Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandra Shabani:“ Të humbësh një mik/e “-( Mesazh në shishe )

Shko poshtë

Aleksandra Shabani:“ Të humbësh një mik/e “-( Mesazh në shishe ) Empty Aleksandra Shabani:“ Të humbësh një mik/e “-( Mesazh në shishe )

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 23, 2012 11:42 pm

Aleksandra Shabani:“ Të humbësh një mik/e “-( Mesazh në shishe ) 211700_1178875297_10282032_n

Aleksandra Shabani:“ Të humbësh një mik/e “
( Mesazh në shishe )

Të humbësh një mik/e
do të thotë:

të ecësh në shkretëtirën e dhimbjes symbyllur…
të mbulohesh me një shikim e një veshje sonanmbul
gjithkund frymëmarrjeve të qenies tënde…!!!

Të humbësh një mik/e
do të thotë:
Të ikësh nga vetja tënde për shumë kohë….
pa e ditur se ku të çojnë hapat,
ta humbasësh busullën e mendimit…,
të ndjesh sesi po të përhumbin dhe gjurmët para syve….!!!

Të humbësh një mik/e
do të thotë:
Ai qiell jete që ju bashkonte
mos të duket më i blunjtë në sytë e qiellit tënd....!!!
Në një qoshkë të ulesh e të paramendosh:
Shumë re do të bien vrullshëm dhe sonte
do ta blindojnë ethshëm dhimbjen e shpirtit tim…!!!
Ehhh.... Pa krahë do të dukem dhe 1000 km më tutje....!!!

E djeshmja e titulluar sikur gjithçkaja e përjetshme...,
e sotmja do të mbetet një gotë boshe në zemrën time….!!!
Do të ta jap dhe një herë jetën time brenda vargut tim,
me peng do të të lë pas shumë pas…., ndoshta pa rikthim,
ndoshta joooooooo do të nis reflektimin e gabimit tim dhe tëndit njëkohësisht ...!!!!!

Të humbësh një mik/e:
Ohhhh sa e dhimbshme…..
S’dua ta lexoj më veten time….
Do të thotë ta varrosësh të djeshmen e përjetimeve,
ta mbulosh me fjalë balte shtigjesh të panjohura
sikur të pathëna kurrë më parë....!!
Jooooooooooooooo, betohem se s’mundemmmmm….

Sa të nesërme do të vijnë...,
ndryshe do të rifillojmë të mendojmë….,
sërish do të vazhdojmë të njëjtin rëfren
të zhytemi në çastin e ikjes
se asgjë më s’do të ngjajë njësoj...!!!

E nëse në atë çast do të kujtohemi për fjalët përkushtuese
që dje i thamë njëri - tjetrit,
të lutem një nder kërkoj nga ty arratisur
prej kohës tënde të çmuar...
Mos e harro sa i/e shtrenjtë ishe për mua një ditë më parë....!!!!

Të humbësh një mik/e
do të thotë të kesh një mall të cmendur për atë që iku,
u shkëput si një copë meteori nga shpirti tënd...,
O zot sa prekëse...
një film pa fund para syve të tua mbaroi....!!!
Të humbësh një mik/e
Do të thotë:
të mbetesh ngujuar me kohën e kujtimeve të jetuara
vulosur në zemër përgjithmonë...!!!


Aleksandra Shabani:“ Të humbësh një mik/e “-( Mesazh në shishe ) 488264_4077659378030_489870126_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi