Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:EH, KJO BOTA E TË KUPTUARIT

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:EH, KJO BOTA E TË KUPTUARIT Empty Hyqmet Hasko:EH, KJO BOTA E TË KUPTUARIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 23, 2012 9:22 pm

Hyqmet Hasko:EH, KJO BOTA E TË KUPTUARIT 311836_497991826896444_1646640885_nHyqmet Hasko:EH, KJO BOTA E TË KUPTUARIT 372379_100000568930657_196094078_n

Hyqmet Hasko
EH, KJO BOTA E TË KUPTUARIT

Eh, kjo bota e të kuptuarit
qenka plot me moskuptime,
është bota e të dashuruarit,
thurur me plot ëndërrime.

kur e kupton, ndoshta s’e kupton,
kambanën me të dy veshët dëgjon,
por kur një zemër rigëton,
të tërë një botë e tërbon.

Nëse një sy ka dritën e diellit,
përtej netëve pa gjumë shikon,
se ka shqetësimin e lartësimit,
që mbretërimi i një zemre kërkon.

Nëse një lule që kundërmon,
brenda teje dhe meje gjen shkëlqim,
tek drita e syve tanë ajo kupton,
botën e një dashurie plot ëndërrim.

Kërko pak thelle shpirtit tënd,
atë që ndoshta të mungon,
tek një buzë e flakëruar zë vend,
një dashuri që tek dy zemra mbretëron.

E kuptoj moskuptimin dhe paqartësinë,
por le t’i flasë zemra - zemrës me durim,
qe t’i kuptosh ndjenjës me shumë çiltërsinë,
le te flasin zemrat tona veç për dashurinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi