AAK: “Vetëvendosje” qesharake, pa papjekuri politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i quan qesharake thirrjet e Lëvizjes “Vetëvendosjes” drejtuar asaj që mos të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi tha se përzierja e “Vetëvendosjes” në punët e AAK-së, është papjekuri politike.Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuesit e së cilës një ditë më parë, i kërkuan AAK-së që mos të hyjë në Qeveri me PDK-në, ndërsa ironizuan me Blerim Shalën, duke thënë se ai mund të bëhet vetë pjesë e koalicionit nëse dëshiron, por pa AAK-në. Deputetja e AAK-së, i quan këto deklarata qesharake dhe papjekuri politike nga ana e Vetëvendosjes. “Aleanca i ka strukturat e veta, e ka kryesinë, këshillin drejtues, i ka degët, i ka njerëzit të cilët në takimet e ndryshme marrin vendime për veten. Prandaj, një përzierje e tillë është më të vërtetë qesharake dhe tregon se këta njerëz nuk kanë përvojë politike dhe e kanë humbur rrugën në oborr”, tha Kada-Bujupi për Radio Kosovën.
Glauk Konjufca nga Lëvizja “Vetëvendosje” i konsideron politikisht korrekte përzierjet në një subjekt tjetër politik.
“Ne merremi me të gjithë, sepse ne jemi këtu në Kosovë dhe subjektet politike i takojnë Kosovës, kurse vendimet iu takojnë atyre”, ka thënë Konjufca një ditë më parë në një konferencë për media.
Deklaratat e Konjufcës në këtë rast, plotësohen nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti.
”Çka do që mund të bëjmë që ta shtojmë presionin publik ndaj partive tjera për të mos u bërë pjesë e valles, ne do ta bëjmë”, tha ai.
Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika Kada-Bujupi, u jep përgjigje këtyre deklaratave. Ajo thotë se udhëheqësit e “Vetëvendosjes” kanë nevojë për ligjërata patriotike, sepse shumica prej tyre kanë ikur nga Kosova në kohën e luftës, teksa për udhëheqësit e AAK-së thotë se janë pikërisht këta njerëz që kanë dëshmuar se dinë t’i dalin zot vendit.
“Është lehtë të jesh komandant pas betejës. Ne e dimë që Aleanca është dëshmuar me kohë, vijat e saj i ka mbajtur çdo herë dhe nuk kemi nevojë për leksione patriotike”, u shpreh ajo.
Ndryshe, në AAK ka disa ditë që zyrtarë të kësaj partie dalin me deklarata të ndryshme sa i përket hyrjes në koalicion qeveritar me PDK-në.
Kada-Bujupi thotë se në momentin kur kjo do të jetë temë për t’u biseduar, do të diskutohet brenda strukturave vendimmarrëse të partisë, por kjo do të ndodhë atëherë kur të kthehet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi