Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Padia e Mediut, mbyllet dosja e Ina Ramës

Shko poshtë

Padia e Mediut, mbyllet dosja e Ina Ramës Empty Padia e Mediut, mbyllet dosja e Ina Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 2:19 am

Trazhgim Sokolaj

Kryeprokurorja Ina Rama duket se i ka shpëtuar ndjekjes penale në lidhje me “nxjerrjen e sekreteve” të dosjes “Gërdeci”. Në padinë e bërë më 23 mars 2009 në Prokurorinë e Tiranës nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ina Rama u akuzua se kishte bërë publike të dhëna nga dosja penale në mënyrë të qëllimshme. Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës Genti Xholi, ka vendosur mosfillimin e hetimit në lidhje me kallëzimin penal të Mediut në adresë të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Burime të mirinformuara të gazetës “Panorama”, konfirmuan se vendimi i Kryeprokurorit të Tiranës është formalizuar pak ditë më parë. Ndërkaq burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme dhe organit të akuzës në kryeqytet, refuzuan të komentojnë. Sipas këtyre burimeve, çdo kallëzim i paraqitur është trajtuar në rrugë ligjore-procedurale. Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Genti Xholi, mësohet se ka tërhequr materialin kallëzues të Fatmir Mediut pak ditë pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrit Penal. Për disa ditë, materiali i padisë është mbajtur në Zyrën e Kryeprokurorit të Tiranës. Ai ka shqyrtuar personalisht materialet e kallëzimit të bërë ndaj Ina Ramës, duke vlerësuar se në këtë çështje nuk ka elementë të veprës penale. Me këtë argumentim, mësohet se Prokurori i Rrethit Tiranë, ka vendosur mosfillimin e hetimeve për eproren e tij, në padinë e bërë nga i pandehuri kryesor i dosjes “Gërdeci”. Padia e ish-ministrit të Mbrojtjes në adresë të Kryeprokurores Ina Rama, duket se është arkivuar tashmë në institucionin e akuzës. Dosja mund të nxirret nga arkivi për tu vënë në lëvizje vetëm në rast se pala paditëse do të ankimojë në Gjykatë vendimin e Prokurorisë për mosfillimin e hetimeve. Nëse gjykata urdhëron rihapjen e çështjes, atëherë Prokuroria detyrohet ligjërisht të hetojë kallëzimin.
Sekretet e “Gërdecit”
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi kallëzim penal për Prokuroren e Përgjithshme, rreth dy javë pasi dosja “Gërdeci” ishte depozituar në Gjykatën e Lartë. Sipas padisë së Mediut, “prokurorja e Përgjithshme më datë 25 prill 2008, ka organizuar një konferencë shtypi duke bërë publike kërkesën për heqje imuniteti drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Kërkesa për heqjen imunitetit të deputetit republikan Mediu, përmbante të dhëna të rëndësishme të dosjes Gërdeci, dhe si e tillë ajo u është shpërndarë mediave pas konferencës së shtypit”. Një veprim i tillë është konsideruar si “nxjerrje e sekreteve” të dosjes. Prokurorja e Përgjithshme u akuzua në padi se “ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke bërë publike në konferencën e shtypit, të dhëna sekrete të dosjes “Gërdeci”. Bashkëngjitur me kallëzimin kundër Ina Ramës, Mediu dorëzoi në Prokurori në cilësinë e provave materiale edhe regjistrime filmike të konferencës së shtypit të datës 25 prill 2008, të mbajtur nga Ina Rama në prani të prokurorëve të çështjes “Gërdeci”, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Mbrojtja ligjore e ish-ministrit, e konsideroi kërkesën për heqje imuniteti si akt procedural të dosjes, duke theksuar se dokumenti i publikuar plotësisht, është në shkelje të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale dhe në kundërshtim me nenin 6, pika 2 të ligjit nr.8737, datë 12 shkurt 2001, i ndryshuar, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Ina Rama deklaroi konfliktin e interesit
TIRANE – Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama deklaroi pak ditë më parë konfliktin e interesit në kallëzimin e bërë në adresë të saj nga Fatmir Mediu. Pas interesimit të medias në një dalje të saj publike, Prokurorja e Përgjithshme pranoi se nuk ka asnjë të drejtë vendimmarrje në lidhje me padinë penale, ku akuzohej për publikimin e akteve dhe provave të dosjes së tragjedisë së “Gërdecit”. Prokuroria është një organi i centralizuar, ku urdhri i prokurorit më të lartë është i detyrueshëm për prokurorin më të ulët. Në këtë mënyrë, besohej se Kryeprokurorja Ina Rama duke qenë dy shkallë më lart në hierarki se sa Prokuroria e Tiranës, mund të ndikonte në hetimin e kallëzimit të saj. Por ligji ka parashikuar edhe rastet e konfliktit të interesit për prokurorët ndërsa Ina Rama e deklaroi publikisht këtë.



Pala paditëse: S‘jemi njoftuar nga Prokuroria
TIRANE – Pas konfirmimit nga burime jozyrtare të Prokurorisë se kallëzimi penal ndaj Ina Ramës është mbyllur, gazeta kontaktoi dje me avokatët e ish-ministrit Mediu, të cilët përfaqësojnë palën paditëse në këtë çështje. Nga burime të mbrojtjes ligjore, mësuam se ata nuk kanë marrë ende asnjë njoftim nga prokuroria. Procedura ligjore kërkon që në rast fillimi të hetimeve, pala paditëse të thirret në Prokurori për fakte shtesë nga sa përmban materiali kallëzues. Po kështu, ligji kërkon që në rast të vendosjes së mosfillimit të hetimeve, pala paditëse të lajmërohet për fatin e denoncimit. Një përcaktim i tillë ligjor është shkruar me qëllimin që autori i kallëzimit penal nëse nuk është dakord me vendimin e Prokurorisë, ta ankimojë atë në Gjykatë brenda një afati të vlefshëm proceduralisht. Gjithsesi, mbrojtja ligjore e ish-ministrit Mediu, tha se nuk ka marrë asnjë njoftim nga Prokuroria në lidhje me kallëzimin penal për nxjerrjen e sekreteve të dosjes “Gërdeci”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi