Intervisë e Zërit të Amerikës me një të dhunuar nga burri-"Jam penduar që e fsheha 10 vjet dhunën e burrit"
Intervisë e Zërit të Amerikës me një të dhunuar nga burri-"Jam penduar që e fsheha 10 vjet dhunën e burrit"
Intervisë e Zërit të Amerikës me një të dhunuar nga burri-"Jam penduar që e fsheha 10 vjet dhunën e burrit"
Kohët e fundit në shtypin shqiptar janë shtuar përsëri njoftimet për akte dhune në familjet shqiptare. Dhuna në familje vjen për një mori shkaqesh ekonomike, sociale dhe kulturore. Por çfarë thonë vetë viktimat e kësaj dhune? Zonja në këtë intervisë thotë se është penduar që e ka fshehur kaq gjatë dhunën e bashkëshortit të saj për 10 vjet nga afro 20 vjet martesë.
Ajo thotë se pikërisht fshehja e dhunës, turpi nga shoqëria dhe presioni i familjes për mosdivorcim janë midis shkaqeve kryesore që e shtojnë dhunën fizike dhe atë psikologjike ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Edhe pse gjykata ka dhënë një urdhër mbrojtjeje, ajo ka frikë për vete dhe të ardhmen e fëmijëve, sepse është e papunë, pa të ardhura dhe pa një mbrojtje konkrete. Intervista u bë në prani të një avokateje, ndërsa fytyra dhe zëri janë fshehur për arsye sigurie.
Zëri i Amerikës: Zonjë! Çfarë mund të na tregoni për ngjarjet në familjen tuaj, për të cilat keni ardhur të diskutoni me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare?
Zonja…: Unë kam patur probleme në familje shumë vite më parë, dhjetë vjet më parë. Kam hezituar të divorcohem, sepse kisha fëmijët e vegjël, por ndoshta i kam dëmtuar. Nuk duhet t’i mbaja në atë mjedis të dhunshëm, sepse vetvetiu mund të bëhen të dhunshëm. Por nëna…, duke menduar se i mbron fëmijët, kam duruar. Me ndërhyrjen e familjes, të cilën e kam respektuar gjithmonë, që më thoshin “Mos u ndaj!”, “Mos u ndaj!”…, dhe ja ku erdhi përfundimi… Unë nuk kisha më se çfarë të bëja. Nuk kishte më rrugëzgjidhje tjetër. Ma kërkuan edhe fëmijët një gjë të tillë.
Zëri i Amerikës: Ju keni dhjetë vjet që dhunoheni në familje?
Zonja…: Po. Dhjetë vjet. Dhunë fizike, psikologjike. Një mospërgjegjësi nga i ati i fëmijëve, sepse luan bixhoz, dhe gjithë gjërat negative që mund t’i ketë një njeri. Unë rrija prapë me mendimin se po ndryshon, duke i dhënë mundësi të tjera, duke i gjetur edhe punë, por ishte e pamundur, nuk bëhej më.
Zëri i Amerikës: Sa vjet keni e martuar dhe sa janë tani fëmijët?
Zonja…: Unë kam mbi 19 vjet e martuar dhe fëmijët janë 15 vjeç dhe 9 vjeç.
Zëri i Amerikës: Zonjë! Çfarë mbështetje gjetët tek Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare dhe çfarë mbrojtje iu ka dhënë gjykata për të shmangur këtë dhunë që keni në familjen tuaj?
Zonja…: Mua rastësisht një shoqe më ka sjellë këtu dhe kur erdha kam qenë shumë e trullosur, shumë e çorientuar. Por këtu kam gjetur një ambjent tepër të ngrohtë e familjar. Unë vij nga një familje qytetare dhe nuk kam gjetur mbështetje as nga familja ime, që nuk më ka kuptuar. Kjo është. Duhet të gjesh mbështetje morale dhe shpirtërore.
Gjykata, kur më dhunohej e më kërcënohej edhe jeta, më është gjetur pranë shumë. Gjykata nxorri për mua një urdhër mbrojtje, dhe aty u mor si dëshmitare edhe vajza, edhe pse e vogël, e mitur. Urdhri i mbrojtjes është për një vit, që është edhe afati maksimal. Por edhe me këtë urdhër mbrojtje, mua vazhdimisht më kanë ardhur kërcënimet, jam ankuar edhe në polici. Policia më ka thënë që prokuroria do të njoftojë, por unë kam dy javë që kam frikë të dal edhe nga shtëpia, sepse ai tani është edhe njeri depresiv dhe i rrezikshëm. Për mua paraqet rrezikshmëri të madhe. Madje, në këto kushte që jam, ndonëse ma dinin hallin që kisha, më hoqën edhe nga puna, dhe kjo e shton pasigurinë.
Zëri i Amerikës: Deri ku kanë mbërritur tani procedurat gjyqësore për t’u divorcuar nga bashkëshorti dhe sa e përjetojnë fëmijët tuaj këtë atmosferë në shtëpi?
Zonja…: Vajzën e kam të shkëlqyer në shkollë, jo vetëm nga mësimet, por është pjekur para kohe edhe nga problemet familjare që ka parë. Ajo edhe sot që do të vija këtu tek Qendra donte të më shoqëronte dhe më thoshte “Mami kam frikë të të le vetëm”. Fëmjët janë shumë të frikësuar. Me ish-bashkëshortin jetojmë të ndarë, por kemi një objekt të përbashkët, pra, në të njëjtën shtëpi, por me hyrje të ndryshme.
Zëri i Amerikës: Zonjë! Cili do të ishte një mesazh juaj për gra të tjera shqiptare që vuajnë dhunën në familje, nuk e denoncojnë dhe e fshehin atë?
Zonja…: Është më mirë ta shfaqësh një problem që mund të kesh dhe të gjesh zgjidhje. Por në përgjithësi gratë hezitojnë ta shpallin këtë dhunë, sepse kanë frikë, nuk mbrohen, kanë frikë edhe nga shkalla e sigurisë, sepse jetën e ke të pasigurtë. Në fund të fundit, çdo njeri reagon sipas mënyrës së vet. Kush e ndjen duhet ta publikojë. Varet edhe në çfarë kushtesh janë. Kush nuk e ndjen, atëherë ta menaxhojë në mënyrën personale çdo njeri problemin e vet. Megjithatë, mirë është që dhuna të tregohet, të shfaqet hapur.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi