesa është pjesë përbërëse e identitetit tonë. Nuk mund të harrojmë, prandaj. Do të ishte fyerje e padrejtësi ndaj atyre, që dhanë jetën për t’i qëndruar besnikë Krishtit e atdheut.Të falësh, do të thotë të mos hakmerresh, të mos urresh, me bindjen se vetëm kështu mund të sigurohet paqja. Është detyrë ta njohësh historinë e së kaluarës, sepse një njohje e tillë ndihmon për të zbuluar plotësisht të vërtetën, pa asnjë shtrembërim. Lufta dhe totalitarizmat – një pikë tjetër e historisë ruse e polake, shkatërruan miliona njerëz të pafajshëm, gjë që e kujtojnë edhe varrezat e njohura e të panjohura, hapur në trojet ruse e polake. Prandaj nuk është e lehtë, por as e pamundur, të rindërtosh besimin reciprok, t’i afrosh njerëzit e të krijosh kushtet e nevojshme për ardhmërinë paqësore të të dy vendeve e popujve, pa dhunë, pa luftë, pa hakmarrje, pa varreza të reja masive. E dokumenti vijon me thirrjen për dialog vëllazëror, që çon në pajtim e hamendëson edhe gatishmërinë për t’i falur fyerjet dhe padrejtësitë e pësuara. Në tekst flitet edhe për sfidat e reja, përballë ndryshimeve shoqërore e politike të këtij shekulli, në të cilin ndjehet fort indiferenca fetare e përparimi i shekullarizimit.“Është Krishti i ngjallur, shpresa për Kishat tona e për mbarë botën”, përfundon dokumenti, në të cilin rusë e polakë, plot devocion për Virgjërën Mari, i luten Zojës të ndërmjetësojë në veprën e madhe të pajtimit e të afrimit të dy Kishave të dy Kombeve.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi