Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË”

Shko poshtë

Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË” Empty Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 22, 2012 9:05 pm

Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË” 274781_100000525636701_1660095843_n

Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA
Nga vëllimi i tretë poetik “JETË”

Mos qaj për mua, i dashur,
Mos qaj!
Ne, atëherë, buzë jetës u ndamë,
Se ti nuk munde të më mbaje pranë.
Mos qaj!

Ti ishe i ri,
Dhe unë,
Akoma fëmijë,
Që besonte,
Gjithçka tek ti.

Sytë e tu, mbushur me lot,
Më folën për zbrazëtirën,
Që po vinte.

Nuk e kuptova atëherë,
Se ajo ishte ndarje,
Edhe pse pa lamtumirë.

I besova fjalës tënde,
Besoj edhe sot,
Besoj edhe tani,
Se ti do të më kërkosh,
Se ti do të më gjesh,
Se ti do të vish...

Ndryshe, Dielli,
Përse perëndon e lind përsëri?

Mos qaj për mua, i dashur!
Unë do të të pres,
Gjersa fryma,
Në gjoks do të më ngrijë.

E diel 5 gusht 2012 ora 00:03
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:MOS QAJ PËR MUA-Nga vëllimi i tretë poetik “JETË” 522027_496580207036163_104584975_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi