Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Pse ika në kurbet?

Shko poshtë

Agim Gashi:Pse ika në kurbet? Empty Agim Gashi:Pse ika në kurbet?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 29, 2012 5:47 pm




Agim Gashi:Pse ika në kurbet?
(Disa nga sekuencat e jetës sime)

Pas burgosjes sime nga forcat fashiste të ish Jugosllavisë më 1985 dhe pastaj më 1986 për “veprimtari armiqsore” e me aktakuzen nga neni 136 alinea 1 i LPJ, dhe pas lëshimit nga burgu më 1989, jeta ime tani në liri u bë më burg se sa burgu. Tri here u sulmova nga spijt shqiptar, tri here më rrahen shqiptaret me shipka hekuri pas shpine me direktivat e UDB-së..
Të tri rastet i kam zbuluar dhe i njof sulmuesit, ishin kandidat për spiuj legal, ndersa para burgut në stilin e UDB-së më moren në besë naten,ata që u besoja shumë dhe dashten të më vrasin. Më shpëtoi miku im i cili nuk ra në kurthen e pregatitur nga një spiun me damkë.
Arriten që të më fusin edhe në listen e izolimit ku për dy muaj rresht përjetova atë që smund ta përshkruaj
Në vitin 1990 u angazhova në pajtimin e gjaqeve. Edhe pse jamë rrah e maltretuar disa here nga policia serbe e deri te futja e audio-kasetës në gojen time që ta ha të tëren, nuk jamë gjunjëzuar asnjëherë. Më rrihnin në mbrëmje duke më thënë:

-A shkon më në pajtime e aktivitete tjera? E unë ju thoja:
-Kurr më!-por të nesërmen prap isha atje ku kerkohej të isha.


Duke e parë se jeta ime vështërsohej, vendosa të iku në Slloveni.Kështu që në vjeshten e vitit 1990 sëbashku me mikun tim Abedin Maliqin i cili posedonte veturë u nisëm për Slloveni.Atje u angazhova në Shoqaten „Migjeni“ por edhe në SHKA „Migjeni“ të Lubjanës.Aty regjistrova edhe albumin çift „I këndojmë Kosovës, I këndojmë Demokracisë“ ku më vonë falë kontributit të vllëzërve Kuzhnini ky album u shumzua në „Jugoton“ të Zagrebit.

Pas kthimit nga Lubjana në Zagreb edhe këtu u angazhova në shumë aktivitete ku më vonë mu dasht të shkoj në Sarajevë me ftesen e këngëtarit Safet Isoviqit i cili në atë kohë ishte Kryetar për Bosnjen dhe Hercegovinë për ndihma Kosovës.Koncerti i Zagrebit ma hapi rrugën që në përcjelljen e nxënësve tanë të helmuar nga soldateska slave të organizohet edhe një concert shumë i madh në sallen “Zetra” e ku kënduam unë, Safet Isoviqi dhe Hanka Palldumi.Këngët e mia u priten me shumë ovacione e duartrokitje, por sidomos mbresa la kënga e falenderimit të atyre familjeve që kishin marrë nxënësit tanë në këndellje për dy javë rresht. Kënga më ka humbur por strofa e fundit apo refreni i fundit ishte kështu:

„Rrugë të mbarë ju fëmijë te shpija
Letë jetojnë Rugova e Alia”!

Mbi dhjetëherë publiku më ka kthyer tua këndoj strofen e fundit. Theksoj se aty para bines ishin edhe Alia Izetbegoviqi. Halil Çengiqi, Fikret Abdiqi (atëherë kishte autoritet të madh), Klujiqi e shumë figura tjera të artit e kulturës boshnjake.
Nga Sarajeva vendosa që të kthehem ilegalisht në Kosovë. Qendrova disa ditë I mbyllur por spijt punonin dhe një ditë mu versulen në shtëpi dhjetra polic. Vetëm trupi im di të tregoj se si kam kaluar dhe çfarë rrahje e maltretime psikike kam përjetuar.
Definitivisht në vitin 1992 u arratisa nga kthetrat e policisë dhe sëpari u vendosa në Maqedoni, pastaj në Austri për të arritë në Gjermani gjithëherë me shüpresat se sdo të qëndrojmë gjatë. Ikja ime në perëndim solli vrasjen e birit tim Ninelit në janar të vitit 1994.
Njëzet vite të rënda plumb dhe secial më e rëndë se tjetra, lane në shpirtin tim vrragë të pa lëshyera. Tani jetoj tmerrsisht keq, në rrugen e Flemingut numër 25 në Düren-Birkesdorf duke i sjellë në mendje të gjitha aktivitetet e mërgatës shqiptare për atdheun, jetoj me shpresa të thyera jo vetëm për veten time por edhe për dy milion shqiptarët e mërgatës që mbetën “as te Raza e as te Faza”!

Falenderoj shtetin gjerman, Krahinën e NRW-së dhe qytetin e Dürenit për ndihmen që ma ka dhënë duke ma zëvëndsuar atdheun edhe pse atdheu zëvëndsim nuk ka.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi