Sa për Kryeministrin tonë, takimet me Daçiçin e Nikoliçin do të kishin ndodhë shumë më herët

Sot Kryeministri i Kosovës po qëndron në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të flitet për Kosovën. Në të kaluarën nuk është praktikuar që në këto mbledhje Kosova të përfaqësohet nga Kryeministri. Zakonisht atje jemi përfaqësuar nga Ministri i Punëve të Jashtme.
Por tash që negociatat me Serbinë po afrohen, Kryeministri do të jetë më i shpeshtë nëpër forume të tilla për një shtrëngim më të shpeshtë të duarve qoftë me Daçiçin, qoftë me Nikoliçin.
Apo për ndonjë takim eventual prapa kamerave.
Sepse kjo është uvertura e negociatave të ardhshme politike mes Qeverisë sonë dhe Serbisë, në të cilat është paralajmëruar si temë edhe veriu i Kosovës. Nëse Kryeministri i Kosovës veç takohet me Daçicin, kjo do të thotë që janë takuar dy njerëz – njëri pauses i projekteve politike të Milosheviçit. Kurse tjetri - i etur për pushtet dhe i gatshëm që mbajtjen e pushtetit ta bëjë duke bërë koncesione mbi shtetin.
Sa për Kryeministrin tonë, takimet me Daçiçin e Nikoliçin do të kishin ndodhë shumë më herët.
Ai tashmë e ka shprehur vullnetin e tij të plotë që të takohet me ta. Por, takimi nuk po ndodh sepse Daçiçi e Nikoliçi ende nuk po duan ta takojnë atë. Merreni me mend – kemi ardhur në situatën kur Kosova është për bisedime lidhur me problemet e veta, e Serbia është ajo që po na qet kushte, në vend se të ishte e kundërta.
Kosova ka arsye për kushte. Kosova ka qenë e okupuar, e dëbuar, e shkatërruar nga Serbia. Serbia është ajo që ende po i mban peng 1,800 të rrëmbyer e të ekzekutuar nga lufta. Nëse dikush ka arsye për të vendosur kushte, kjo është Kosova. Këta jemi ne.
Në anën tjetër, krejt kjo përgatitje për të hyrë në negociata me Serbinë po zbukurohet me ngjarje anësore për ta mbuluar këtë proces të padrejtë. Kjo ngjarje është përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë. Për Kosovën, pra, ende po vazhdon ai avazi i vjetër, që për ca bonbone të na shtyjnë në koncesione të reja. Po vazhdon ajo tradita prej vitit 1999 që u dashka të japim diçka të çmuar për të fituar diçka normale. Kjo është pasoja e politikës korruptive që po na udhëheq – gjërat që të takojnë i kthen në kosto fatale. Do të thonë – ja Kosova u bë shtet me tamam, prandaj tash do të shkojmë në negociata me Serbinë. Sa ishte Kosova pavarësi e mbikëqyrur në negociata ajo do të duhej të ishte përfaqësuar nga Pieter Feithi, sepse ai ishte shefi i mbikëqyrjes së pavarësisë. Tash Feithi shkoi, ashtu që Kosova të mund të përfaqësohet në negociata me Serbinë vetëm e vetëm nga krerët e saj shtetërorë. E mbi të gjitha nga Kryeministri Thaçi.
Përgjegjësia e madhe të cilën e ka marrë mbi vete kjo Qeveri, është shumë e rëndë për supet e saj të brishta. Prandaj, Qeveria është shumë e interesuar për një partner shtesë të koalicionit, mundësisht nga opozita. Dhe kjo i ka dy arsye:
Së pari – për ta forcuar koalicionin i cili do ta japë veriun e Kosovës, duke ofruar autonomi të kontrolluar nga Beogradi. Si dhe për ta shitur PTK-në dhe Trepçën pas shitjes së distribucionit të KEK-ut.
Së dyti – për ta dobësuar faktorin opozitar i cili e sfidoi Qeverinë me veprime të fuqishme, duke filluar që nga reciprociteti me Serbinë e deri te mocioni kushtëzues për bisedime me Serbinë me gjetjen e të rrëmbyerve të luftës.
Dhe, deri sot, po duket që subjekti politik më i interesuar për të hyrë në këtë valle të turpshme të Qeverisë është AAK-ja. Ose, më saktë, jo AAK-ja, por nënkryetari i saj, Blerim Shala. Blerim Shala njihet si njeri i negociatave. Angazhimi i tij kryesor politik kanë qenë negociatat. Por ne i lutemi Blerim Shalës, që nëse ai është që t’i bashkëngjitet pazareve të Qeverisë me Serbinë për veriun, le të shkoje atje i vetëm, por jo për dore me AAK-në. Lëvizja VETËVENDOSJE! i inkurajon zërat alternativë brenda AAK-së që janë kundër bisedimeve për veriun dhe kundër një koalicioni me këtë Qeveri të korruptuar. Dhe shpresojmë shumë që vullneti personal i zotërisë Shala të mos jetë qëndrimi zyrtar i AAK-së.
Ky dialogu i ri i paralajmëruar për veriun e Kosovës nuk duhet të ndodh fare. As Kosova dhe as Lugina e Preshevës nuk përfitojnë gjë aty. Nëse me dialogun teknik Serbia e mori statusin e vendit kandidat, përmes këtij dialogut politik Serbisë i hapen dyert për fillimin e negociatave me BE-në. Nëse me dialogun teknik Kosovës ju hoq fjala Republikë nga emri i shtetit dhe ju shtua fusnota, me këtë dialogun politik praktikisht do të na hiqet veriu dhe do të na shtohet roli i Serbisë brenda Kosovës. S'mund të jetë ndryshe përderisa dialogohet për çështje të brendshme të Kosovës pa kurrfarë kushtesh për qeverinë nazifashiste në Beograd.
Këta politikanë kosovare edhe kur bënin negociata në Vjenë në vitet 2006 dhe 2007 e patën mashtruar popullin e Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesit politik të tyre. Tash, këta janë bërë edhe më të këqij. Prandaj, duhet të jesh shumë naiv që t'iu besosh sadopak. Përmendja e Luginës në këtë kornize të padrejtë dhe nën udhëheqjen e këtyre politikanëve të shantazhuar vetëm sa e lehtëson humbjen e veriut ndërkohë që s'e marrim as Luginën.
Kosova dhe Shqipëria si shtete duhet të angazhohet pa kursim e pa pushim për të gjithë kombin shqiptar, përfshirë këtu edhe ata të Luginës së Preshevës. Porse, kjo nuk do te ndodh përderisa Kosova ka këtë pushtet aktual i cili jep pasuritë dhe perspektiven kombëtare për të mos ia hapur dosjet e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Politikanet shqiptare ne Lugine të Preshevës duhet ta organizojnë dhe aktivizojnë popullin shqiptar atje. Në angazhime brenda dhe jashtë-institucionale. Ata duhet te jene pranë popullit dhe me të.
Nuk duhet ta shohin zgjidhjen të kufizuar në rrugë diplomatike dhe konferenca ndërkombëtare. Pa faktorizim vendas nuk ka zgjidhje të vërtetë dhe të drejtë. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi