Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen

Shko poshtë

Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen Empty Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 25, 2012 5:31 pm

Fatmira Nikolli

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen

Randa Konica: Marrëveshja sekrete e Hoxhës, që shpëtoi pinjollët e familjes Konica
Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen Ekskluzive_rrefimi_i_mbeses_se

Randa Azem Konica është mbesë e Faik dhe Mehmet Konicës. Pinjolle e një familjeje në zë në Shqipërinë mëmë, Ramanda ka trashëguar prej tyre fisnikërinë e një familjeje aristokrate, që pothuaj 100 vite më parë ka pasur në dorë fatet e kombit. Ajo ka lindur dhe është rritur në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Me një nënë shqiptare, bijë e Mehmetit dhe vajzë e vëllait të Faik Konicës e baba sirian, kujtimet e saj nga më të hershmet e deri tek këto të fundit lidhen me Shqipërinë. Të ëmën e quanin Lavdie Konica dhe nga rrëfimet e Randës mundesh të imagjinosh lehtë, një grua zonjë, pothuaj një shqiponjë, që ka bërë çmos që e bija të dijë për vendlindjen e saj dhe gjuhën, po aq sa dinte ajo. Kushërirë e Ahmet Zogut, e Toptanasve dhe e Sulejman Delvinës, jeta e pinjollëve të Konicajve ka qenë një endje nëpër cepat e globit, por sot, kur mendohej se kish mbetur vetëm emri, vjen edhe lajmi i mirë se Konicajt janë dhe se kanë identitet shqiptar, ndonëse prej më shumë se 60 vitesh janë dhjetëra kilometra larg...

Ajo flet një shqipe të rrjedhshme, një gjuhë letrare që tek-tuk anon nga dialekti tosk. Nuk ka problem as me mbiemra e emra që mund të mos i ketë hasur më herët. “Nikolli? Po, e kuptoj lehtë edhe emrin dhe mbiemri tuaj, Fatmira”, - pëshpërit me mirësjellje. Është shumë e këndshme në pamje dhe në bisedë, e lirshme dhe shumë sqimatare. Na sqaron se emri i saj është Randa dhe jo Eranda, e që në shqip do të thotë lule. Randa Al Azem Konica rrëfehet për herë të parë në një media shqiptare e më gjerë. Pinjollja e Faik Konicës, mbesa e shkrimtarit dhe patriotit, por edhe e diplomatit Mehmet Konica, rrëfen gjithçka mbi ‘dinastinë’ e mbiemrit të saj. Si i ikën regjimit komunist shqiptar dhe si përfunduan në Sirinë e largët? Pse është kthyer nga Siria në Tiranë pinjollja e aristokratëve?! Cila qe marrëdhënia me Mbretin Zog dhe takimi me mbretëreshën Geraldinë ...

Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen U2_FaikKonica
Për ne shqiptarët, ju jeni Randa Konica, ndërsa për sirianët Randa Al Azem. Cila është lidhja juaj me Mehmet dhe Faik Konicën?

Si filim, duhet të them se çdo gjë që unë di për Shqipërinë e kam mësuar nga nëna ime, Lavdie Konica. Ka qenë ajo që më ka folur për të atin, Mehmet Bej Konicën, dhe xhaxhain e saj, Faik bej Konicën. Unë jam mbesë e tyre. Pra, gjyshi im ka qenë Mehmet beu, ministër i Jashtëm i Mbretërisë Shqiptare. Unë kam lindur dhe jam rritur në Siri, nga nëna ime shqiptare dhe babai sirian...

Çfarë ju thoshte nëna juaj për ta?

Nëna më ka folur shumë, si për të atin e si për xhaxhain, i cili ishte në Amerikë ambasador. Më ka folur për bibliotekën që Faik Konica kishte në Neë York, më ka treguar për idetë dhe mendimet e tij.

Ju jeni e vetmja pinjolle e familjes Konica? Sa pasardhës të tjerë ka 'dinastia' juaj?

Pasardhës në linjë mashkullore nuk ka. Mehmet Konica kishte dy vajza, nënën time, Lavdien dhe tezen time, Merushen, pra nuk kishte djalë. Pasardhës të familjes Konica sot jam unë dhe tre vajzat e tezes sime, si edhe djali i tezes.

Mehmet Konica vdiq në Itali. A mund të në tregoni për fundin e jetës së tij?

Gjyshi ka vuajtur shumë nga kanceri dhe vitet e fundit të jetës i ka kaluar duke marrë ilaçe për t'u kuruar ndaj kësaj sëmundjeje. Gjyshi ka qëndruar në Shqipëri deri në kohën e pushtimit, kur edhe mbreti iku nga Tirana. Pas ikjes së Zogut, edhe ai u largua, por shkoi drejt Italisë. Në Romë i kërkuan që të kthehej në Shqipëri dhe të bëhej kryeministër i Shqipërisë nën Italinë, por ai nuk pranoi të bashkëpunonte me fashistët. Ndërkohë që gjyshi ishte në Itali, gjyshja me nënën dhe tezen time ishin në Shqipëri. Herë pas here, këto të tria shkonin ta vizitonin, aq më tepër kur qe i sëmurë.

Po në varrim ishin, apo nuk u lejuan nga komunistët?

Jo. Nuk arritën të shkonin në varrim. Kur gjyshi vdiq më 1946, ato gjendeshin në Tiranë dhe regjimi komunist nuk i lejoi të shkonin. Ai vdiq në Romë dhe u varros nga italianët. Eshtrat e tij, ende sot gjenden atje.


Mehmet Konica vdes dhe varroset ne Itali, familja mbetet në Tiranë. Si arritën të ikin nga Shqipëria gruaja dhe dy vajzat e Mehmet Konicës?

Me shumë vështirësi kanë dalë nga Shqipëria. Im gjysh Mehmeti, ka pasur marrëdhënie shumë të mira me anglezët. Gjyshen time, nënën dhe tezen, regjimi komunist i kishte dënuar me vdekje, për shkak se ishin familja e Mehmet Konicës, i cili kishte ikur në Itali dhe kishte bashkëpunuar me anglezët. Kanë qenë anglezët ata që kanë bërë një marrëveshje me Enver Hoxhën, marrëveshje nga e cila, tri femrave të familjes Konica iu shpëtoi jeta. Sipas kësaj ujdie, Enver Hoxha binte dakord që gjyshja, nëna dhe tezja të shkonin në Itali, me kusht që nipi i Enver Hoxhës, që vuante nga një sëmundje e rëndë, të merrej për kurim nga Italia. Për këtë marrëveshje biseda është bërë me Koçi Xoxen, por për interesat e Enver Hoxhës. Xoxe dhe anglezët kanë bërë bisedime, nga të cilat përfitonte familja e Mehmet Konicës dhe nipi i Enver Hoxhës. Nuk e di nëse ky nip i Enver Hoxhës, ishte djali i vëllait, i motrës apo se ç'lidhje kishte tamam me të, por di që kjo ka qenë marrëveshja.

Si kanë udhëtuar nga Shqipëria në Itali dhe kush i ka shoqëruar?

Kanë udhëtuar me avion ushtarak dhe bashkë me ta ka qenë edhe ky nipi i Enver Hoxhës. Ishin të lumtur, se po i shpëtonin dënimit me vdekje.

Në ç'moshë ishte asokohe nëna juaj?

Ka qenë rreth 25 vjeç e po ashtu edhe tezja. Ishin të reja dhe të pamartuara. Kishin kryer shkollën në Tiranë dhe në Itali. Dinin disa gjuhë të huaja.

Në Itali ku shkuan, ku qëndruan?

Kanë qëndruar në kampe, në Romë.

Faik Konica ka vdekur kishte vdekur më 1942, ndërsa Mehmet Konica vdes më 1946. Dy vajzat dhe gruaja e tij, si përfunduan në Siri?
Mbreti shqiptar, Ahmet Zogu kishte miqësi me mbretin Faruk të Egjiptit, i cili kishte origjinë shqiptare dhe presidentin e Sirisë në atë kohë, Shukri Kuvetli. Unë di që kanë qenë duke ngrënë iftar, kur Zogu i ka thënë që ka disa kushërira të vetat që po jetojnë nëpër kampe në Itali dhe i ka kërkuar ndihmë presidentit sirian. Ai i ftoi në Siri, pas dy vitesh qëndrimi në kampet italiane.
Si ka qenë jeta e nënës suaj në Siri?


Mezi e ka përballuar. Gjithë jetën e saj, nuk pranoi të mësonte gjuhën e vendit, madje edhe kur u martua me sirian nuk mori dokumentet siriane, nuk pranoi. Kur udhëtonte, merrte leje kalimi. Ndërsa mua, më ka kërkuar ta mësoj shqipen më mirë se arabishten, nervozohej kur ngatëroja shkronjat zh apo sh. Ajo ma ka mësuar shqipen në shtëpi. Ajo vdiq dhe nuk dinte dy fjalë arabisht dhe me babain fliste frëngjisht. Kanë jetuar më vështirësi e me mall. Kanë qenë të lidhura shumë, nëna me tezen. E ndjenin veten të huaja.

Në ç'lagje jetonit?

"Al-kadem" dhe "Divanie".

Po sot, sa e vështirë është jeta atje?

Situata në të cilën është Siria, dihet.

Sa e lidhur jeni ju me Shqipërinë?

Ne në shtëpi flisnim gjatë gjithë kohës për Shqipërinë. Mezi e prisnim ditën që të vinim e ta vizitonim. E ëndërronim!
Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri?


Kam qenë në vitin 1994 me nënën time. Për fat, ishte ende gjallë dhe mundi ta shohë edhe njëherë vendlindjen para vdekjes. Ajo takoi të gjithë njerëzit që njihte, kushërinjtë e të afërmit. Qëndruam në Tiranë plot 15 ditë dhe u kthyem.


Kë keni kushërinj?

Kemi delvinjotët. Ne kemi pasur të afërm edhe Sulejman Delvinën, ish-kryeministrin, kemi kushërinj edhe Toptanasit.

Ju mbiemrin Al Azem e keni nga babai?


Po. Familja e tim eti është një familje aristokrate e njohur jo vetëm në Siri. Prej familjes Al Azem kanë dalë valinj, pashallarë, kryeministra. Ka edhe një pallat familja Al Azem, dhe njerëzit vijnë nga të gjitha anët e botës për ta parë.

Çfarë ju ka thënë nëna juaj për fëmijërinë e vet në Tiranë?

Mamaja ime, Lavdia është rritur në Pallatin Mbretëror të Zogut. Kujtimet e saj të fëmijërisë lidhen me princeshat, motrat e Zogut me të cilat luante. Madje mbante mend se kur luanin kukafshehtas, shpesh ajo i kërkonte ndihmë mbretit Zog për t'u fshehur dhe ai e ndihmonte. Kur nëna ime u martua në Damask, atje erdhi ministri i Pallatit Mbretëror për të ditur se në ç'familje po jepej e bija e Mehmet beut. Duhej që të ishte dakord ai, para se të bëhej fejesa, dhe pa 'ok'-ejin e tij, nuk mund të bëhej, sepse ai përfaqësonte dakordësinë e mbretit Zog, i cili interesohej për mirëqenien e vajzave të Konicës. Meqenëse nuk i njihnim njerëzit mund të ndodhte që të martohej me çdo njeri, prandaj, duhej interesuar më parë.
Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen Urin380vdxkjesm6r45b_580_422_S_70
Si lidheshit ju me familjen e Zogut?

Edibe Zavalani ishte gjyshja ime, nëna e nënës sime dhe e bija e Dylbere Toptanit. Edibe Zavalani-Konica ka qenë e martuar me Mehmet Bej Konicën dhe ka pasur dy vajza, Lavdien, që ishte nëna ime dhe Merushen, që ishte tezja ime. Nëna e kishte mbretin kushëri nga nëna mbretëreshë, pra nga nëna e Ahmet Zogut.

Po të birin e Zogut, Lekën I, e keni takuar ndonjëherë?

Po, e kam takuar. Ka qenë shumë njeri i mirë. Kemi qëndruar me të 15 ditë në Jordani. Kanë qenë shumë ditë të bukura!

Leka I ishte vetëm apo me të ëmën, Mbretëreshën Geraldinë?

E kam takuar edhe vetëm edhe me të ëmën, sepse ne e kemi njohur nga afër edhe mbretëreshën Geraldinë. Ajo ka ardhur në vitin 1986 në Liban, dhe në këtë kohë e takuam. Ime më mezi priste ta takonte, sepse kishte mall për çdo gjë që e lidhte me Shqipërinë.

Keni mbajtur kontakte me familjen mbretërore vazhdimisht? Vinin në Damask?

YlliPres

Po, kemi mbajtur kontakte. Ata nuk vinin në Damask, por në Liban dhe ne shkonim nga Damasku në Liban ose në Jordani për t'i takuar. Mbretëresha Geraldinë erdhi në Liban më 1986-ën, ndërsa Lekën I e kemi takuar në Jordani më 1997.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi