Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fyle: Kushti kryesor për Serbinë – Kosova

Shko poshtë

Fyle: Kushti kryesor për Serbinë – Kosova Empty Fyle: Kushti kryesor për Serbinë – Kosova

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 30, 2012 7:18 pm

Fyle: Kushti kryesor për Serbinë – Kosova


Fyle: Kushti kryesor për Serbinë – Kosova Fule
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, tha sot se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën.

Ai ka kërkuar që Serbia t’i zbatoj marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, e cila ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.

Zoti Fyle ka theksuar rëndësinë që Serbia t’i plotësoj të gjitha kushtet nga fusha e drejtësisë dhe t’i harmonizoj ligjet me Bashkimin Evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi