Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimi: Askush nuk do të dënohet për rastin e Sllupçanit

Shko poshtë

Besimi: Askush nuk do të dënohet për rastin e Sllupçanit Empty Besimi: Askush nuk do të dënohet për rastin e Sllupçanit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 30, 2012 2:32 pm

Besimi: Askush nuk do të dënohet për rastin e Sllupçanit


Besimi: Askush nuk do të dënohet për rastin e Sllupçanit Nderimet-uck
Ministria e Mbrojtjes edhe njëher ka theksuar se në rastin e Sllupçanit nuk ka shkelje të procedurave dhe askush nuk do të ndëshkohet. Ky është reagimi i sotëm i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Besimi i cili pason pas tentativave për të shpërqëndruar opinionin publik nga zëvendësi i tij, Emil Dimitriev i cili në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA kërkon dhe thotë se ka baza të forta ligjore për të ndëshkuar ushtarët e uniformuar të cilët më 13 gusht nderuan dëshmorët dhe martirët e UÇK-së në Sllupçan.

Sipas zv/ministrit Dimitriev hapat e parë për të vërtetuar fajsinë e ushtarëve tani më janë ndërmarë dhe siç shprehet, personalisht pret që ata të dënohen. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të tij Fatmir Besimi . Në reagimin me shkrim të kabientit të ministrit thuhet: “Të gjitha institucionet e interesuara dhe personat, sa i përket vërtetimit të përgjegjsisë disciplinore për rastin e Sllupcanit, Ministria e mbrojtjes i drejton në Ligjin për mbrojtje të RM-së dhe Ligjit për Shërbim në ARM dhe rrespektimin e përpiktë në zbatimin e tyre dhe kompetencat që janë qartë të theksuara në to. Nëse dorëzohet çfardo qoftë iniciative, Ministria e Mbrojtjes do ta shqyrtoj në pajtim me dispozitat ligjore. Qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes për rastin e Sllupçanit është i njohur dhe të njëjtin më nuk do ta komentoj. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes konsideron se nuk ka shkelje të procedurave në rastin e Sllupçanit. Ministria e Mbrojtjes vëmendjen dhe tërë energjinë e saj do ta fokusojë në reformat në fushën e mbrojtjes dhe eurointegrimeve për shkak të ardhmërisë më të mirë të të gjithë qytetarëv të vendit” thuhet në reagimin e kabinetit të ministrit Besimi.

Ndryshe dje edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov njëherit komandant supremë i forcave të armatosura në një deklaratë për mediat tha se pret ndëshkimin e ushtarëve por duke harruar se i vetmi i cili në bazë të ligjit vendos se a do të ndëshkohen apo jo ushtarët që nderuan dëshmorët dhe martirët e UÇK-së në Sllupçan është Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, njeriu i cili kishte urdhëruar që ushtarët me uniforma të ARM-së më 13 gusht të këtij viti të nderojnë ushtarët e rënë të UÇK-së në Sllupçan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi