Shefqet Dibrani:Intervistë me Zeqir Sadrinë, kandidat për deputet në asamblenë komunale në qytetin St. Gallen!
Faqja 1 e 1
Shefqet Dibrani:Intervistë me Zeqir Sadrinë, kandidat për deputet në asamblenë komunale në qytetin St. Gallen!
Shefqet Dibrani:Intervistë me Zeqir Sadrinë, kandidat për deputet në asamblenë komunale në qytetin St. Gallen!
POLITIKË MUND TË BËJMË EDHE NË ZVICËR, PRANDAJ PO PËRPIQEM TË JEM PJESË E SAJ
Zeqir Sadrija ka lindur në vitin 1963 në fshatin Babaj i Bokës, komuna e Gjakovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje kurse në vitin 1981 të mesmen "Hajdar Dushi" në Gjakovë. Studimet i regjistroi në Fakultetin Filologjik, përkundër rezultateve shumë të mira, gjendjen e tij e rëndoi situata politike, pasi dy vëllezërit e tij: Hasani e Ibrahimi, ishin burgosur nga pushteti serb, gjë që e rënduan gjendjen sociale e familjes, prandaj u detyrua të emigroj në Zvicër.
I vetëdijshëm se pa njohjen e gjuhës gjermane nuk do të ketë perspektivë, ai gjatë viteve 1993 – 1996, do t'i ndjek kurset intensive të gjermanishtes pran shkollës private HDS, (Handes und Dolmetscher Schule), shkollë me renome në kantonin St. Gallen, kurse në vitin 1999 e kreu me sukses edhe shkallën e lartë të gjermanishtes, dhe që nga atëherë ka qenë aktiv në jetën publike dhe kulturore të qytetit dhe më gjerë.
Më pas Zeqir Sadrija ka vijuar kualifikime të tjera arsimore si: Integrimi dhe emancipimi, për mediator, zgjidhja e problemeve me mjete paqësore sipas sistemit të Ajsbergut, komunikimi dhe interpretimi etj. Në vitin 2001, merr shtetësinë zvicerane, kurse pas një viti do të aderon në Partinë e Gjelbër në qytetin St. Gallen.
Krahas punës ku e nxirrte jetën dhe mbante familjen, Zeqir Sadrija është marrë aktivisht edhe me veprimtari patriotike duke mos iu ndarë këtij aktiviteti deri në ditët e sotme. Që nga viti 1992, ai ishte bashkëthemelues i Shoqatave Kulturore Shqiptare: "Guri i zi", "Dardania", "Dukagjini", dhe së fundi edhe i Shoqatës "Pashtriku", gjithnjë në përpjekje për t'i avancuar vlerat kulturore e kombëtare. Ndërsa për vite të tëra veprimtarinë e tij politike në shërbim të Kosovës dhe kombit në përgjithësi, Zeqir Sadrija do ta zhvilloi në kuadrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qytetin St. Gallen, ku përpos si përfaqësues i shqiptarëve të këtij qyteti ishte edhe kryetar i komisionit për bashkëpunim me zviceranët në kuadër të LDK-së dhe ka përfaqësuar kudo shqiptarët nëpër organizata dhe institucione të qytetit St. Gallen, duke marrë pjesë edhe nëpër mjaft forume për çështjen e të huajve pranë zyrave përkatëse të qytetit e Qeverisë Kantonale, sidomos gjatë kohës së luftës dhe fluksit të madh të refugjatëve që patën mësyrë këtë vend.
Siç potencuam, ai ishte pjesëmarrës i shumë debateve, prandaj organizoi tryeza e takime të përbashkëta shqiptaro-zvicerane dhe gjithsesi duhet të përmenden ftesat e para që i ka realizuar për personalitetet shqiptare, në takime me palën zvicerane, deri në nivelet më të larta të administratës së qytetit St. Gallen dhe më gjerë, në mesin e shumë personaliteteve për prof. dr. Bardhyl Çaushi, Din Mehmeti, Ali Podrimja etj.
Zeqir Sadrija, është përkthyes zyrtar në qytetin St. Gallen, kurse sivjet ai është kandidat për deputet në asamblenë komunale nga Partia e Gjelbër në Zvicrës, madje është në listën e kandidatëve me prioritet ku sipas rregullave të votimit atij secili votues mund t'ia jap dy vota në të njëjtën kohë.
Ishin këto arsye pse ne po bëjmë këtë intervistë, duke e pasur parasysh se ai ka qenë në rrjedhat e shumë zhvillimeve shoqërore e politike këtu në Zvicër, por edhe në kohën e tronditjeve në hapësirën shqiptare.
PYETJE: Z. Sadrija, nga ky shënim i shkurtër biografik, shihet se ju keni qenë vazhdimisht i angazhuar në parti e shoqata shqiptare, por me kalimin e kohës jeni dalluar nëpër aktivitete të shumta shoqërore dhe politike edhe me zviceran. Për lexuesit e gazetës sonë, si e komentoni angazhimin tuaj, qoftë atë me subjektet shqiptare, po veçmas për angazhimin tuaj në Partinë e Gjelbër në kantonin St. Gallen?
PËRGJIGJE: Angazhimet e mia, janë pjesë e edukatës familjare, pastaj si rrjedhojë e edukimit dhe emancipimit akademik, po ashtu janë proceset shoqërore e politike që ndikuan në vetëdijen time, e kështu me radhë. Angazhimin tim në Partinë e Gjelbërt të qytetit St. Gallen e shohë si një proces të formësimit tim, dhe thjesht ndoshta mund të reflektoj për të mirë edhe në organizimet tona, që duhet të pësojnë reformime rrënjësore.
PYETJE: Me siguri në jetën tuaj ka shumë ngjarje dhe zhvillime që kanë lënë mbresa apo kanë ndikuar tek personaliteti juaj. Çka do të bënit publike me këtë rast?
PËRGJIGJE: Është shumë normale se as unë nuk mund të jem ndryshe nga bashkëfamiljarët e mi. I frymëzuar nga veprimtaria politike e axhës sim Haxhiut, (i burgosur si informbyroist 1949), pastaj i vëllezërve, por edhe të tjerëve që nuk po i përmend. Angazhimi im ilegal edhe pse shkurt përkon me përcjelljen e njerëzve të rrezikuar në kufi, (të cilët sot janë gjallë dhe mund të flasin), pastaj shkrimi i parullave dhe shpërndarja e pamfleteve, janë fillimi për të ndryshuar konceptin tim të veprimit pas ardhjes në Zvicër. Është pra një hallkë më shumë në zinxhirin e veprimit, e sidomos në propagandën dhe ndikimin tek organizatat dhe institucionet zvicerane.
PYETJE: Po ndonjë rast më të veçantë, a do ta kishit përmendur në këtë intervistë?
PËRGJIGJE: Gjithsesi, ishte viti 81, në kohën kur unë isha maturant, në mes të parkut të Gjakovës u vra nga një oficer serb djali i Zenel Dervish Danës (Nesemia). Familje patriotike e cila birit të tyre ia bënë një varrim madhështor, ku në kortezhin e funeralit morën pjesë rreth 20.000 veta që rrugën me gjatësi prej 7 km Gjakovë – Duzhne funeralin e përcollën në duar duke ecur në këmbë. Varrim i paparë ndonjëherë më parë. Kurse në mbrëmje më thotë vëllai im Hasani, i cili më vonë do të dënohet për veprimtari politike me 6 vite burg të rëndë: "Edhe vdekja por edhe varrimi e ka bukurinë e vet". Kjo ceremoni mortore Nesim Danën e bënë të pavdekshëm.
PYETJE: Viteve të fundit veprimtaria juaj politike është orientuar kah Partia e Gjelbërt e Zvicrës. Cilat janë arsyet themelore të anëtarësimit tuaj në këtë parti?
PËRGJIGJE: Arsyeja është sa komplekse po aq e thjesht, ashtu siç është e mundshme mbajtja e dyshtetësisë. Por, parimet e Partisë së të Gjelbërve dhe kualitetet e saj janë në përputhje të plota me parimet dhe kualitetet e shqiptarëve këtu në Zvicër, që më ka provokuar për të aderuar në këtë Parti.
PYETJE: Në fjalimet tuaja, qofshin ato edhe private, ju keni kritikuar veprimin tonë, të diasporës shqiptare, e cila sikur është dorëzuar. Çka do t'i kishit sugjeruar bashkëkombësit tuaj?
PËRGJIGJE: Në këtë rast shembull dhe "YRNEK" për të mirë duhet ta marrim Zvicrën dhe organizimin e saj shoqëror e politik me një administratë të përsosur që ka ky vend e cila për ne vetëm mund të imagjinohet. Madje, dua të besoi se secili shqiptarë e ka vërejtur se vendet tjera, e kanë dhe e mbajnë shembull për të mirë Zvicrën dhe popullin e saj. E në këtë rast më duket se ne shqiptarëve na ka bekuar zoti, pasi një pjesë e madhe e popullit tonë jemi përditshmëri e këtyre mrekullive që kurrë nuk kanë shkelur dhe denigruar vlerat evropiane të askujt, qofshin këto vlera kulturore, arsimore, fetare dhe madje edhe ato nacionale.
PYETJE: Me një fjalë, çka duhet ndryshuar mërgata jonë që të ndihet pjesë përbërëse e strukturave shoqërore e politike të Zvicrës.
PËRGJIGJE: Mërgata jonë edhe ashtu është pjesë përbërëse e kësaj politike dhe pikë. Ajo duhet edhe më me dinjitet të vazhdoi rrugën e saj. Të udhëheq vetveten në kërkim të fatit të vet, e të mos lejoj padrejtësisht të nëpërkëmbët. Atë të drejtë ia ka dhanë zoti dhe ia garantojnë ligjet e këtij vendi të bekuar. Kush mund të dyshoj në këto fakte, prandaj them se ne si popull, me një organizim pak më të mirë, mund t'i prezantojmë vlerat tona të pamohueshme.
PYETJE: Më qartë. Çka duhet të ndryshojnë shqiptarët në Zvicër, veçmas këta në qytetin St. Gallen, për t'u bërë faktor me ndikim dhe i respektuar?
PËRGJIGJE: Unë mendoj se si tërësi jemi të respektuar, por se duhet të mendojmë për një program më kualitativ që do t'i kapërcente konceptet e organizimit dhe veprimit të deritanishëm, nuk ka dyshim. Ne kemi njerëz të zot, të arsimuar dhe me një formim për t'i lakmuar, të cilët me lehtësi mund të konkurrojnë në mes të vlerave që i posedojnë shtetasit e këtushëm.
Por duhet të jemi më të sinqertë: Aq sa mendojmë se na kanë lënë anash, më duket se po aq vet rrimë anash, dhe kur ndonjëherë, padrejtësisht na kanë përgojuar, edhe në aspektin negativ, kjo ka ardhur si pasoj e mungesës sonë në atë mes, brenda kësaj shoqërie.
Shqiptarët e qytetit St. Gallen, tani duhet të bëjnë një organizim demokratik, (i cili nuk ka pse të lind tani), sepse ai ekziston me një përvojë disa vjeçare, por duhet secili nga pak tu thotë “stop!”, bindjeve të vjetruara e arkaike, të dëshmohen se janë më unik dhe se kanë mësuar nga e kaluara e përçarë. Qoftë me rastin tim duke votuar emrin tim, për t'i thyer klishetë e së kaluarës, e qoftë duke u inkorporuar vet në forma dhe mënyra të tjera që sistemi i këtij vendi ia mundëson secilit dhe e mirëpret ashtu siç më kanë mirëpritur edhe mua! Prandaj, po apeloj tek shqiptarët e qytetit St. Gallen të cilët e gëzojnë të drejtën e votimit, të dëshmojnë kësaj radhe pduke e votuar kandidatin e tyre!
Mendoj se është koha për të bërë diçka të mirë. Filluam me një takim të përbashkët për të parë e diskutuar se çfarë mund të bëjnë në këtë rast, por më shumë se kaq, kjo nismë le t'u shërbej për organizime të tjera, si shumë të nevojshme. Bashkëkombësit e mijë, më tepër se kurrë më parë, duhet kësaj radhe të dëshmojnë veten e tyre dhe të dëshmohen se shqiptarët e qytetit St. Gallen, janë një forcë ndikuese, prandaj duke ndikuar te të afërmit e tyre, duke ndikuar te të njohurit, miqtë dhe kolegët e punës qofshin këta zviceran apo të komuniteteve të tjera, ta votojnë kandidatin e tyre. Pasi momentalisht unë jam i vetmi që konkurroj dhe natyrisht edhe i pari shqiptar kandidat për deputet në asamblenë komunale në qytetin tonë, pse jo le të jetë ky rast për të nisur ndryshimet, për të nisur reformat. Mendoj se është moment i mirë që format e veprimit t'u përshtaten koncepteve shoqërore e politike që i mundëson Zvicra.
Ndoshta teorikisht duken paksa të vështira, por praktikisht nuk është aspak e vështirë, sepse vlerat tona shqiptare janë edhe evropiane por më shumë zvicerane.
PYETJE: A ka edhe diçka që do të duhej të ju pyetja?
PËRGJIGJE: Ka edhe një!
PYETJE: Cila është ajo?
PËRGJIGJE: Një krahasim në mes të takimeve me partitë shqiptare dhe partitë zvicerane. Cili është dallimi?
PYETJE: Cili pra?
PËRGJIGJE: Në takime që kam pasur me zviceranë, mbledhjet mund të vonohen të shumtën 5 minuta, anëtarët e partisë vijnë kryesisht me biçikleta (ndoshta për natyrën e partisë, pasi janë të gjelbër?!) dhe vazhdimisht vijnë thjeshtë të veshur. Flasin me maturi, sidomos për rivalët e tyre dhe kundërshtarët e mendimit politik janë të kujdesshëm. Pothuajse fjalët fyese dhe ofenduese nuk ekzistojnë në fjalorin e tyre.
Janë aktiv dhe të përpiktë, kursejnë shumë, jo vetëm frangun dhe kohën, por i kursejnë më shumë ofendimet që sjellin vetëm telashe. Ata pendohen dhe dinë të kërkojnë falje, duke mos i përsëritur gabimet e njëjta.
Në këtë plan, sado ngadalë që po ecën, edhe brenda komunitetit tonë gjërat po lëvizin në këtë drejtim. E pse të ngurrojmë, model e kemi mikun dhe kolegun e punës, zyrtarin administrativ dhe policin në rrugë, prandaj edhe ndër ne duhet të fillojmë me kursimin e parasë dhe të kohës dhe të jem më fleksibël, kur është fjala për të pranuar gabimin apo për ta bërë një kërkim falje nëse e do nevoja.
PYETJE: Ne urojmë që shqiptarët e qytetit St. Gallen të cilët e gëzojnë të drejtën e votimit, më 23 shtator 2012, do të jenë të mobilizuar dhe do të dalin masovikisht në votime për ta zgjedhur kandidatin e tyre: Shqiptarin e propozuar nga Partia zvicerane e të Gjelbërve z. Zeqir Sadrija?
PËRGJIGJE: Faleminderit për intervistën dhe për hapësirën publike! Natyrisht, edhe unë pres mobilizimin dhe përkrahjen e bashkëkombësve të mijë, prandaj po them: DALSHIM FAQEBARDHË!
St. Gallen, 22 gusht 2012.
Intervistoi: Shefqet DIBRANI
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi