Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:MOS NA MERRNI NË QAFË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:MOS NA MERRNI NË QAFË Empty Mentor Thaqi:MOS NA MERRNI NË QAFË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 21, 2012 6:26 pm

Mentor Thaqi:MOS NA MERRNI NË QAFË 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:MOS NA MERRNI NË QAFË
...
Ev ç,na u dhez fitili,
palca i mori flakë,
jo për dritë kandili,
po zjarr për granatë!

Sdi ku do ti del duçi,
sdi ku do ti del tymi,
më hapi plagë kapuçi
kur miza nën të hyni!

Na doli prapë telalli
se do të kemi bisedime,
trurin flakë na e kalli,
hyqymeti me mashtrime!

Na paten "premtuar"
se nuk ka më kompromis,
na paskan mashtruar,
po del pushtet pis!

Në fillim me Pus/Fusnotë,
tevona edhe me pikat e Banit,
fjala jonë është e kotë,
si me rrahë ujë havanit!

Element i ligë kusuri,
palë e çfaktorizuar,
në fund të pusit na shpuri,
politikë e kamufluar!

Qebesa as opozita jonë,
nuk tregoi dhëmbin e qenit,
nesër do të jetë shumë vonë,
t,këndojnë jasht refrenit!

Edhe heshtja është pajtim,
pajtim i pazhurmë,
do të marrin ndëshkim
për qenësinë e ngurtë!

Mos na merrni në qafë
nëse e din Zotin për Zot,
heu, krahu e koka ju thaftë
që nuk po kuptoni as sot!

Pse dhezni prap beteja,
fitilin në Token tonë,
kudo që krisë rrufeja,
ne na vret gjithmonë!

JO! JO! JO! Nuk ka kompromis,
me ardhmërinë e brezave,
se Toka do të na gjumhisë,
do t,mbulohemi prej t,zezave!

Pashë nderin që më s,e keni,
s, ju mbeti as për farë,
më t,kujdesshëm të jeni,
pa nofkën Tradhëtarë!

Bota don Partnerë,
faktorë e jo vazalë,
nuk don bim-beterë,
e as Kombi s,ua falë!

...
Mentor Thaqi Llukë e Epërme, 20.08.2012
(ad hoc, i nxitur nga lajmet shqetësuese)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi