Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Osmani:Buka e mërgimit

Shko poshtë

Musa Osmani:Buka e mërgimit Empty Musa Osmani:Buka e mërgimit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 7:41 pm

Musa Osmani:Buka e mërgimit 372134_100003252924781_1430175056_n

Musa Osmani:Buka e mërgimit
Vëllezërve të mërgimit kudo ku janë në botë

Bukë e mërgimit , bukë me shtatë palë kore
Më sjell mall për bukën, gatuar në troje

Ç’më kujton Pershefcën me vatrat bujare
Bukë, kripë e zemër, në pragjet shqiptare


Buka e nënës sime, e ëmbla bogaçe
Sikur gjithë botën e kishim në magje.

Nuk më shqitet kurrë nënë fjalëngrohta
Me një përkëdhelje na e vinte te dora.

Dorë e gjyshes sime, tundëte rrathë djepi
Me një mijë urime, nxirrte bukë çerepi.

Merrnin vrap lëndine, mbanim fort bogaçen
Pinim ujë krojesh, mblidhnim manushaqe.

…Veç bukë e mërgimit është me shtatë pale kore
Helm duket në gojë , kur në sofra shtrohet.

Buka e mërgimit, bukë që s’të ngop kurrë
Është mbrujtur me lot, të patharë kurrë

Me bukë në trastë shtatë ferre kaluam
Më thoni një vuajtje që nuk e provuam.

Mes dritash Evrope, vezullojnë vetrinat
Fluturojnë avionët, dete bëjnë makinat.

Buka e mërgimit, oh, bukë pa kripë e shije
Ti e fut në gojë gjithë trupi të dridhet.

Mos ma zër në gojë, vëlla, mërgimin e zi
Se më rrjedhin lotë sikur bie shi.

Ah, bukë e mërgimit!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi