Ku gjenden themelet e rilindjes sonë kombëtare
Ku gjenden themelet e rilindjes sonë kombëtare
Kujtese:
KU GJENDEN THEMELET E RILINDJES SONE KOMBETARE
Nga Pal Doci
Kujtdo mund t'i shkoje ndermend me pyete: cilat jane ne te vertete themelet e Rilindjes Kombetare e ku gjinden ato? A ka pergjijge per kete pyetje e cila asht ajo?
Meqenese kjo pyetje i perket fushes se historise edhe pergjigja duhet te jete doemos historike. Pra, le te ndjekim raven, qi i con gjurmet te kjo pergjigje. Dijetari gjerman, Prof. F. Hueppe shkruen: "Vetem ne malet shqiptare u zmbraps furia e vales sllave". Historianet e njoftun H. Gibb e H. Bowen shkruejne: " Malet shqiptare ishin votra te fuqishme qindrese ne Shqipni". Keto pohime, apo si mundena me i quejte konstatime, te ketyne historianeve te huej, nuk mund t'i hedhe kush poshte, sepse pasqyrojne nji realitet historik te mirefillte, te dishmuem bindeshem prej historise ne kohe dhe ne hapesine.
Po, cfare ishin keto male shqiptare, qi permenden gjithandej ne dokumente te shekujve XVI, XVII, XVIII e XIX, qi ndigjohen edhe sod e kane zane nji vend te vecante ne historine e Shqipnise?
Megjithese Perandoria Osmane ne shek. XV ishte mjaft e fuqishme, per me pushtue tokat shqiptare iu dasht plot nji shekull: prej vjetit 1380 e deri ne vjetin 1479. Gjate asaj periudhe nji qindvjecare, osmanet, tue qene se ishin kalores mjaft te shkathet, kryenin me shpejtesi e ne befasi sulme te furishme rrenimtare ne drejtime, kohe e vende te ndryshme. Per t'u mbrojtun prej sulmeve, ne Shqipni u rivendosen shume katunde ne shpate teper te thyeme, ku ishte lehte per me u mbrojtun e pothuejse te papershkueshem per kalorine turke. Keto bashkesi fqijesore, territoriale, te krijueme kastile per qellime vetembojtje u quejten " Male ". Keshtu me 1416 permendet : Mali i Hotit "3 me 1459 " Mali i Tomadhese"4, me 1469 "Mali i Bendes" 5 e ma vone permenden male gjithandej. Mirepo disa autore te painformuar mire ose dashakeqij keto male i quejne pa kurrfare te drejte "Fise".Kesaj shpifje te qellimshme i asht dhane pergjigje me kohe. F. Konica shkruen: "Treva malore ndahet ne disa njisi qi shqiptaret i quenin "Male", kurse ne terminologjine administrative turke "Bajrake"...
Keto njisi malore te quejtuna prej vendesve male dhe te njoftuna prej pushtuesve turq si bajrake, te huejte i quejten " me nji kambengulje kuptimplote ) "fise". E ka nji arsye per kete. Me fjalen "fis", si rregull, nenkuptohet nji popullsi nomade dhe propagandes sllave e greke i interesonte te krijonte pershtypjen se ajo popullsi nuk ishte gja tjeter vecse nji turme endacakesh, qi nuk meritonin vemendjen e fuqive te medha6. Ndersa Prof. A. Buda sqaron: "ketu s'kemi te bejme me "fise" me kuptim te plote d.m.th. me bashkesi gjaku, por me bashkesi territoriale te formuara ne kushtet e pushtimit, si vende strehimi. Cka i bashkoi, ishte ne radhe te pare nevoja e vetembrojtjes" Ma qarte s'ka ku shkon!
Ne keto male te kthyeme ne votra qindrese antiosmane ruhej e gjalle fryma skanderbegiane e luftes per liri, ndjenja e pashueme, e shqiptareve si komb. Asht me vend te kujtojme ketu nji parim te njoftun filozofik: "ku ka veprim, lind edhe mendimi per me e pergjithesue ate". Keshtu, qyshe me 1595, malesori shqiptar Mark Gjini thote: "Kombi em shqiptar". "Jam perfaqesues i kombit t'em shqiptar" Me kete rast duhet theksue fakti i lane me anash se me 1596 po ky Mark Gjini thote: "Ka shume vete qi dine me shkrue". 9. Natyrisht, ketu asht fjala pe malesite shqiptare. Ne malet shqiptare edhe ne shekujt XVI-XVII ka pasun shkolla qi shvillonin mesimet ne gjuhen shqipe sikurse ishin shkolla e Pedhanes "1628-1675) e Kurbinit dhe Veles "1699-1702). Prej ketyne maleve dolen edhe shkrimtaret e pare si Pali prej Hasi "shek. XVI-XVII), Pjeter Budi "1625-1689), Frang Bardhi "1606-1643), Pjeter Bogdani "1625-1689) etj. Nuk asht e rastit qi Budi, i cili nuk kishte ba shkolle jashte vendit, vec cka kishte nxane ne malet e veta, i shkruen Vatikanit: "Pashe gjakun e Krishtit mos na coni prelate te hueje sidomos prej atyne te kombesise sllave" 11. E. Budi nuk ishte vetem atdhetar e shkrimtar, por edhe luftar. Letra qe i con kardinal Goxadinos asht nji raport i perpikte i situates dhe i pregaditjes per kryengritje.
Pavaresisht prej mjeteve tejet barbare qi perdorte, pushtuesi osman kurrsesi "Nuk mundi me shue ne keto male flaken e dashunise per atdheun e dishiren per pavaresi". Ne kuvendin e mbledhun me 1602 te kisha e Shenllezhdrit ne Orosh te Mirdites, krenet e 13 krahinave, prej Kosove e deri ne Myzeqe deklarojne: "Dishrojme me ua kthye ketyne vendeve lirine e lashte sikurse qe, ne kohen e Princit tone Gjergj Kastriotit". Po, ne keto male, shkruen Frang Bardhi, "kendonin me za te nalte kange per Gjergj Kastriotin e Leke Dukagjinin. Malet shqiptare nuk ishin vetem votra qindrese e fryme kombetare, por edhe baza te fuqishme sulmi kunder pushtuesit. Prej andej kane shperthye gjithato kryengritje.
Keto male qi nuk i njifshin e nuk i pranonin ligjet e shtetit pushtues osman, organizuen veteqeverisjen e tyne simbas dokeve, nji sistem i mirefillte tradicional kombetar shqiptar, tue pasun si ligj kanunin e maleve, nji ligj ky mjaft i pershtatshem per kushtet e vendit e te kohes per ato male, pa shtet. Per kete kanun Prof. Ejup Statovci ka shkrue: "asht ma shume se nji kod... asht ma shume se nji kushtetute... asht ma shume se cdo ligj" 15.
Nji dishmi me shume randesi asht ruejtja e flamurit kombetar shqiptar ne malet e veteqeverisuna simbas dokeve. Tue ba fjale per kuvendin e organizuem prej Karamahmut Bushatit me 1786, F. Lenorman shkruen: "U mblodhen atehere ne nji kuvend te madh krenet e maleve, malesoret dhe mirditasit". Nuk asht pa domethanie termi "krenet e maleve", por ketu i perkufizon: malesoret dhe mirditasit, dmth. krenet e Malesise se Mbishkodres dhe te Mirdites.
* * *
Mbas perfundimit te atij kuvendi F. Spencer shkruen: "Shqipoja e zeze ne fushen e kuqe gjak, lamuri i Skanderbegut u ngrit perseri"17. Ami Bue shkruen: "Flamujt e tij " te Skanderbegut, - P.D. ) ishin me shqiponjen e zeze me dy krene sikurse e kane edhe mirditasit"18. Edhe ne nji raport te administrates osmane te vjetit 1702 thuhet: "Mali i Rrazes "Baz e Peshkash, - P.D.) qe ka ngritun krye ka flamujt e vet"19. Shtepia e Cefes ne Hajmel, armetar brez mbas brezi, kishte stemen e vet, shqipen me dy krene"20. E kjo tradite e ruetjes se flamurit ne malet shqiptare vihet re deri ne pavaresi. Dede Gjo Luli ngriti me 6 prill 1911 flamurin kombetar ne Decic21 tue u tregue shqiptareve se "shqipoja" jeton nder male, se malet jane cerdhja e flamurit me shqipojen dykrenare ne fushen e kuqe gjak, se malesoret ne lufte per liri i lajne malet me gjakun e tyne. A ishte rastesi apo e parashikueme, por po me 6 prill 1911, ne kuvendin e 12 bajrakeve te Mirdites te mbajtun ne Kimez, flamurin e Skanderbegut e kishte ne krah te djathte Preng Marka Prenga, bajraktari I Oroshit. Ate e zgjodhen njizani kryetar te komitetit kryengrites. Ne ditet e para te qershorit sulmoi e cliroi qytetin e Lezhes dhe me 3 qershor e ngriti flamurin shi te rrapi i kuvendit ne qender te qytetit23.
Ashtu si shkrimtaret e vjeter edhe poetet e fillimeve te Rilindjes qene te lidhun drejt per drejt me malet shqiptare si Pjeter Zarishi "1800-1860), Ndue Bytyci "1847-1917),Prend Doci "1846-1917). Madje ky i fundit, malesor mirditas, ende student i ri, vetem 24 vjec, me 1870, i dha besen Dhimiter Kamardes se do te perpiqej qi shqiptaret te kene nji alfabet te perbashket mbarekombetar. Me 1886 tue protestue kunder veprimeve shovinistete Patrikanes ortodokse greke per me terhequn djelmt shqiptar ne ushtrine greke per me i perdorun si mish per top kunder njerzve e vendit te vet, Prend Doci me guxim malesori, vrull atdhetar, matuni e vertetesi shkencetari sjelle argumente bindes se tipari dallues i shqiptareve nuk asht besimi fetar, por vetem perkatesia etnike shqiptare. Per me e perforcue kete mendim ai thekson: "Force levizese e cdo shqiptari qofte musliman, qofte i krishtene, asht dashunia per atdhe dhe ndjenja e ruejtjes se kombesise se vet dhe e gjuhes se vet".
Rrethanat historike qene te tilla qi punes se alfabetit te perbashket ia doli ne krye vetem me 1899. Ne mbledhjen e pare te Shoqnise Gjuhesore e Letrare "Bashkimi", me propozimin e tij, u pranue alfabeti i "Bashkimit" i mbeshtetun ne porosite e Kamardes". Ai alfabet, me 1908, u miratue ne Kongresin e Manastirit dhe asht ai me te cilin shkruejme na sod. Si kunderveprim ndaj trysnise se eger te pushtuesit osman, te ushtrueme ne menyre te vecante kunder malesive,mbas shperndarjes se fuqive luftuese te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne zemer te malesive, ne Shale doli ne krye te puneve te bajrakut "Djelmenia e Shales", te cilen shume studiues te kohes e kane vleresue si nji institucion demokratik. Djelmnia e Shales jo vetem kundershtonte zbatimin e ligjeve turke e vendime te kreneve te korruptuem, po shqiptonte edhe vete sunde dhe kerkonte zbatimin e tyne. Ne sundet e Djelmnise shprehej vendosmenia te mbeteshin te paprekuna doket shqiptare dhe e pashueme qindresa kunder pushtuesit osman. Gjurmet e shumta historike qe ndoqem ne kete trajtese gjate shekujve XVI-XIX na treguen qarte se themelet e Rilindjes Kombetare Shqiptare gjinden ne malet shqiptare, te cilat te kthyeme votra vetembrojtese e qindrese antiosmane ruejten nder shekuj frymen skanderbegiane te luftes per liri dhe flamurin kombetar shqiptar. Keto male jo vetem ruejten te paprekun traditen kombetare shqiptare, po kane qene edhe baze nisje per sa e sa kryengritje dhe njiherit model i veteqeverisjes dokesore shqiptare me ane te kuvendeve mbare popullore, qi ishin indtitucione te plotfuqishme veteqeverisese ligjvuese e zbatuese, pa shtet.
Nuk asht e rastit qi me 1881 Sami Frasheri i shkruente De Rades: "Ne u befte dot Shqiperia e lire e me vehte... do te qeveriset nga kuvendet sic kane qene te paret tane qemoti, sic jane sot malesite tona qe thuajse jane te lire e me vehte".
Pra si perfundim, mundena me thane se ne historine e Shqipnise duhet te rishikohet dhe te cmohet drejt kjo dukuni historike e lane m'anesh.
*Artikulli botohet ne dialektin geg per te mos zbehur e mesazhin autentik qe permban origjinali.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi