Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas 35 vjetësh, projekte restauruese në Antigone

Shko poshtë

Pas 35 vjetësh, projekte restauruese në Antigone Empty Pas 35 vjetësh, projekte restauruese në Antigone

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 1:50 am

Pas 35 vjetësh, projekte restauruese në Antigone

Dy kroje me arkitekturë origjinale antike, ringritja e katër kolonave në bllokun qendror të banesave me peristil janë restauruar së fundi



Pas afro 35 vjetësh ndërprerje të projekteve restauruese dhe gërmimeve arkeologjike, restauruesit e Parkut Arkeologjik të Antigonesë, në bashkëpunim me ekspertët e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë dhe ekspertët e firmës ndërtuese të licencuara për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në monumentet e kulturës, kanë përfunduar projektet e para për restaurimin e plotë të disa monumenteve antike brenda territorit të parkut. Sipas arkeologut të zyrës për administrimin dhe koordinimin e Parkut Arkeologjik Antigone, Stefan Thimjo, "projektet restauruese janë rikthyer në Antigone pas një periudhe të gjatë mungese. Me fondin prej 800 mijë lekësh të financuara nga MTKRS, për herë të parë pas kësaj heshtjeje janë realizuar ndërhyrjet e para restauruese në këtë qytet antik. Menjëherë pas funksionimit si park arkeologjik në mesin e vitit 2006, stafi është fokusuar me hartimin, miratimin dhe realizimin e ndërhyrjeve në disa nga monumentet më të spikatura të Antigonesë, sikurse janë krojet antike dhe oborret e banesave me peristil". Sipas tij, që nga vitet ‘80, kur ekspeditat e kërkimeve arkeologjike të udhëhequra nga profesor Dhimosten Budina zbuluan mjaft monumente e rrënoja, nuk ishin kryer punime restauruese. Projektet e fundit në Antigone kanë arritur të restaurojnë plotësisht dy kroje me arkitekturë origjinale antike, janë kryer pastrime dhe përmirësime në dy kroje të tjera, ndërkohë që janë ringritur katër kolonat në bllokun qendror të banesave me peristil, të cilat ishin restauruar në kohën e zbulimit të tyre rreth 35 vjet më parë, por që ishin rrëzuar sërish. "Sidomos ringritja e kolonave të banesave paraqet interes të madh për parkun arkeologjik, jo vetëm sepse këto objekte ishin nga monumentet më përfaqësuese në Antigone, por edhe sepse pas restaurimit parku ka fituar më shumë vertikalitet në monumentet më të vizitueshme të tij", thekson eksperti i turizmit dhe mjedisit në këtë park, Ilirjan Lluri. Një vit më parë, në Antigone u kryen punime restauruese dhe konservuese në mozaikun e bazilikën paleokristiane. Ndërkohë, sipas drejtuesve të këtij parku, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Arkeologjisë Shqiptare gjatë vitit 2008, janë realizuar edhe projekte të tjera për vendosjen e tabelave informative në mjediset e parkut dhe pajisjen e qendrës pritëse për turistët me një gjenerator elektrik me fuqi 5.5 KW. Parku Arkeologjik Antigone vazhdon realizimin e projekteve restauruese sipas planit të menaxhimit që është hartuar dhe miratuar për periudhën deri në vitin 2012, i cili përfshin projektin për ndërtimin e një hyrjeje kryesore në Parkun Arkeologjik Antigone, që përmban portë me elemente antike tradicionale druri, kabinë druri për biletari dhe banderin "Parku Arkeologjik Antigone", për ngritjen e një minimuzeu me imitime të objekteve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike, botimin e "Udhërrëfyesi të Antigonesë", duke përdorur imazhet e tabelave informative të shoqëruara me një hartë të plotë të Parkut të Antigonesë, ku të jenë të vendosura monumentet e zbuluara dhe drejtimet e guidës brenda parkut për vizitorët e turistët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi