Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makfire M. Canolli:Nëpër Shqipëri

Shko poshtë

Makfire M. Canolli:Nëpër Shqipëri Empty Makfire M. Canolli:Nëpër Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 30, 2012 6:02 pm

Makfire M. Canolli:Nëpër Shqipëri Makfire-canolli-236x300Makfire M. Canolli:Nëpër Shqipëri Makfire-canolli-236x300



Makfire Canolli



Nëpër Shqipëri

Tëra rrugët më çojnë
nëpër Shqipëri,
i di mirë përmendsh
si në gjeografi.


Afër kalit të Gjergjit,
aty në Tiranë,
më bluante truri luftërat
e të parëve tanë.


Thellë në jug, në qytetin
me gurë e pa bahçe,
Kadare shkruante romanin
“Ura me tri harqe”.


Në veri, Fishta e Migjeni
i riktheheshin trishtimit
me “Lahutën e Malcisë
e “Poemen e mjerimit”.


Azem Shkreli i madh
në Shkrelin e Rugovës,
pinte ujë të ftohtë
në Gurrën e Martin Bogës.


Në Pogradec,
afër Liqenit, medet!
Lazgushi kollitej
nga pleqëria e vet.


Në Cercë të Istogut,
për dritën e lirisë,
Rugova në dorë shtëngonte
projektin e pavarësisë.


Në Tepelenën e lashtë,
Ali Pashë Tepelena,
këndohej në këngën
e këngëtares Lena.


Në Prekazin legjendar
Adem Jashari thoshte nga kulla:
Serbia do vetëm plumba,
Mos u dorëzoni burra!


Në Gllogjan të Pejës,
në Kullë të Qëndrës,
Dëshmorët Haradinaj
murosnin kështjellën e besës.


| Prishtina Press
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi