Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:TELEFONATA NË MESNATË- Tregim

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:TELEFONATA NË MESNATË- Tregim Empty Hyqmet Hasko:TELEFONATA NË MESNATË- Tregim

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 30, 2012 7:38 pm

Hyqmet Hasko:TELEFONATA NË MESNATË- Tregim 399738_500708009958159_2073772734_nHyqmet Hasko:TELEFONATA NË MESNATË- Tregim 372379_100000568930657_196094078_n

Hyqmet Hasko:TELEFONATA NË MESNATË

Tregim.

Nuk më kujtohet mirë se sa qe ora e saktë, kur ra zilia e telefonit të shërbimit.
-Alo, policia jeni? – u dëgjua një zë femre.
- Po iu përgjigja po ju kush jeni?
Nga ana tjetër e telefonit pati një pauzë, pastaj zëri foli:
-Unë jam Keti.
Sipas kalendarit, atë natë më binte të isha oficer i gatshëm, për te ndjekur ngjarjet qe mund te ndodheshin në komunitet gjatë 24 orëve. Dinamika e ngjarjeve duhej te ndiqej ne mënyrë korrekte dhe asnjë telefonatë nuk duhej të nënvleftësohej.
-Urdhëroni zonjë, mua më quajnë Mondi, jam oficeri i gatshëm, si mund t’ju ndihmoj çfarë shqetësimi keni?
-Jo, unë nuk ka asnjë shqetësim, - me tha jo - por dua të bisedoj se nuk me zë gjumi!
- Pse nuk ke shok e shoqe për të biseduar, ti, zonja Keti?... Bashkë nuk mund të bisedojmë privatisht, duke bllokuar ketë telefon gatishmërie kur jam në kryerjen e detyrës.
Ajo me kërkoi falje dhe largua, duke lenë pas një ofshamë shqetësimi.
Mëngjesi gdhiu pa shumë shqetësime ne komunitet dhe në kohën kur po largohesha, më thirri kolegu, se kërkonin ne telefon. U ktheva ngrita receptorin dhe konstatova se në receptor ishte sërish Keti.
-Me fal për mbrëmë, - tha ajo, - ndoshta ju shqetësova.
-Jo, - ia ktheva, - më falni ju, që unë nuk u bëra dot shoqëri në telefon, mbase kishit nevojë për të shkarkuar ndonjë mbingarkesë të brendshme që mund t’ju shqetësojë.
- Mondi, mbrëmë ti me pyete nëse kisha shok e shoqe, ndoshta te duket e çuditshme, por ndonëse jam vajzë, unë nuk kam as shok as shoqe...
Mondi u step dhe vërtetë iu duk e çuditshme që një vajzë me një zë aq të bukur, shumë melodioz, mos të kishte miq dhe menjëherë i shkoi mendja se mos ishte e ngujuar nga ndonjë hasmëri. Por ngurroi ta pyeste përsëri, pse kishte gjetur pikërisht atë për t’i hapur zemrën dhe t’i duke i folur aq çiltër.
Nga ana tjetër e telefonit u dëgjua zëri i Ketit:
-Mondi, u largove?
-Jo, këtu jam. - iu përgjigj ai.
-Mondi, mund të largohesh se ndoshta je i lodhur nga punët e natës! – ajo i uroi një ditë të bukur dhe mbylli telefonin.
Mondit i mbeti një çast receptori në dorë dhe po mendohej ç’të ishte kjo vajzë, por kolegu i tij, duke qeshur e shkëputi nga meditimi. -Ej, miko... të zuri qymyri?...Sa shpejt bini në dashuri ju të rinjtë!...
Mondi buzëqeshi, mbylli telefonin dhe u largua për të pushuar në dhomën e tij të beqarisë. Sapo u ngjit në dhomë, pa se aty kishte pak rrëmujë dhe filloi ta sistemonte, duke vënë gjithçka nëpër vende. Befas iu kujtua e ëma, e cila nuk kishte shumë kohe që i kish vdekur. Iu kujtuan fjalët e saj, që i thoshte, ty të ka nëna djalë dhe vajzë, prandaj vëri kështu siç i vendos nena, se çdo gjë ka vendin e vet. Nga ky kujtim i shpëtuan dy pika lot. Kur
papritur iu hap dera dhe vuri re kolegun qe po e shihte me habi.
-Ç’ke? – e pyeti ai. - Kaq shpejt te mallëngjeu zëri i asaj vajzës, se vërtetë e kishte të bukur dhe po të kërkon përsëri ne telefon.
Mondi ngriti kryet dhe e vështro kolegun drejt ne sy, se mos tallej. Por kur pa vendosmërinë e tij, kuptoi se vërtetë Keti e kërkonte përsëri ne telefon. I tha kolegut që t’i thoshte asaj se do pushonte dhe iu lut që t’i merrte numrin e telefonit, pasi do t’i telefononte kur të zgjohej nga gjumi. Kolegu u largua dhe Mondi u shtri të flinte. Gjumi e zuri shpejt nga lodhja e natës.
Mbasi pushoi pak kohë, u ngrit dhe u mor me një dosje që i kishte dërguar prokurori i rrethit për ta plotësuar më mirë me fakte te reja, qe autori i disa vjedhje banesash të vihej plotësisht para ligjit. Duke u marre me këtë dosje e disa problem te tjera, ai harroi se i kishte premtuar Ketit ta merrte në telefon sapo të zgjohej.
Kur u fut në zyrën e tij, ai pa mbi tryezë numrin e telefonit të Ketit dhe filloi te mendonte nëse ishte e domosdoshme t’i telefononte. Pas një hezitimi të gjate filloi të formonte numrin. Telefoni i saj u hap menjëherë dhe matanë u dëgjua po ai zë i ëmbël që ia përkëdheli shpirtin. U skuq ne fytyrë, u bë prush, sikur ta kishte Ketin përballë dhe ajo po e shikonte në sy.
-Si je?- u degja zeri i saj. - Mos po të bezdis?... Nëse po, ma thuaj sinqerisht, unë nuk dua të bëhem barrë dhe të të pengoj në punën tende!...
-Jo, - i tha Mondi, - nuk më bëhesh barrë dhe nuk me shqetëson aspak, por dua të di, pse këmbëngul te bisedosh me mua? Unë jam beqar...- ai deshi dhe t’i shtonte, ndoshta ti ke familjen tende dhe ndoshta xhelozohet burri juaj nga këto telefonata.
Keti qeshi me shpirt dhe e bëri Mondin të drithëronte nga timbri i mrekullueshëm i zërit te saj. Pastaj u krijua një pauzë e shkurtër nga te dy dhe heshtjen e theu Keti:
-Mondi, unë nuk jam e martuar, të thashë se nuk kam as shokë dhe as shoqe, as motër as vëlla, jam e vetme si fëmijë.
Mondi ngurroi për një moment, pastaj i tha:
-Keti, nëse dëshiron unë mund të bëhem shoku yt dhe ti të bisedosh lirshëm me mua, ndoshta dhe ndonjë sekret që mund te kesh.
Ai ndjeu një farë ngurrimi nga ana e saj, por pastaj përgjigja ishte pozitive, që të dy të ishin shokë të vërtetë, të bisedonin për çdo gjë, madje edhe për arti e sportin, qe Ketit i pelqenin shumë, sidomos poezia, e cila ishte për të bota me bukur e një jete që ajo kërkonte të jetonte.

Mondi e kishte shumë pasion poezinë dhe shkruante herëpashere vargje,por qe nuk ia tregonte askujt. Shkroj aty per aty katër vargje te bukura:
“Diellit ia mora rrezet dhe u bëra shpuzë,
këngë do të bëhem të më mbash në buzë,
erën do ndjek pas, për tek ti do të vi,
trëndafil do të bëhem të me mbash ne gji.”

Ai as vet nuk e besonte që ia shkroi Ketit këto vargje vërtetë shumë te bukura.
Ketit ndoshta i shpëtuan lotët se filloi të ngashërehej dhe me një zë që i dridhej e falënderoi duke i thënë se ishte hera e parë në jete që ndjehej e vlerësuar, madje iu duk vetja si në qiellin e shtatë.
Mondi nuk po e besonte qe ajo po e vlerësonte aq shume dhe dyshoi se mos po tallej.
Por nga ana tjetër u dëgjua zeri i saj:
-Mondi, a ke botuar ndonjë libër me poezi?
-Jo, - iu përgjigj instinktivisht ai.
-Po pse?... Ti qenke poet i vërtetë...
-Eeee...!- ia bëri Mondi, - Unë poet!?...Unë shkruaj për pasion, nuk me ka shkuar ndonjëherë në mendje të botoj libër.
-Të lutem ma lexo dhe një herë!- i tha Keti.
Mondi filloi ta lexonte ngadalë dhe me shumë pasion, sa dhe vetë çuditej për këtë ndjenjë që po e robëronte pak nga pak duke i shkaktuar drithërime në të gjithë trupin.
-Vërtetë e mrekullueshme! - reagoi Keti, - unë ka lexuar shumë poezi, por kurrë nuk jam ndjerë kaq mirë shpirtërisht....
Orët kalonin dhe Mondi nuk e ndjente se po ikte koha pa bërë asnjë punë, por nuk shkëputej dot nga ai zë kanarine që e bënte t’i ikte koha pa u ndjerë.
Ditët kaloni duke bisedar të dy çdo dite dhe Mondit çdo herë i shtohej më shumë dëshira për ta njohur Ketin nga afër. Të flisnin sy më sy dhe pse jo, të shkonin ne ndonjë lokal të drekonin, apo të darkonin së bashku. Ai mendonte se ajo mund të bëhej shoqja e jetës se tij. Në fillim iu duk një vajze mendjelehtë, por çdo ditë e më shumë po i forcohej bindja se ajo ishte shumë e zgjuar. Në të gjitha bisedat e saj të forcohej mendimi, se ajo e donte shumë jetën dhe kërkonte ta jetonte bukur, me te gjitha përplasjet që krijoheshin në të. Nga të gjitha bisedat, Mondi krijoj një simpati të madhe për qytetin e saj të vogël dhe njerëzit i dukeshin më të afërt, më të dashur dhe më të zgjuar. Nga psikologjia ai kishte mësuar se një femër ta bën botën që të rrethon me të bukur dhe më të bindshme për t’u futur në labirintet e saj. Këtë po e vërtetonte më së miri nga thëniet, jo vetëm të miqve të tij, por dhe nga kjo vajzë e mrekullueshme që e bënte çdo ditë e më shumë të ndjehej më i afërt me të gjithë, gjë që e favorizonte dhe në detyrën e tij si oficer policie.
-Alo, Keti ti je?...
-Po. - iu përgjigj ajo,
-Kam një ide, ato vargje që t’i recitova, do t’i vazhdoj të bej një poezi të plotë dhe ajo kurrë nuk do te botohet. Libri me i bukur për tu stampuar vargjet e saj, do të jetë shpirt yt. Dua që kjo poezi të jetë vetëm në shpirtin tënd dhe timin, ti je dakort?
-Po, vëllai im. -iu përgjigj Keti. - Jo vetëm kjo poezi, por e gjithë qenia jote do jetë në shpirtin tim, në shpirtin e motrës tënde që të do shumë.
Këto fjale i benë Mondit shumë përshtypje, por i kaloi pak me vështirësi, se ndjenja që kishte krijuar për të ishte ndryshe në shpitin e tij, ishte një ndjenje që atë e kishte mbërthyer keq, e sa vinte behej akoma me e fuqishme e më fisnike. Mondi mendonte të lidhej me Ketin përjetë duke krijuar një familje të lumtur.
-Alo, alo !- përsëriste Keti nga ana tjetër e telefonit,
-Urdhëro! - i përgjigjej ai, duke u shkëputur nga ajo ndjenje meditimi.
-Mondi, kur të kërkova të bëheshim shokë, të mendoja më shumë si një vëlla dhe pikërisht kështu të konsideroj…Mondi, unë nuk mund ta plotësoj dëshirën tënde për t’u takuar deri në fund të kësaj jave dhe as telefonit mos i bjer, të lutem ma plotëso këtë deshirë që po të kërkoj. Më telefono në fundjavë dhe do të mësosh gjithçka për mua. - Keti mbylli telefonin dhe u mbyt në lot, pastaj ra pa ndjenja në krevat.
Ditët kalonin me shumë vështirësi për Mondin. Disa herë shefi i tij i komisariatit të policisë i kishte tërhequr vëmendjen për zvarritjen e disa problemeve kriminale.
Dita e fundit e javës më në fund erdhi. Mondi formoi numrin. Ne anën tjetër u ngrit receptori:
-Alo alo... - por ky nuk ishte zëri i Ketit. Ai e uli me të shpejte receptorin .
Kaluan disa minuta që Mondit iu dukën shumë të gjata dhe formoi numrin përsëri.
-Alo, urdhëroni! - iu përgjigje një zë i mekur i një gruaje qe Mondi s’e kishte dëgjuar asnjëherë.
-Me falni, familja Barjami jeni?
-Po. - u përgjigj zëri nga ana tjetër e receptorit.
-Unë kërkoj Ketin...
Ndërkohë u krijua një heshtje e gjatë...
-Më fal, mos jeni Mondi ju?...
-Po, Mondi jam.
-Të lutem, mund të vini në shtëpinë time?
-Po.- iu përgjigj me të shpejtë Mondi, - Por nuk jua di shtëpinë. - Ai shkroi me te shpejt adresën që i dha e ëma e Ketit.
Tani Mondi nuk e ndjente se po ecte shumë shpejt, pa e pasur vëmendjen fare as nga një makinë që i frenoi te këmbët, sa për pak desh e përplasi përtokë
-Ej, o Mushkë! Ku e ke mendjen, e paske humbur fare...
Mondi mërmëriti një sharje nëpër dhëmbë dhe ia beri me dorë, sikur njiheshin prej vitesh.
Sapo hyri brenda në shtëpinë e Ketit, i doli përpara një grua e veshur me të zeza, qe i kishte sytë me lot. Mondi nuk po kuptonte asgjë dhe po rrinte si i ngrirë në divanin e mbuluar edhe ai me një copë të zezë.
-Unë desha të takoja Ketin, - i tha ai si i zënë në faj…
-Eh, mor bir... Keti nuk jeton më...- ajo u mbush me ngashërim dhe lotët po i rridhnin çurg.
-Si nuk jeton më, s’po të kuptoj?!- i tha mondi.
-Po, mor bir, Keti nuk jeton më... Ajo vdiq atë ditë kur të tha që do tregonte të vërtetën. Ajo kishte vite që ishte e paralizuar dhe rrinte ja, aty tek ajo dritare që je ti dhe e vështronte jetën dhe diellin vetëm nëpërmjet një dritareje, e cila nuk u bë kurrë derë, që ajo të dilte për të jetuar jetën e saj. - Ajo i dha një zarf me një letër, ku ishte shkruar me një shkrim të bukur poezia e tij “Ne të dy dhe dielli. “ dhe në mes ishte ngjitur një foto e saj, që rrezatonte vërtetë si një diell që perëndoi shumë shpejt.

* * *

Mondi bashkë me vajzën e tij, që ia kishte vënë emrin Keti, po shkonte në shtëpinë e nënës së Ketit. Kur iu afrua shtëpisë, ajo u doli përpara, e mori Ketin e vogël tre vjeçe dhe filloi ta puthte pa pushim, duke e njomur me lot. Pastaj përqafoi Mondin me shumë mall duke pëshpëritur: “Rrofsh, mor djalë që më riktheve buzëqeshjen. Nga ajo dite Mondi u vendos ne shtëpinë e nënës së Ketit, e cila vdiq mbas disa vitesh dhe ai e varrosi me të gjitha nderet që meritonte një nënë e shumë vuajtur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi