Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes

Shko poshtë

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Empty SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 10:52 am

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Ali

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes

AGIM GASHI

LAMENT PER ALI PODRIMJEN

I dashur vlla Ali!
I dashur Poeti i Kombit!


Po t’i shkruaj këto rrjeshta në Parkun e Rurit, në Düren. Ti e di se kur mbushem me mallin e atdheut dhe nënës sime, unë ia msy parkut ku shfryhem duke folë me Lumin Rur.

Sa here të kemi përmend edhe Ty, nuk mundem t’i numuroj.
Edhe Ruri sot është i shqetësuar, buçet nga valët dhe më duket se tërë rrjedhën e ka shndërruar në lot. Unë dhe Ruri nuk e kemi të lehtë të kontrollojmë dhimbjen, këtë dhimbje që solli largimi yt prej nesh, këtë dhimbje që ndiejmë, kur kufoma jote akoma nuk është shtrirë të pushojë në tokën e Arbërit, në atë tokë, për të cilën u shkrumove për së gjalli mbi shtatë dekada.

Këtu në brigjet e Rurit të shqetësuar, unë miku yt derdh lot, ndërsa mijëra kujtime më vërtiten në kokë.
Sa vjet kishim pa u takuar? Shumë! Që nga koha e pajtimit të gjaqeve. Jemi takuar në atë kohë me bindjen se edhe kështu ndihmonim atdheun dhe popullin e robëruar. Më kujtohen fjalët e tua: Pajtimi është gjëja më sublime e njeriut!
Fatkeqësisht unë u detyrova të ndahem nga atdheu, nga nëna, nga më të dashurit…
U ndava edhe nga Ti, i dashur Ali, por me shpresat se do të shifemi prap.
Kurbetin e shijoje edhe ti shpesh. Ishe si zogu në fluturim të hapësirave. E dije se në Evropë ke shumë miq.
Dhe një ditë, me një çantë të mbushur plot, me vargje me aromë atdheu, ia mbërrine Ti.

Erdhe aty ku isha unë, në rrugën Ellener nr.25 të Arnoldsweilerit ku ishte shtëpia ime e azilantëve. U përqafuam fort, lotuam pak e unë në shpirtin tënd lexoja brengën se ku ishte katandisur miku yt.
Ty pastaj të ofruan hotele me yje, banesa luksoze, por ti nuk ike nga unë.
Aty në shtëpinë e azilantëve, në një dhomë të vogël ta solla një shtrat, një tavolinë dhe një makinë shkrimi. Aty u ndjeve si në shtëpinë tënde. Aty, në atë varfëti, ishte zemra e mikut, e pasur në dashuri e mikpritje, isha unë, miku yt! Sytë e tu e shprehnin këtë!
Shkruaje pa ndal. Shkruaje për çdo gjë që duhej shkruar dhe ua përcillnim gazetave të ndryshme. Jo rrallë në shkrimet e tua, më bëre personazh, mua, mikun tënd, mikun e mallit dhe të brengës së përbashkët për atdheun. Uleshim në dhomën “tënde”, bisedonim e nganjëherë edhe qanim. Ti qaje për Lumin e unë për Nelin. Vajin, brengën dhe kafshatën i ndamë sëbashku., si miq, si vëllezër, edhe më shumë!
Me muaj nga aty brodhëm qyteteve të Evropës plakë për ‘u takuar me shqiptarët tanë, për t’i mbajtur gjallë në atë kohë të rëndë e të turbullt. Ti me vargjet e tua, e unë me këngët e mia, mbushnim sallat me dëgjues. Nuk ishin të rralla çastet kur mbusheshin me lot, mbusheshim edhe ne. Rëndë ishte kur qanin qindra njerëz përnjëherë.
Më thoshe: Po e zgjojmë mendjen e fjetur, po vjen dita e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku ata frymojnë.

I dashur Ali!

Të kujtohet Brukseli, Boni, Viena, Kölni, Düseldorfi…?
Po Duisburgu të kujtohet? Atë natë ishim tre. Azem Shkreli që iku kaherë, Ti që ike tani dhe unë që do të vi pas jush. A e mban mend çfarë jehone pati ajo mbrëmje? Klubi nuk i zinte të gjithë. Ju dy poetët e mëdhenj lexonit nga një poezi, ndërsa unë ia thosha një kënge. Kështu deri në zbardhjen e mëngjesit kur ti the: „Kështu do të zbardhë së shpejti edhe Liria“! Azemi dhe unë ta pohuam këtë. Unë nuk mund t’i harroj kurrë ato orë!
Po Bonni a të kujtohet? Aty na e ndërprenë mbrëmjen, miku im. Ndjemë dhimbje për masën e shumtë që kishin ardhur për Ty e për mua. Ti u trondite nga kjo situatë, po nuk ishte në dorën tonë që ta ndryshonim. Më the mua e Selajdinit: „Ja si jemi ne shqiptarët. Del një karagjoz e prish çdo gjë“!

I dashur VLLA!

Unë kujtoj tani Farukun, Abedinin, Ilirin e shumë të tjerë që të nderonin, të donin e të respektonin! Kujtoj Veliun, që na ndihmoi me veturën e tij pa përtesë. I miri Veli, iku para teje.
Ti tani, miku im i shtrenjtë, je nisur për t’i takuar..... Veliun, Azemin, Rugovën, Abedinin....!
Çmallu me Lumin tënd, vëllai im! Ma tako dhe Nelin e dashur!...

I dashur Ali!

Të shoh të shtrirë në atë akivol francez e zemra më ngushtohet. Ti je shtrirë aty i heshtur e kurrë nuk do të flasësh më me njeri! Dhe nuk do ta dimë mendimin tënd të fundit, fjalën tënde të fundit, amanetin tënd të fundit.
Por dimë që të pat marrë malli për Lumin. Për këtë ti vdiqe në Francë. E dimë edhe pse vdiqe atje!
Aty pranë atij lumi të doli Lumi yt para e të tha:
-Babi, eja ikim. Nga këtu parajsën e kemi më afër! -
Lumi i dinte rrugët më të shkurtëra!

I dashur Vlla!

Desha të vij në varrimin tënd me gjithë sharkinë time. Planifikova që buzë varrit teënd të njomë të ta këndoj këngën për Ty. Por, më beso, o vlla i dashur, se nga ikja yte, më është zgjuar kanceri im í cili i ka shtue dhimbjet. Po do që sa më parë të ikim edhe ne: kanceri bashkë me mua.

Të qoftë i lehtë dheu amë!

I yti Agim Gashi!
24.07.2012-Pranë brigjeve të lumit RUR.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Empty AGIM GASHI:KËNGË PËR ALI PODRIMJEN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 11:01 am

AGIM GASHI

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Ali_podrimja

KËNGË PËR ALI PODRIMJEN

Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e merr ti nji sy gjumë?
Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye nji t’madhe punë.

Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m’i shtrëngue,
Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia knue.

Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?

Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe,
I kish çue lajm Lumi,
Me u takue të dy atje.

Shkoi te Lumi me shue mallin

Si kalores zemer plot
Ku shtrin krahet Iliria
Fjala e tij nuk njeh mort.

Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Sot gjemojme na që të dy,
Ku e la kangen Aliu,

Teli i zemres tu kput Ty.

27.07.2012
Düren



Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Aug 28, 2012 11:38 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Empty Re: SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 11:22 am























Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Empty Anila Themiu:Ty tlumte goja lahutar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 28, 2012 12:01 pm



SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes 173759_100001720256971_1086163551_n

Anila Themiu:Ty tlumte goja lahutar
------------------------------

Ty tlumte goja lahutar
po cili arkivol dhe cili varr
nxe nje zemer kaq te madhe
qe mbart nje shqipe me halle
me dy koke me dy bedena
eshte tjetra po iku njena
Hej tlumte goja lahutar
Ali Podrimja eshte gjalle
dhe kendon kur te sheh
nje dolli me ty e ngre
Qofshi bashke zogj te shqipes
qendroni bashke para dites
se madhe te bashkimit kombetar
une ika i qiellit lajmetar
lajmin e madh te percoje
qiell dhe toke ta mesoje
Ta mesoje i madhe e i vogel
se shqiperia nuk eshte loder
Pre kusaresh pre skifteresh
sahanlepirsash ,zemercjerresh
por eshte SHQIPE neper kreshta
shpejt do ngrihet pa ikur vjeshta
Jam i lajmit lajmetar
paraprijes ,kengetar.


POETI nuk vdes po flet si une ALI shoku yt i
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes Empty Re: SPECIALE: 70 Vjetori i Lindjes së Ali Podrimjes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi