Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Josif Gegprifti:Kam frikë se do kem ikur...

Shko poshtë

Josif Gegprifti:Kam frikë se do kem ikur... Empty Josif Gegprifti:Kam frikë se do kem ikur...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 26, 2012 10:14 pm

Josif Gegprifti:Kam frikë se do kem ikur... 370586_100000530155198_40192566_n

Josif Gegprifti:Kam frikë se do kem ikur...

Ti mike shumë mos u mërzit,
që pemët gjethet po rëzojnë,
vjeshta këtë punë ka çdo vit,
në pranvere prap do lulëzojnë.

Njësoj si pemët jemi ne,
jeta gjithmonë na ndryshon,
edhe qielli ngjyroset me re,
kur dielli bie perëndon.

Ti mike shumë mos u mërzit,
shumë vite tani kanë kaluar,
sa ke pritur më mos prit,
shpejt kemi për t’u takuar.

Nuk besoj se ke harruar,
vendin ku unë të pres,
eja dhe ti pavonuar,
tek strehza jonë do më gjesh.

Hapin tënd s’e ngatëroj me tjetër,
e njoh mirë hapin tënd të qetë,
kam frikë se në strehzën e vjetër,
do ringjallet dashuria e vërtetë.

Dhe po s’erdhe s’do jem mërzitur,
pritja kurrë s’është e kotë,
veç kam frikë se do kem ikur,
do kem ikur nga kjo botë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi