Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezia Llemadeo:Kosovë, Kosovë... !(Poemë)

Shko poshtë

Poezia Llemadeo:Kosovë, Kosovë... !(Poemë) Empty Poezia Llemadeo:Kosovë, Kosovë... !(Poemë)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 9:56 pm

Poezia Llemadeo:Kosovë, Kosovë... !(Poemë) 186583_100002230689630_1828294391_n

Poezia Llemadeo:Kosovë, Kosovë... !(Poemë)
Poeme nga LLemadeo, krijuar ne vitin 2004.
Poezia Llemadeo:Kosovë, Kosovë... !(Poemë) Kosova
A më ndigjon o malli im i zhuritun!
Kosovë, po të thërras prej thellësive të mija!
A ma ndigjon zanin o Toka e vaditun,
Me gjak e me Eshtra që kërkoj Liria!

E unë vocrraku i yt i tretun kësaj bote,
Pa shtëpi, pa strehe, pa ty, Atdhe…
Nëpër gjamë e gjëmime të vajit të shpirtit,
Po të thërras unë ty sot e të them: Ku je ?!

E dij se si Truall qëndron në mes t’ballkanit,
Ti zëmer e Atdheut e tokve të Ilirisë!
Po ku më je si popull, si tokë e përgjakur
Që thirre nëpër flakë emrin e Lirisë?!

Çtë gjeti ty o Kosovë martire, bijt e bijat ku janë ?!
Kur sot ty sërish po të qesin në treg…
Bixhoz po luajne me ty si atëhëre…
Kur gjymtyret ti prenë e të ndanë me Nanë !

Çpo bëjnë politikanët e tu, doktorët, profesorët…
Analiste, gazetarë, e të tjerë çfarë janë…?!
Çpo bëjnë ata që mi ke vënë në kyre ?!
Për pamvarsinë tënde, vallë çfarë thanë?!

Çfarë thanë pra bijtë e tu që mi ke në krye…
Kur Europa i lëshon fjalet si në mejhanë :
“Që Kosova të jetë prap nën Serbi…”
Per atë deklaratë turpi, bijtë e tu, çfarë bëjnë ?!

Ay kryeparlamentari, vetë Presidenti,
Kryeministër-pari, vetë Parlamenti,
Intelektuale e të tjerë, të graduarit doktora…
Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnë si kodosha!

Oh, asgjë nuk thanë, asgjë nuk bënë,
As nuk do të bëjnë, këtë mire e dij!
Veç ofshame e popullit për njerzit e vrarë,
Do të ndigjohet shekujve të veshur në të zi!

Kosovë, Kosovë, unë ta shoh prap lotin
Gjamën e vajtimin në sy si atëhere…
Fabrikat e sllavise po e terin barotin...
Racizmat po i stërvisin që të të vijnë në derë!

Si shefa e drejtues te autonomisë,
Do të vijnë ata me maska të reja…
Të gjoja integrimit të shtetit të Serbisë,
Në Europën kurvë, he’ e vraftë Rrufeja!

E pastaj Kosovë, shikoj kreret që ke sot,
Se si në Beograd kafen do ta pinë…
Biles në darkë të madhe te fitores sllave,
Vallën gisht për gisht doktorat do ta shtrijnë…

E vashat Kosovare, nanat që qëndrojnë,
Krenare për bijtë e vrarë në emër të lirisë.
Rrobën e përjetshme të zise do ta harrnojnë,
Dhe vorreve të Heronjëve vajtimi do të nisë!

E rinia jonë, jetimët, bijtë e luftëtarve,
Udhëve të botës do të tresin mërgimtarë…
Sepse shpirti i tyre nuk do të mundet ta durojë,
Atë shkelje të gjakut të Etërve të vrarë !

Kosovë, Kosovë, të shoh të tradhëtuar si mos me zi!
Nga klyshet e tradhetisë të etur për tituj e lavdi,
Që pas premtimesh të marra nga shok e miqasi,…
Po e pranojnë heshtjen, që të lënë nën Serbi!

Eh, atyre po mu raftë një pikë përmbi sy!
E kurr, as vorret mbrënda mos i laçin !
Politikanëve, e të gjithëve çfarë sot mi ke në kyre!
Nëse ata pamvarsinë e plote per ty urgjent nuk e thërrasin!

E nëse Europa pamvarsine nuk ka me ta ligjërue,
Si shtet me vehte, Si popull Kosovar në përgjithsi,
As vetë Europa nuk do të jetë kurrë e bashkueme
As nuk do të ketë kurrë paqe, as drejtësi !

E gjithë të ligat ballkanit e Europës mbarë,
Ja sjellin racizmat e sllavit e të grekofilisë,
Të cilët i kanë miqt deri dhe ndër shqiptarë
Që Tiranës e Prishtinës më rrijnë tuj u kapërdisë !

Kosovë, mos qoftë e thënë që të heshtë e drejta!
E bota aq mizore mos me u tregue,
Për gjakun që shkoj krojeve si lume pa u da,
Për atë pamvarsi që po shkon tuj u largue !

Dhashtë zoti që krenë në Europë dhe në Shqiptari
U bashkofshin bashkë në vepra e mëndime…
Dhe ta dhaçin ty të lumen te ploten pamvarsi,
Si shënjë qytetrimi edhe për Europën në lindje!

Autori, LLEMADEO,
Shkruar ne korrik 2004.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi