Nga "Big Brotheri" shqiptar
Faqja 1 e 1
Nga "Big Brotheri" shqiptar
Mimoza nuk beson: Dashuri mes Bjordit dhe Adelës? Jo
Tatuazhet janë kthyer në një argëtim të madh për banorët e shtëpisë më të madhe
Tatuazhet janë kthyer në një argëtim të madh për banorët e shtëpisë më të madhe
Ari, Juna, Qetsori dhe Arjoni janë katër të nominuarit e kësaj jave. Banorët kanë diskutuar gjatë pas spektaklit për nominimet. Arjoni dhe Anjeza kanë komentuar sidomos dyshimet që janë hedhur mbi ndjenjat për njëri-tjetrin, ndërsa janë zbavitur me bërjen e tatuazheve, një surprizë e Vëllait të Madh.
Banorët bëjnë tatuazhe
"Big Brother" u ka dhënë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mundësinë për të bërë tatuazhet, për të cilat flisnin aq shumë. Ata kanë diskutuar gjatë se çfarë tatuazhi të zgjidhnin e në ç‘pjesë të trupit ta "aplikonin". Përgjatë gjithë natës, ata kanë bërë me radhë, secili tatuazhin e vet, me përjashtim të Adelajdes dhe Arjanit. Arjoni dhe Anjeza i kanë bërë tatuazhet në të njëjtin vend. Ai i ka qëndruar pranë asaj gjatë gjithë kohës, për shkak të dhimbjeve të lehta që ajo ndiente. "Sa keq që nuk ishte dhe Aida!"- ka thënë Qetsori- Ajo kishte shumë qejf ta bënte një!". Mëngjesi i së dielës i ka gjetur banorët me një tjetër kujtim nga kjo eksperiencë, kësaj here, në trupin e tyre.
Adi bën tatuazh
I pari nga banorët që ka bërë tatuazh, ka qenë Adi. Ai ka zgjedhur të tatuojë në trupin e tij inicialet BBL, "Big Brother Loku". Fillimisht ai ka dashur ta shkruajë me shkronja kineze, por më pas ka zgjedhur një prej sugjerimeve të specialistëve që Vëllai i Madh kishte futur në shtëpi, për këtë qëllim. Në fakt, ky nuk ishte tatuazhi i parë i Adit. Në trupin e tij ai, ashtu si një pjesë e banorëve, ka edhe tatuazhe të tjerë.
Tatuazhi i Mimozës
Pas Adit, radha për të bërë tatuazh, ka qenë e Mimozës. Qetsori e ka pyetur nëse do ta bënte të përkohshëm atë apo të përhershëm dhe ajo ka thënë se kishte zgjedhur ta bënte të përhershëm. Ajo ka qenë e sigurt në zgjedhjen e tatuazhit që do të bënte, por e pasigurt për vendin. Fillimisht, Mimoza ka zgjedhur ta bëjë në krahun e djathtë, por specialistja i ka këshilluar të majtin. Anjeza i ka thënë të mendohej mirë, sepse ajo vetë ishte penduar që e kishte bërë në krah. Edhe Qetsori i tha të njëjtën gjë. Ai i sugjeroi se më mirë do të ishte ta bënte nga pas, në shpatullën e majtë. Vendi që përfundimisht Mimoza zgjodhi të bënte tatuazhin, edhe nën këshillën e specialistëve, për shkak të formës së tij, ishte në pjesën e pasme të shpatullës së djathtë.
"Më erdhi keq që iku Aida!"
Eltoni është shprehur se ndiente keqardhje për largimin e Aidës nga shtëpia e "Big Brother". "Më erdhi shumë keq që iku Aida!"- i ka thënë ai Arit, Junës dhe Adit. Edhe Ari ka thënë të njëjtën gjë, ndërsa Adi është shprehur se ndihej mirë që nuk e kishte nominuar këto dy herët e fundit, se ndryshe mund të ndihej paksa fajtor. Sipas Eltonit, të vjen keq për këdo që del, por kur krijon edhe një lidhje më të fortë sesa me banorët e tjerë, atëherë keqardhja që ndien, është detyrimisht më e madhe.
Tatuazhet janë pjesë e personalitetit!
Arjani ka thënë se ai nuk donte të bënte një tatuazh me inicialet e "Big Brother". "Nuk po ndiej ndonjë përkatësi!" - ka thënë ai. Sipas Arit, një tatuazh, ishte diçka shumë e rëndësishme, për të cilën duhet të mendoheshe mirë para se ta bëje, pasi ishte diçka që nuk zhbëhej më. Veç kësaj ai i kishte tre të tjerë në trupin a tij. Më pas Ari ka shtuar se nuk mund të tatuonte inicialet e "Big Brother", kur nuk e dinte fare se çfarë shije mund t‘i linte në fund kjo eksperiencë, apo çfarë ndikimi mund të kishte në jetën e tij. Juna i tha se në këtë rast, ai mund të zgjidhte të bënte një tatuazh të përkohshëm, që për 20 ditë fshihej, gjë që Arit iu duk e volitshme. "Atëherë po e bëj!" - tha ai.
"Dua t‘ju vij në dasmë!"
Në dhomën e akuariumit, ku banorët bënin tatuazhet, Qetsori i ka ngacmuar sërish Bjordin dhe Adelën, duke i pyetur nëse ishin puthur apo jo dhe kjo i fundit i ka thënë se edhe sikur ta bënin, atij nuk do t‘ia tregonin. "Ç‘na ka gjetur!" ka thënë ajo. Në vijim, Qetsori u ka thënë se kishte shumë qejf të vinte në dasmën e tyre. "Pse, kam luajtur mendsh unë të martohem me Bjordin! - i ka thënë atij Adela me shaka, - Je në terezi ti apo jo?".
"Ti je një femër shumë e pastër!"
"Më vjen keq që nuk arrij ta shpreh atë që ndiej!" - ka thënë Anjeza, duke biseduar me banorët e tjerë. Ajo i është referuar faktit që ndjenjat e saj për Arjonin ishin vënë në dyshim. Sipas Arit, ajo, që e dinte çfarë kishte bërë gjatë javës dhe që duhet t‘i kishte pritur këto pyetje, duhet të kishte menduar sesi t‘u përgjigjej. Gjithmonë sipas tij, do të kishte qenë më mirë që ajo të kishte thënë se ndiente një afeksion, një tërheqje, pasi "Dashuri‘ ishte fjalë e madhe. "Kështu do t‘ua kishe mbyllur gojën të gjithëve!" - i ka thënë ai. "Ti je shumë femër e pastër!"- i ka thënë Adi Anjezës. Ai e ka këshilluar atë që të mos ngarkohej kaq shumë emocionalisht. Anjeza ka thënë se të paktën, sot do të flinte e qetë, sepse e kishte kuptuar sesi e shihte këtë situatë motra dhe e ëma e saj, që për të ishin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës. "Nuk e njoha!" - tha ajo për motrën katër vjet më të madhe se ajo e më pas shtoi se mendonte se do t‘i vinte dikush tjetër.
"E prisja nominimin!"
Arjani, duke biseduar me Eltonin dhe Bjordin ka thënë se e priste nominimin. Edhe Eltoni është shprehur po ashtu, që e priste që Arjani do të nominohej. Bjordi ka thënë se për mendimin e tij, nominimi ishte vlerësim dhe se banorët nominonin ata, të cilëve ua kishin frikën. Sipas tij, duhej parë edhe ana publicitare e kësaj gjëje, pasi nëse ishe i nominuar, do të komentoheshe më shumë. Arjani ka thënë se edhe atij i pëlqente kjo, pasi ai ishte banor i ri dhe ndoshta nuk ishte aq i njohur, kështu që ky ishte momenti që të bëhej. Veç kësaj, ai ka shtuar se më në fund ajo që i kishin thënë Arjoni dhe Qetsori, kishte ndodhur. "Më kanë thënë uro të mos biesh në nominim me ne, - ka treguar ai, -tani ndodhi dhe unë jam i kënaqur!".
Moza: "Nuk mendoj se duhen!"
"Unë nuk mendoj që Bjordi e do Adelën apo që Adela e do Bjordin!"- ka thënë Mimoza, duke biseduar me Anjezën dhe Adelajden. Sipas saj ata do t‘i kuptojnë ndjenjat e tyre, nëse janë të vërteta ose jo, vetëm kur të dalin nga shtëpia e "Big Brother". Anjeza ka thënë se ishte më se e kuptueshme, që kur të ishin jashtë do të ndiheshin ndryshe. Në lidhje me marrëdhënien mes Bjordit e Adelës, ajo ka thënë se për Bjordin dallohej qartë që ndiente diçka, ndërsa për Adelën ishte në dilemë. "Ai bën shumë për ty, - i ka thënë ajo, kurse ti nuk bën të njëjtën gjë!". Adelajda është shprehur e sigurt për dashurinë e tij ndaj saj, duke sjellë si provë fjalët që ai i kishte thënë të ëmës gjatë spektaklit. Vëllai i Madh u ka mundësuar një bisedë Bjordit dhe mamasë së tij, gjatë së cilës ai i ka pohuar se e donte Adelën. Këtë gjë Bjordi ia ka treguar edhe asaj. "Bjordi po mos ta ndiente, nuk do ta thoshte kurrë!" - i ka thënë ajo Anjezës. Edhe Anjeza edhe Adelajda kanë thënë se s‘mund të flitej për dashuri, pasi sipas Adelës, nesër-pasnesër, ata do të dalin që këtu dhe do të shkojnë secili në shtëpinë e vet. Ajo ka shtuar se gjithsesi, ajo Bjordin e donte fort. Ndërsa Anjeza ka thënë se ndihej shumë mirë me Arjonin, por nuk mund të thoshte që kjo ishte dashuri.
Pëlqimi duhet të jetë reciprok!
Duke diskutuar me Qetsorin dhe Mimozën, Ari ka përsëritur atë që kishte thënë pak ditë më parë, që Adela ishte më tërheqëse se Mimoza. Por, sipas tij, duke parë alternativat brenda shtëpisë, ai mund të merrej vetëm me Mozën. Më pas ai ka shtuar se pëlqimi duhet të ishte reciprok dhe se gjërat ndërtoheshin dyshe. "Por unë nuk mund të pëlqej dikë që s‘më pëlqen!" - ka thënë ai.
"E dija bebe, doli shejtan!"
Qetsori e ka pyetur Arin nëse Mimozën e pëlqente vetëm nga ana e jashtme, apo edhe nga diçka tjetër. Ari ka thënë se ai te një femër vlerësonte sinqeritetin dhe Mimoza i dukej shumë e pasinqertë. "Tani, po zbuloj që qenka goxha e zgjuar!" - ka thënë ai duke shtuar se mungesa e sinqeritetit mund të justifikohej fare mirë me këtë dhe me mënyrën që ajo kishte zgjedhur për të luajtur. "Ca kohë e mendoja bebe, por tani na doli shejtan!"- ka thënë Ari. Edhe Qetsori ka thënë se kishte vënë re zgjuarsinë e saj dhe e kishte respektuar. "Ti je inteligjente kur luan, kur nuk luan je pasive!" - i ka thënë Mimozës ai dhe ka shtuar se ky kishte qenë motivacioni që kishte dhënë kur kishte nominuar Mimozën. Mimoza i ka thënë se para dy ditësh i kishte thënë se e kishte nominuar për tjetër arsye. Sipas Qetsorit, ai në vend të saj, në moshën e saj, do të kishte luajtur ndryshe. Ai ka thënë se një mundësi si kjo e saj, që të ishte 20 vjeç dhe të ishte në "Big Brother", ishte një rast i papërsëritshëm. "Kjo jetë që bën ti, është jeta ime!" - i ka thënë ai duke sqaruar se i takonte atij që ishte i martuar dhe me fëmijë, që të sillej ashtu dhe jo asaj. "Por nëse ti e ndien kështu, vazhdo!" - ka thënë Qetsori. "Ajo nuk e ndien kështu, por kështu i duhet!" - ka thënë Arjani.
"Është normale të puthësh!"
"Një që të do, t‘i fal gabimet!"- i ka thënë Qetsori Mimozës. Diskutimi ka lindur në lidhje me faktin që Mimoza kishte deklaruar se s‘kishte puthur asnjë mashkull, kur në të vërtetë ishte puthur me Polin. Ajo e ka justifikuar fshehjen e këtij fakti me karakterin e saj të fortë dhe atë që asaj nuk i pëlqen t‘i tregojë këto gjëra. Qetsori i ka thënë se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Sipas tij ishte më se normale të puthje dikë që të pëlqente. Ai ka shtuar se Poli nuk do të mërzitej as sikur ajo të puthte dikë tjetër.
"S‘është koha për ndjenja!"
Arjoni, Adelajda, Bjordi dhe një pjesë e banorëve të tjerë kanë diskutuar jashtë, në oborrin e shtëpisë, në lidhje me nominimet që kishin bërë, arsyet që kishin dhënë, momente të ndryshme gjatë spektaklit apo lojën që po bëhej brenda shtëpisë. Sipas Arjonit, në këtë pikë që kishte ardhur loja, nuk kishte më vend për ndjenja, por për veprime të llogaritura me kujdes, që si qëllim kishin qëndrimin sa më gjatë brenda shtëpisë. Sipas Adelës kishte akoma kohë për këtë dhe në pikën që ndodheshin nuk mund të bënin ende llogari të sakta. "Ti afër tani ke vetëm Bjordin, - i ka thënë Arjoni Adelajdes, - Adin dhe Mimozën i ke miq, por në fakt i ke konkurrentë!".
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar /Zona Nr. 2 "KOSOVA HISTORIKE"
» Isa Mulaj: "Kombi Kosovar" i Murat Jasharit shqiptar!
» Ftese ne Filmin Shqiptar ne New York te regjizores Mrika Krasniqi "World's Noblemen"
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Isa Mulaj: "Kombi Kosovar" i Murat Jasharit shqiptar!
» Ftese ne Filmin Shqiptar ne New York te regjizores Mrika Krasniqi "World's Noblemen"
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi