Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Gjergj Kastrioti", për krijime në gjuhën arbëreshe

Shko poshtë

"Gjergj Kastrioti", për krijime në gjuhën arbëreshe Empty "Gjergj Kastrioti", për krijime në gjuhën arbëreshe

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 1:54 am

"Gjergj Kastrioti", për krijime në gjuhën arbëreshe




Në qytetin e Chieri-t, pranë Torinos në Itali, u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve letrare në kuadër të edicionit të 9-të të konkursit "Princi Gjergj Kastriot Skënderbeu". Konkursi letrar, emri i të cilit i dedikohet Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, organizohet nga shoqata "Vatra Arbëreshe" e Chieri-t.

Çmimet u jepen krijimeve të reja më të mira letrare në gjuhën arbëreshe, si edhe krijimeve më të mira të nxënësve me origjinë arbëreshe që studiojnë në shkollat italiane. "Qëllimi i konkursit është pikërisht ruajtja dhe lëvrimi i mëtejshëm i gjuhës arbëreshe ndër brezat e rinj të diasporës së hershme shqiptare në Itali", u shpreh Vincenzo Cucci, presidenti i shoqatës "Vatra Arbëreshe". Ai u kujtoi të pranishmëve se në territorin e Rajonit të Piemontit jetojnë sot mbi dhjetë mijë qytetarë me origjinë arbëreshe, duke përbërë kështu një nga bashkësitë më të mëdha të këtij komuniteti jashtë vendbanimeve të tyre historike në jug të Italisë. Duke filluar nga ky edicion, një seksion i posaçëm i konkursit u rezervohet edhe krijimeve të reja poetike të shkruara në shqipen letrare. Juria e konkursit kryesohej nga prof. Italo Fortino, titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Universitetit të Napolit. Anëtarë të saj ishin edhe Visar Zhiti, atashe kulturor pranë Ambasadës së Shqipërisë në Itali, Eduard Sopi, kryetar i shoqatës "Nënë Tereza" të Astit, Annunziata Delli Santi, eksperte e gjuhësisë pranë Sportelit Gjuhësor të Rajonit të Bazilikatës, si edhe poeti arbëresh Tommaso Campera, përgjegjës i Departamentit të Kulturës pranë shoqatës "Vatra Arbëreshe". Në fjalën e tij, prof. Fortino u shpreh se "një kulturë pa rrënjë nuk mund t‘u rezistojë tronditjeve të globalizmit. Kultura arbëreshe nuk duhet të konsiderohet si anakronike apo antihistorike, përkundrazi. Ajo është një kulturë që krijon harmoni mes së tashmes dhe së kaluarës, mes individit dhe shoqërisë ku ai jeton". Fitues të edicionit të nëntë të konkursit, në seksionin e krijimeve në arbërisht, u shpallën kantautori Francesco Scaravaglione, nga Pavia, si edhe nxënësja Katia Forte, në seksionin e autorëve të rinj. Në seksionin e dedikuar shqipes letrare, për poezinë më të mirë të pabotuar, fituese u shpall shkrimtarja dhe studiuesja vlonjate Vilhelme Vranari, ndërsa çmimi i posaçëm i jurisë për kontributin e dhënë në lëvrimin e letrave shqipe iu dha autores dhe përkthyeses Valbona Jakova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi