Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Krimet e Serbisë, BE-ja dhe bisedimet

Shko poshtë

Fahri Xharra:Krimet e Serbisë,  BE-ja   dhe  bisedimet Empty Fahri Xharra:Krimet e Serbisë, BE-ja dhe bisedimet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 20, 2012 9:02 pm

Fahri Xharra:Krimet e Serbisë,  BE-ja   dhe  bisedimet 371012_100000708279175_1001431702_n

Fahri Xharra:Krimet e Serbisë, BE-ja dhe bisedimet

“Deri në mars të vitit të ardhshëm Serbia duhet ta bindë Këshillin Evropian, duke dëshmuar angazhim dhe duke shënuar përparime në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, përshirë menaxhimin e integruar të pikëkalimeve, marrëveshje për bashkëpunim të plotë rajonal, si dhe të bashkëpunojë aktivisht që të mundësohet zbatimi i mandatit të EULEX-it dhe KFOR-it.” Ky ishte vendimi i Evropës.
Por, Serbia as që e ka ndërmend të bindet. Sa më e pa bindur që të jetë aq më vështirë e ka. Lojërat e saja, mashtrimet e saja ,edhe më i pa informuari i Evropës i ka kuptuar.

Priten bisedime ,si duket janë të pashmangëshme. Bisedime?

Deshta që Serbisë edhe Europës t`ia rikujtoj disa të dhëna ,jo se ata i kanë harruar ; jo as njëra e as tjetra ,por si qytetar i kësaj Kosoveje i këtij tregu të ”pazarllyqëve”, tëcilat ”pazarllyqe” ishin gjithmonë në dëmin e popullit autokton ; popullit të banorëve të saj të parë dhe trashëgimtarëve të të parëve tonë ,shqiptarëve.

Kanë kaluar kohërat, kur Serbia bënte krime mbi ne, e Evropa heshtte. Evropa si zonjë e rëndë,vetëm ka vrojtuar dhe ka marr në shënime. Jo, nuk i harron ajo jo ,të bëmat e Serbisë. Ato shfaqen në një mënyrë apo tjetër. Ja se çka shkruante The New Tork Times me 31 12.1912 duke raportuar nga Londra: “Vrasjet dhe ekzekutimet - Sport ditor: “Gjenerali Zhivkoviq afër Sjenicës (Sanxhaku i Novi Pazarit) i vrau dhe i masakroi mbi 950 shqiptarë”.
Tmerret nuk kanë fund: “Në muajin Mars,nëpër Shqipëri e deri në det, serbët jo vetë të armatosurit që i mbytnin, por me një vrazhdësi shtazarake ne pabesi i zhduknin e dhe të pa mbrojturit, pleq, fëmijë, gra dhe foshnjat në gjinj “... Midis Kumanovës dhe Shkupit, mbi 3 000 shqiptarë u mbytën. Afër Prishtinës , mbi 5000 të tjerë Arnaut(shqiptarë) ,ranë në duart e Serbëve,jo në një luftë të ndershme por në mbytje të pa arsye.”

Serbet kanë qenë gjithmonë si bishat “Duke i vazhduar krimet e tyre të marra ,ushtarët serb përdornin metoda të ndryshme të kënaqin epshin e tyre prej vrasësi. Fshatarët duke ikur nga zjarri i shtëpive të tyre vriteshin si minjtë.”
“Sekretari Tomiq i i Premierit Pashiq, thoshte se në një ditë nga Prizreni në Pejë, nuk shihje asgjë përveç fshatrave të djegura. Anash rrugëve ,vareshin shqiptarët e varur, ne varëset speciale. Rruga për në Gjakovë ,quhej Aleja e Varjeve.”
“Në Uskub( Shkup), shqiptarët e pa armatosu vriteshin thjeshtë pse ne shtëpinë e tyre gjendej ndonjë brisk”. Një doktor i Kryqit të Kuq raportonte: Edhe një shqiptar që hasej, ai duhej patjetër të vritej. Gra,fëmijë, pleq, nuk kurseheshin, afër Kratovës (Fyrom), Generali Stefanoviq, i kishte renditur shqiptarët në të dy anët e rrugës ,dhe ne rreshta ashtu i mtralonte”
Dëshmitë rrënqethëse mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve na i pasqyron edhe Leo Freundlich (1875-1953) ,një publicist Hebrej e që rrjedhte nga një familje e shëndoshë hebreje, që jetonte në Vjenë. Kur në Vjenë bëhej jeta për hebrenjtë e pa durueshme, ai iku ne Zvicër dhe kryesonte misionin Shqiptar në Ligën e Kombeve në Gjenevë. Pas luftës me kot e pa sukses i u kërkonte komunistëve të rimerr vendin e Konsullit të nderit në Vjenë.
Leo Frojndlih (Freundlich) ,kishte qëllim që me shkrimet dhe zërin e tij të ngjallte ndërgjegjen e Evropës,dhe opinionit publik të saj ,ne vitet kur e “ Sëmura e Ballkanit” u largua,por i la hienat që të na gjakosin dhe të na bënin atë që nuk mundi e sëmura të na bëj për shekuj të tërë. Leo Freuendlich shkruante (Vjenë , E shtuna e Pashkëve ,1913) , Fuqitë e mëdha duhet që të iu thonë një herë e përgjithmonë ,bishave barbare : 'Hands off!' nga tokat dhe populli shqiptarë. I bëj ë thirrje civilizimit në emër të popullit fatkeq shqiptarë që të pengojnë Greqinë, Serbinë dhe Malin e Zi në qëllimet e tyre zhdukëse të një race të tërë. Një popull i tërë me fatin e tij të keq bën thirrje për shpëtim.”

Një njeri tjetër, profesori Schiemann në një artikull në” Kreutzzeitung” shkruante:”... serbet dhe grekët janë duke e bërë një luftë të fëlliqur, ata janë duke e udhëhequr një luftë shfarosëse ndaj shqiptarëve,dhe sikur të mundeshin do të çrrënjoseshin një popull të tërë” Nuk heshtnin as gazetat britanike .
”The Daily Chrinicle” me 12 Nëndor 1912 ,dëshmonte se me mijëra Arnaut ishin masakruar nga serbët. Mbi 2000 shqiptarë ,janë vrarë afër Shkupit., e mbi 5000 të tjerë afër Prizrenit. Por as Messaggero i Romës nuk rrinte pa lajmëruar që hienat serbe masakronin në Vilajetin e Kosovës. Pas rezistencës shqiptare, qytetet si Ferizaji, Lipjani,Babushi dhe të tjera ishin rrafshuar me tokë.. Menjë herë pas këtyre masakrave,familjet serbe i zaptuan pasuritë e shqiptarëve.
“L`Humanite “ e Parisit në të njëjtë mënyrë e përshkruante tmerrin shfarosës serb, grek dhe sllavomaqedonas. Fritz Magnusse, gazetar i gazetës Daneze “Riget” i përshkruante krimet e kohës si krime që i tejkalojnë të gjitha normat e një lufteje.
Evropa nuk ka heshtur asnjëherë. Neve na kanë keqinterpretuar heshtjen e saj. Evropa ka qenë me ne. Popujt e civilizuar të Evropës ishin ata që nuk e lënë të mbyllet dosja e krimit të serbëve ndaj nesh. Heshtja e qeverive evropiane të viteve të fillim shekullit 20 ,ishte e pakuptimtë. Por ne e kuptuam se heshtja e tyre ishte e përkohshme kur u bombardua Beogradi ne vitin 1999. Evropa nuk na kishte harruar.

Viti 1912, gazeta “Reichspost” e kompletoi dosjen dhe i publikoi krimet serbe te kohës mbi popullin shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni: “Qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij, ishin dëshmitarë të krimeve jonjerëzore kundër shqiptarëve. Për tri ditë radhazi shihja vetë tymin nga fshatrat shqiptare. .. Pas Kështjellës së Shkupit e shihja grumbullin e të vrarëve nga sulmi sllav. Sa shumë të vrarë por edhe atyre qe ende nuk iu kishte dalë shpirti ishin hedhur në Vardar. Dhe serbet ankoheshin që janë shumë shqiptarë për t`u vrarë dhe se plumbat po harxhohen. Lumi i Vardarit që kalon përmes Shkupit i bante çdo ditë së paku njëzet deri tridhjetë trupat e shqiptarëve të vrarë...
Gazetari i kohës së” Reichsposts” tregonte: “ me qenë se flisja serbisht, ushtarët serb më mbanin për të vetin dhe më tregonin se si në rrethin e Kumanovës i mbysnin shqiptarët pa harxhuar plumba. Ata (shqiptarët) fshiheshin dhe ne me anën e tymit i qitnim jashtë dhe ashtu pa krye nga frika që ishin, dilnin si minjtë duke kërkuar shpëtim, ne vetëm me bajoneta i thernim dhe kryenin punë me ta.”

E gjatë është historia e krimeve serbe mbi shqiptarët. T`ia rikujtojmë Europës kohën kur neve na quanin ”osman mileti” dhe serbët si “ Avrupa mileti”; atëherë kur “Kongresi i Berlinit” në bashkëpunim me Perandorinë Osmane na coptuan ,në bën copë e grime .
Shkrimi e ka qëllimin e dukshëm që të ripërshkruhen krimet e serbëve të bëra në një kohë jo aq të largët e të përsëritura në një kohë që ishim dëshmitarë edhe vetë. Qëllimi tjetër është t`iu bëhet e ditur serbëve që Evropa asgjë nuk ka harruar nga e kaluara. Që Evropa është shumë e ndjeshme kur janë në pyetje shqiptarët.

Turqisë i “ dhimbëshim” shumë. Sulltani i kohës, i kohës së Kongresit të Berlini( 1878) e emëroi Ministër të Jashtëm të Perandorisë, shqiptarin ( e devotshëm) Abedin Pashan i cili me një letër të tij na garantonte:” Me emër dhe me dëshirë të të madhit zot shpresoj se do t`i kryej dhe do t`i plotësoj obligimet e mia. Ashtu si vëllezërit tanë ( turqit fxh) ,edhe unë ia kam vënë vetes për detyrë që rërë jetë të punoj dhe të përpiqem për të mirën dhe fatin e atdheut tonë Shqipërisë ( J.Buxhovi ,Kongresi i Berlinit f.79)”. Dhe ja një premtim “ burrash”, një “përkrahje vëllazërore” iu mbushi sytë me lotë të gjithë shqiptarëve :për ndihmën nëcoptimin e tokave. Edhe pse gazeta “ Hamburgische Correspondenz” (9.06.1883) shkruante “ se kur është fjala për mbrojtjen e atdheut , atëherë Shqiptarët edhe të besimit mysliman edhe atij të krishterë i bashkon një qëndrim” tokat ndaheshin ,tokat coptoheshi se ne ishim ende “osman milet “ e Serbia “Avrupa milet”.Krimet serbe nuk kishin të ndalur. Europa nuk bënte zë.Turqia jetonte me shpresa europiane në kurrizin tonë.
“Çështja e Shën-Naumit dhe e Vermoshit lidhet me caktimin dhe vendosjen e kufirit të shtetit shqiptar me Serbinë dhe Malin e Zi, problem që e ka zanafillën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të gjashtë Fuqive të Mëdha më 1912-1913. Konferenca e Ambasadorëve i caktoi kufijtë e padrejtë të shtetit shqiptar vetëm në parim, , në vija të përgjithshme duke kryer vetëm atë fazë që në të drejtën ndërkombëtare quhet “delimitacion”. Vendimi për kufijtë ishte tepër i përgjithshëm dhe linte të papërcaktuara shumë gjëra. Këto u lanë të sqaroheshin përfundimisht gjatë fazës së caktimit në vend të kufijve që quhet “demarkacion”. Për caktimin e kufijve në vend Konferenca e Ambasadorëve krijoi dy komisione ndërkombëtare; njërin për kufijtë me Malin e Zi dhe Serbinë dhe tjetrin për kufirin me Greqinë.”( Hasan Bello)
Kjo që e shkrova më lartë , vetvetiu e ngre pyetjen : A ende s`u ngopen apetitet e Serbeve? Pak iu duk Europës se çka bën serbët? Prap bisedime për kufij të Kosovës? Prap ndarje ? Edhe në kohën e Kongresit të Berlinit ,gazetat shkruanin ( Hamburgische Correspondenz): “ Shqiptarët e meritojnë t`u kushtohet vëmendje... “ . E meritojnë !

E meritojnë?

Fahri Xharra,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi